TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 9 Shtator 2025, 12:14

Egnatia, nga legjionet romake te rruli i “bukuroshit” të Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

 

Egnatia, nga legjionet romake te rruli i “bukuroshit” të Edi
Edi Rama dhe bukuroshi i tij /

Një kryebashkiak i babëzitur për tendera mbulon me asfalt një nga veprat më të rralla të civilizimit europian, ndërsa qeveria hesht dhe ministri i Kulturës bën sikur nuk sheh...

Ky rast është shembulli klasik i “rilindjes urbane” që vret historinë. Kryetari i Peqinit, Bukurosh Maçi, mburret se “restauroi” Rrugën Egnatia duke e futur në asfalt. Në fakt, bëri masakër mbi një prej veprave më të rralla të trashëgimisë sonë dhe një nga 10 rrugët më të rëndësishme të civilizimit europian.

Egnatia, nga legjionet romake te rruli i “bukuroshit” të Edi

Qeveria? Hesht. Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe, që shfaqet si “dijetar” vetëm kur ka interesa biznesi, nuk e hap gojën. Kryeministri Rama, që e quan veten “lider kulturor”, bën sikur nuk sheh. Asnjë institucion nuk po merr përgjegjësi ligjore për një krim që ligji e përkufizon qartë: ndërhyrje pa leje mbi një monument kulture.

Auron Tare dhe qytetarët reaguan, sepse e dinë se Egnatia nuk është një rrugë dosido, por një trashëgimi që ka mbijetuar nga legjionet romake e deri sot. Një rrugë ku kaluan perandorë dhe ushtri, por nuk e shkatërruan. Dhe e shkatërron sot një kryetar bashkie që sheh vetëm tenderin, jo historinë.

E keqja nuk është vetëm Maçi i Peqinit, por sistemi që e mbron. Për një shtyllë elektrike pranë një zone historike duhet leje e posaçme nga Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore. Për asfalt mbi Egnatia, heshtje. Pse? Sepse aty nuk kanë interesa Rama dhe Gonxhe. Kur shkatërrohet një shpellë në Himarë ku ata kanë projekt biznesi, bërtasin. Kur tenderi është i një kryebashkiaku pa peshë, mbyllin sytë.

Ky është turpi i radhës: Rruga Egnatia, trashëgimi e Europës dhe e Shqipërisë, mbulohet me asfalt dhe quhet “xhevahir i rilindjes urbane”. Në fakt është vetëm një xhevahir i tenderave./Pamfleti

bukurosh maçi rruga egnatia

Lini një Përgjigje