
Anulohen tenderët e uniformave të policisë dhe të ushtrisë...
Java që lamë pas ka sjellë një anulim të ndjeshëm të procedurave tenderuese nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Janë afro 20 tenderë, një pjesë me vlera shumë të mëdha dhe që janë prekur në media, të cilët papritur janë anuluar.
Ajo që bie në sy është se janë anuluar përfundimisht tenderët që kanë të bëjnë me uniformat e policisë. Më 14 prill u shpall tenderi objekt “Blerje dhe shpërndarje uniforma dhe këpucë për policinë e shtetit”, i ndarë në dy lote. Loti 1: "Blerje dhe shpërndarje uniforma, grada, stema dhe shenja për policinë e shtetit", me fond limit 1,962,264,441.82 lekë dhe Loti 2: "Blerje dhe shpërndarje këpucë për policinë e shtetit", me fond limit 761,954,415.63 Lekë.
Por sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data Albania”, tenderi është anuluar. Vetë “Pamfleti” e paralajmëroi pak ditë më parë një gjë të tillë dhe e gjitha lidhet me krijimin e kompanisë “Kayo Sh.A.”, që do të merret me prodhimin dhe tregtimin e uniformave për ushtrinë, policinë, burgjet dhe strukturat e tjera të sigurisë.
Me Vendimin nr. 291, datë 28 maj 2025 të Këshillit të Ministrave, është miratuar krijimi i një partneriteti publik-privat, ku 60% e aksioneve i jepen një pale private, ndërsa 40% mbeten në zotërim të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ajo që e forcon më shumë këtë është se mes tenderëve të anuluar është dhe një që ka të bëjë me uniformat e ushtrisë. Më saktë është anuluar tenderi: “Blerje disa artikuj për uniformë veshmbathje të Forcave të Armatosura” me fond limit 250,791,967 lekë. Ai ka qenë i ndarë në dy lote: “Blerje artikuj veshmbathje” dhe “Blerje artikuj këpucë”. Fakti që anulohen tenderët si për unifroimat e policisë ashtu dhe të ushtrisë tregon se Rama do fus në punë “Kayo Sh.A”.
Por ka disa tenderë të tjerë, që nuk dihet se përse janë anuluar. Duhet theksuar se që kur SPAK ka nisur goditjet e fuqishme, të gjithë mendohen dy herë para se të firmosin. Madje ka dhe nga ata që refuzojnë të hedhin firmë, ndryshe nga sa ndodhte më parë. Gjithashtu në rastet kur ka afera, zyrtarët tregohen të kujdesshëm dhe nuk përdorin në bisedat telefonike apo mesazhe, detaje mbi tenderët. Kjo pasi SPAK falë telefonave të sekuestruar apo përgjimeve ka zbuluar shumë skandale.
Tenderët e anuluar brenda një jave:
-Blerje Veshmbathje Komanda Mbeshtetese
-Blerje Kepuc Komanda Mbeshtetese
-Blerje dhe shpërndarje uniforma, grada, stema dhe shenja për Policinë e Shtetit”
-Loti II: blerje dhe shpërndarje këpucë për policine e shtetit me fond limit 761,954,415 lekë pa TVSH
-Loti 1: blerje detergjent dhe aromatizues
-Blerje dhe shpërndarje uniforma, grada, stema dhe shenja për policinë e shtetit me fond limit 1,962,264,441 lekë pa TVSH
-Loti 3 – Blerje letër
-Loti 6: “Blerje automjetesh për Inspektoratin Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut”;
Bashki
-Blerje mjet transporti (kamionçinë),për Drejtorinë e Shërbimeve
-Blerje karburant
-Blerje materiale pastrimi ambjenti
-Mirëmbajtje Mjetesh
-Blerje sherbimi per mirembajtjen e mjeteve te Bashkise Tirane.
-Blerje tonera dhe kancelari, bashkia Mirdite
-Sistemim asfaltim e rruges se fshatit Majtar e Poshtme
Shëndetësi
-Mirembajtje full risk e rezonances magnetike (Magneton Essenza/Siemens) te SUT” për një periudhe 24 mujore
-Riparim dhe mirembajtje e linjes dhe pajisjeve te gazrave mjekesore
Fondi
Mbështetje për ngritjen e poleve të zhvillimit të integruar rural në partneritet me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe aktorë të tjerë lokalë dhe qendrorë: “Ferma e dijes dhe agroturizmit të molleve, Korçë - Faza 1
Ndërmarrje
-Blerje pajisje për impiantin e trajtimit të naftës brut në dekantimin Gorisht
-“Sistemi Back up CCTV”
/Pamfleti
Lini një Përgjigje