TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë16 Qershor 2025, 11:45

Eni, drejtoresha me 6 këshilltarë

Shkruar nga Pamfleti
Eni, drejtoresha me 6 këshilltarë
Eni Vasili /

Dy javë pas emërimit si drejtoreshë, Vasili mbushi kabinetin me këshilltarë anonimë, punësoi drejtoreshën e saj nga News24 dhe firmosi 17 milionë lekë për një projekt “artistik” dy ditë para zgjedhjeve...

Vetëm dy javë pas zgjedhjes së dhunshme në krye të Radio Televizionit Shqiptar, një vendim që burime të “Pamfletit” e lidhin me ndikimin e Linda Ramës, Eni Vasili ka nisur një sërë emërimesh klienteliste, shpërndarje fondesh dhe pazare të paracaktuara që po i japin RTSH-së më shumë ngjashmëri me një agjenci “shërbimesh familjare”, sesa me një institucion publik mediatik.

Më 8 maj 2025, me Shkresë Nr. 1275/2, Vasili i ka dërguar Këshillit Drejtues të RTSH kërkesën për ndryshim strukture, duke kërkuar emërimin e 6 këshilltarëve në kabinetin e saj, nga të cilët 2 të brendshëm dhe 4 të jashtëm, një rritje e dyfishtë nga struktura ekzistuese.

Eni, drejtoresha me 6 këshilltarë

Brenda vetëm 24 orësh, më 9 maj, Këshilli Drejtues e miratoi kërkesën me Vendimin Nr. 17, duke i hapur rrugë punësimit të 6 këshilltarëve me një fond pagash mujore prej 5.2 milionë lekësh neto. Pagesa ka hyrë në fuqi po atë ditë, ndërkohë që emrat e këshilltarëve nuk janë publikuar as në shkresën e dorëzuar, as në faqen zyrtare të RTSH-së. Ata janë futur në bordero në mënyrë të fshehtë, çka lë hapur dyshimet se kemi të bëjmë me “këshilltarë fantazmë”, miq personalë apo njerëz të lidhur me familjen kryeministrore.

Por qokat nuk ndalen këtu.

Me Shkresë Nr. 1414, datë 28 maj 2025, Vasili i kërkoi Këshillit emërimin e Anduena Manushit në detyrën Drejtoreshë e Njësisë së Programeve, duke e paraqitur si kandidate të dalë nga “garë publike”. Vetëm dy ditë më vonë, më 30 maj, Këshilli miratoi emërimin me Vendimin Nr. 23, ndonëse Manushi ishte deri në atë moment drejtoreshë programesh në TV News24, ku Eni Vasili ishte moderatore dhe punonjëse nën varësinë e saj direkte.

Eni, drejtoresha me 6 këshilltarë

Pazari ishte i gatshëm, vetëm pritej vula e re.

Një tjetër episod klientelizmi ndodhi më 9 maj, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, kur me Vendimin Nr. 18, RTSH miratoi projektin “Shqipëria Zgjedh”, me vlerë financiare 17 milionë lekë, një projekt me pretendim “artistik” që në fakt është një çek i hapur për klientët dhe miqtë mediatikë të Eni Vasilit. Në një kohë kur zgjedhjet janë akt politik dhe jo temë artistike, përdorimi i fondeve publike në mënyrë të tillë përbën manipulim të qëllimshëm të parasë publike për qëllime partiake dhe personale.

Ndërkohë, menjëherë pas marrjes së detyrës, Vasili bllokoi dhe anuloi tenderin për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes DVB-T2, një kontratë me vlerë 120 milionë euro. Sipas burimeve të “Pamfletit”, kjo kontratë do rishpallet dhe do zhvillohet me partnerë të paracaktuar nga vetë Eni Vasili ose nga kryeministri, për të cilin ajo është kthyer në “zë publik” institucional.

Qeverisja e re në RTSH nuk është reformë, por kapje e drejtpërdrejtë, një transformim i medias publike në një platformë propagande, pazari dhe klientelizmi, ku vendet e punës, programet, fondet dhe drejtuesit ndahen si plaçkë ndërmjet një rrethi të ngushtë që nuk ka asnjë lidhje me interesin publik./Pamfleti

eni vasili drejtoresha me 6 këshilltarë

Lini një Përgjigje