TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 2 Maj 2024, 17:59

Hetuesi i diktaturës, Arben Rakipi, lobon për mandatin e dytë si Drejtor i Magjistraturës; ligji e ndalon

Shkruar nga Pamfleti
Hetuesi i diktaturës, Arben Rakipi, lobon për mandatin e dytë si
Arben Rakipi /

Kandidimi i tij duhet të miratohet paraprakisht nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ose Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami, të cilët janë dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. A do ta shkelin ligjin, për t’i dhënë Arben Rakipit, mandatin e dytë si drejtor, siç e shkelën në korrik 2020 që i dhanë mandatin e parë, kur ai kishte biznes privat?

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, realizoi konkursin fals, me të cilin shpalli fitues për prokurorë e gjyqtarë, 131 familjarë të politikanëve, të oligarkëve, të prokurorëve e gjyqtarëve që janë shkarkuar me vetting, madje dhe patronazhistë e familjarë trafikantësh.

Por Arben Rakipi, po mendon dhe për veten e tij, që të jetë pjesë e drejtësisë, si drejtor i shkollës ku diplomohen prokurorë, gjyqtarë e ndihmës ligjor të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, KLP, KLGJ, ILD, SPAK, GJKKO dhe Prokurorisë së Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë.

Arben Rakipi i partisë dhe i mafies, ka nisur lobimin për të marrë mandatin e dytë në postin Drejtor i Shkollës së Magjistraturës; jo se do bëjë shkencë për modernizimin e kësaj shkolle, por si shërbëtor i besuar i kastës së vjetër e për përfitime personale.

Ata që kanë në dorë mandatin e dytë të Arben Rakipit, janë 12 anëtarët e Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, mes tyre ish-krye prokurori Maksim Haxhia dhe disa ish-hetues e ish-prokurorë të diktaturës, ndërsa Kryetar i Këshillit Drejtues është vetë Arben Rakipi.

Më 28 korrik 2024, Arben Rakipit i përfundon mandati i parë 4-vjeçar si Drejtor i Magjistraturës, por ngaqë ia ka parë hajrin këtij posti, po kërkon mandatin e dytë, megjithëse pas 1 viti e gjysmë plotëson moshën për pension, e sipas ligjit duhet të ketë afat kohor moshe për mandatin e plotë.

Por me Ligjin Nr. 8136, datë 31.7.1996, ndryshuar me Ligjin nr. 97/2014, datë 24.7.2014, Arben Rakipit nuk duhet t’i pranohet kandidimi për një mandat tjetër në krye të Shkollës së Magjistraturës, sepse ka biznes privat.

Në nenin 7/1 të ligjit, përcaktohet kjo ndalesë: - Funksioni i Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër publik, anëtarësimin në partitë politike apo pjesëmarrjen në çdo lloj veprimtarie fitimprurëse.

Hetuesi i diktaturës, Arben Rakipi, lobon për mandatin e dytë si

Drejtori Arben Rakipi, ka biznesin e tij “Zyra Ligjore Rakipi& Partners Sh.p.k”, ku bashkë me të birin Jon Rakipi, ka 65% të pronësisë, ndërsa 35% i kanë ish-prokurori i Beratit, Ermir Beta, i shkarkuar nga vettingu për korrupsion e lidhje me kriminelë, si dhe Romina Zano (Lleshi) shefe te kompania e transaksioneve bankare “AK-Invest Sh.p.k”.

“Zyra Ligjore Rakipi& Partners Sh.p.k” është me status aktiv dhe sipas profilit të saj e regjistrit në QKB, Arben Rakipi kryen aktivitet privat në fushën juridike, kundrejt kontratave me institucionet shtetërore e private dhe shërbim avokatie në polici, prokurori e gjykata, madje dhe si avokat i prokurorëve e gjyqtarëve të shkarkuar nga vettingu.

Sipas ligjit, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës emërohet me konkurs nga Këshilli Drejtues i Shkollës; por sipas nenit 7, meqë Arben Rakipi është ish-prokuror, kandidimi i tij duhet të miratohet paraprakisht nga Prokurori i Përgjithshëm, ose Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në rastin konkret, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami, janë anëtar të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Lind pyetja: - A do ta shkelin ligjin, për t’i  dhënë Arben Rakipit, mandatin e dytë si drejtor, siç e shkelën në korrik 2020 që i dhanë mandatin e parë?/Pamfleti

arben rakipi mandati i dytë drejtor i magjistraturës

1 Komente

  1. V
    Valeria Koka

    SHKOLLA E MAGJISTRATURES APO "HAREMI" I ARBEN RAKIPIT ME SHOKËT E TI PEDAGOGË, PROFESOR DHE POLITIKAN....?? I CILI MBAN NËN PRESION DHE SHANTAZHE MAGJISTRATET NË DETYRË, SI DHE REKRUTON KONKUBINA TË REJA STUDENTET QË NESËR MBAROJNË MAGJISTRATURËN, QË TI KETË GATI PËR TI SHERBYER ME VENDIME NË FAVOR TË RAKIPIT DHE RAMËS, MANJANIT XHAFËS, AGAÇIT E MAFIOZVE TË TJERË, KU AI TUTOR I ASAJ SHKOLLE U DORZON SKLLAVET E BINDURA VERBËRISHT PREJ TI. Skllave, që sot nuk kanë kurajo që të tregojnë se çfarë ka ndodhur me to brënda asaj shkolle nën trysninë e Arben Rakipit e kolegëve të ti sharlatanë, por nesër kur faktet të bëhen publike, nëse ato viktima nuk do të flasin akoma, atëherë karierat e tyre kanë përfunduar si viktima që mbrojnë tutorët e vet. Edhe pse disa prej tyre po flasin qartë dhe me guxim dhe do të u dalin përballë perversëve që të ua përplasin në sy sa të ndyrë ata kanë qënë e janë! Arben Rakipi ankohet sikur e kanë shantazhuar kolegët... ndërsa ai shantazhon gjithë gjyqtarët e Republikes së Shqipërisë.. Ai është modeli i krimit mafioz i korruptuar ne sherbim te mafies ne pushtet, Arben Rakipi sherbetor i rames xhafes dhe engjell agacit qe sbashku kercnojne e shantazhojne gjyqtare duke i detyruar qe te marrin vendime ne mbrojtje te mafies e te korrupsionit ne qeveri: Ankohet se po e shantazhojne mafiozi Arben Rakipi i cili shantazhon shume gjyqtar ish student e studente te magjistratures, nga atje ku ai ka kapur shkollen e magjistratures me ndihmen e mafies Rama, ka kapur postin e drejtorit te shkolles se magjistratures dhe ka punsuar gjithe familjen e vet ne ate shkolle te larte shtetrore te Shqiperise, si gruan, kunaten, nipin, kushurinje, e djalin e vet qe i ka blere dhe ciflliqe ne Hollande dhe ben udhetime cdo jave me fondet e shkolles se Magjistratures per interesa private te familjes Rakipi. Ankohet se po e shantazhojne komunist Rakipi, nderkohe ai i urdheron gjyqtaret e gjykatave ne Tirane e rethe, qe te marin vendime gjyqsore sic ja do qefi Rakipit per te favorizuar te korruptuarit ne qeveri duke vjedhur miliarda Lek shtetit. e nese ata gjyqtar nuk pranojne ti binden, Rakipi i kercnon me shkarkime nga detyra por dhe me dhune e terror psikologjik me mesazhe te perditshme me celular si; 'suksese ne jete, ke mbaruar pune me ne, pac veten ne qafe, do ta psosh, nuk ke shanc qe te arrish dicka, do te me lutesh, e kemi zerin dhe pamjen tende,'( behet fjale per vidio qe ai u ka bere mafiozisht dhe neper ambjente ku ai i ka detyruar ti kete shpesh vajzat dhe grate magjistrate, me qellim per ti kercnuar me ato vidio nese ato nuk i binden nje dite). etj fjale mafiozesh qe ai ua ka derguar shpesh. Ankohet per shantazhe Rakipi, ndersa cdo nate grate e vajzat magjistrate qe nuk pranojne shantazhet e ti, ai i kercnon me telefonata anonime, nga zera qe flasin ne emer te ti, që i kercnojne me dhune se.x.ale si dhe me aksidente qe ata duan te ua krijojne, ndersa u thone me kercnim; 'me mire kthehu ke profi.... dhe bindju urdhrave te ti, ndryshe nuk e keni te gjate se qente do te u hane neper kanale'. Ai duhet debuar nga shkolla e Magjistratures menjehere me protesta te organizuara nga familjaret e gjyqtareve te Shqiperise, qe e ka kthyer ne prone private shkollen e magjistratures. Ai nuk duhet të ekzistoje me ne ate shkolle por te shkoje ne burg bashke me familjaret e vet qe i ka punsuar ne ate shkolle ne menyre abuzive mafioze anti ligjore. Ai primitiv pervers ua kercnon me shantazhe bijat gjyqtare te popullit shqiptar, me fjalë perdhunime si dhe me eleminime fizike, me mafien e ti te lidhur e mbrojtur nga Edi Rama me Manjanin, Xhafën e Agaçin e me qeverine mafioze, Ai duhet te arrestohet urgjent nga Spaku, pastaj qindra deshmitare vajza dhe gra do te deshmojne ne Spak pislliqet e ti ndaj vajzave studente, ku e si i ka keqtrajtuar dhunuar e përdhunuar bashkë me kolegët e vet. Ato viktima duhet të dëshmojnë për ta çliruar veten nga frika duke mos lejuar që të mbeten viktima të atij perversi as të kolegëve të ti si Artan Hajdari e të tjerë pedagog e profesor pervers si dhe politikan perversialist. Arben Rakipi është pervers që e ka vëndun në burg, si shumë pervers që kanë përdhunuar studente e kolege kudo dhe nëpër botë, që nga Hillivudi e në çdo institucion të botës, por dhe të Shqipërisë, ku ai pervers luan me jetët e tyre dhe kur ato janë në detyrë e i shantazhon që ti përdorë për si skllave për vendime korruptive por dhe ti mbajë të mvarura në haremet e ti gjithë jetën! Koha do flasë shumë, pasi ka qindra palë sy që kanë parë e veshë që kanë dëgjuar, por dhe ca që i kanë filmuar vetë ato skena e i shohin vidiot në grup. Ndaj ato gra e vajza duhet të dëshmojmë me guxim të hekurt sot kundër atij perversi dhe kolegëve të ti përdhunues që e kanë kthyer shkollen e magjistraturës në një harem konkubinash e çerdhe korrupsioni, bashkë me kolegët e ti. Valeria Koka

    Lini një Përgjigje