ILDKP ul ndjeshëm kallëzimet penale, vetëm 16 referime për zyrtarët gjatë vitit 2025...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive vijon të mbyllë sytë ndaj “sheikëve” në politikë.
Edhe pse kemi ministra, deputetë, zëvendësministra dhe zyrtarë me pasuri sheikësh, ILDKP ka ulur ndjeshëm vitet e fundit kallëzimet në organet e rendit apo drejtësisë. Teksa dikur kishte 60-70 padi në vit, tani ILDKP ka shkuar te shifra të papërfillshme.
Duke iu referuar raportit vjetor të vitit që lamë pas, ILDKP bën me dije se në 2025-ën ka kallëzuar 16 zyrtarë. Edhe për ta nuk ka asnjë referencë se cilës kategori i përkasin. Për të maskuar këtë dështim, ILDKP mundohet të luajë me bilancin e disa viteve.
“Në këtë kuadër, aktiviteti sanksionues i ILDKPKI gjatë viteve të fundit paraqet një volum të konsiderueshëm, ku për periudhën raportuese rezultojnë 75 masa administrative me gjobë, si dhe 16 referime penale dhe referime të tjera. Kështu, për periudhën 2014-2025 janë aplikuar në total 2,306 masa administrative ‘gjobë’, dhe janë referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve/Hetimit Tatimor, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, si dhe Policisë së Shtetit, 610 subjekte, ku janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarë bashkie, titullarë institucionesh, gjyqtarë, prokurorë, niveli i lartë dhe i mesëm i shërbimit civil, etj.”, thuhet në raportin vjetor të siguruar nga “Pamfleti”.
Por teksa ILDKP i amniston politikanët me pasuri të larta, duket se është vënë në lëvizje vetë Prokuroria e Posaçme. Vetëm gjatë vitit që lamë pas, SPAK ka sekuestruar deklarimet pasurore për 20 zyrtarë të lartë, pra më shumë se kallëzimet e ILDKP-së, e cila ka qindra dosje me të dhëna gati.
“Në vijim të mbështetjes së strukturave të SPAK mbi hetimet e nisura për zyrtarë të cilët janë subjekte të deklarimit të interesave privatë, ka vendosur në dispozicion të gjithë informacionin e nevojshëm të administruar pranë Inspektoratit të Lartë për këta subjekte. Në kuadër të marrëdhënies ndërinstitucionale gjatë periudhës raportuese janë marrë dhe trajtuar rreth 20 kërkesa nga struktura e posaçme, duke vendosur në dispozicion dokumentacionet e kërkuara brenda afateve kohore”, thekson ILDKP.
ILDKP gjobit vetëm ata që vonojnë deklaratat, ndërkohë që nuk ka zbuluar qoftë edhe një shkelje për njerëz të nivelit më të lartë.
Nëse shohim deklarimet që deputetët bëjnë në ILDKP, duket qartë se kush i ka me djersë pasuritë dhe kush jo. Ilir Meta dhe Argita Malltezi deklaronin pafund vila dhe ILDKP nuk u kujtua asnjëherë të verifikonte kontratat. Por SPAK zbuloi shkelje dhe i ka bllokuar pasuritë.
E njëjta gjë për ministra e deputetë që kur kanë hyrë në politikë kanë pasur nga një apartament dhe “Golf 4”, sot janë me vila e “Range Rover”. /Pamfleti
Qytetari mesatar jeton me 400 € në muaj dhe pasuria që ata krijojnë me djersitje shkon në xhepat e politikanëve të tillë, nëpunësve të lartë të shtetit dhe natyrisht oligarkëve! Njerëzit me të ardhura të ulëta (80% e lart të arsimuar) punojnë për njerëz të nivelit të lartë (20% dhe me zinxhir ari). Ky nuk mund të jetë një vend nën PS! Pa shpërndarë vlerën në mënyrë të barabartë, askush nuk mund të pushojë i qetë!
Kujdes Biznesmenet e AKSHI i moren leket, ia zhbllokoi Rama . Hapni syte e kerkoni të zbatohet vendimi i SPAK . Ankesa duhet brenda 40 ditesh