Dosja e zezë18 Shtator 2023, 11:03

Ilir Beqja po arrestohet me akuzën: Ka vjedhur pa dijeninë e Edi Ramës!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Ilir Beqja po arrestohet me akuzën: Ka vjedhur pa dijeninë e Edi
Ilir Beqja/

Në botën e krimit, Ilir Beqja do ngelet i madh; “Ujku” i Shkodrës, që pak para arrestimit ngjan edhe si ‘kokë turku’ edhe si ‘kokë lajmi’...

Ilir Beqja në pak ditë arrestohet... Pas tij edhe Olta Xhaçka e Frida Krifca. Të tre kanë të njëjtën akuzë: Kanë vjedhur pa Edi Ramën.

Me këtë akuzë u arrestua edhe Charles Mc’Gonigal.

Asnjë mafioz nuk preket, nëse deklarohet se çdo korrupsion, është në dijeni e dakortësi të kryeministrit.

Shembull i dukshëm janë sheikët Belinda Balluku, Erion Veliaj, Ogerta Manasterliu, Klanet e Familjet Mafioze, investitorët strategjikë e çdo gomar që nuk ankohet për gozhdët e samarit që ua ngul Babloku në kurriz, sa herë i duhen SPAK-ut evidenca për të mashtruar Amerikën.

Këtyre u lulëzon biznesi në thatësirë, e drejtësia nuk guxon as t’i pyes për magjitë e papara deri sot në Glob.

Po pse e lëshoi Babloku Ilirin përpara Oltës dhe Fridës?

E thamë, Amerika kërkon evidenca. Pra, Altin Dumani nuk mban presionin amerikan e Babloku presionin e publikut.

Këtij i thonë arrestim me detyrim.

Të detyruar janë edhe skllevërit të ndjekin ceremoninë emblematike të Bablokut: “Më preu në besë miku... Në ka vjedhur, duke më shaluar samarin në kurriz e futë gishtat në sy, është punë e tij. Për vete, as kuptova as besova, se pjesë të trupit po më tradhtojnë”.

Edhe Olta Xhaçka e Frida Krifca, u joshën nga ndjenjat trupore për jetë luksi për disa breza, prandaj e tradhtuan Bablokun që rri aty si buf e nuk e ndjen që pasuritë publike bëhen ‘rrush e kumbulla’ e secili zyrtar shteti bëhet sheik.

Po le të merremi sot me “Ujkun” e Shkodrës, që pak para arrestimit ngjan edhe si ‘kokë turku’ edhe si ‘kokë lajmi’.

Mirë që i vjen nganjëherë kryeministrit kujtesa se gjithë pasuritë e këtij vendi janë në xhepa qeveritarësh e ai nuk di gjë.

Meqë na u fut në rreshta fjala kujtesë, që Bablokut i rri vetëm sa përcjell miqtë për në burg, për çfarë do na ngelë në kujtesë Beqja i famshëm?!

Që ishte më i gjatë se Babloku dhe kapte ç’i shihte syri, do mbahet mend, që thithte gjakun si shushunjë nëpër spitale dhe ‘bënte për spital’ në bashkëpunim me mafien, këdo promovonte rrugët ku kapen në grackë hajdutët, po ashtu.

shtu e kështu, andej e këndej, rrugët janë mbyllur e dritaret janë çelur.

Në botën e krimit, Beqja do ngelet i madh.

I është ngjitur krimit të organizuar si kulpra hardhisë, ka hipur e zbritur si atlet mbi samarin e kryeministrit, ka kërcyer si majmuni nëpër banane, në çdo degë dollari e lajmi, dhe plagët i ka mjekuar tek Altin Dumani i Yuri Kim dhe media e Mafies.

Beqja i madh i korrupsionit, nëpër xhunglën e medias, me dy “pisqolla” dhjetëshe në brez, ka prerë koka lajmesh e ka hapur varre shpresash.

Ka sfumuar dosje në SPAK dhe ka ngjitur në gjoks dekoratën, mis misteri i pasurive pa djersë.

Pasuritë e fshehura në Parajsat Fiskale, janë një tjetër meritë me histori spektakolare, por që nuk i zë dot kalldrëmi i trurit të fshatarëve pa ndihmën dhe leksionet e FBI-së.

Grafiata epilepsike që i është shkruar në librat e trashë të hetimit ndërkombëtar, edhe pse ende besohet si eksplorim i pamundur i labirintheve të Minotaurit, ka rrjedhur nëpër përrenjtë e pasionit e po derdhet përmes shkrimeve tona si shiu në tokën e tharë të drejtësisë.

Në treg të krimit ligjin e bën Babloku.

Me pushtet të pakufizuar, është e arsyeshme të jetë i pamëshirshëm për cilindo nga miqtë që pranon paraprakisht akuzën e çuditshme: “Vjedhje pa dijeni të kryeministrit”!

Se si është ndarë plaçka e vjedhur, sa shamatë, zënka e plumba shkëlqejnë në Altarin e artit modern të pasurive futuristike, nuk ka ende akuza as nga amerikanët as nga SPAK-u!  

Ndarjet dhe ngjarjet me shamatë, lëshimi për në burg vetëm i atyre që betohen se nuk flasin, janë kuadrati ku lëviz kryeministri.

Një llaf e presim nga ambasada amerikane, pasi ne vazhdojmë të jemi të lidhur në kunj të mendimit se Edi Rama ka blerë edhe diplomacinë edhe drejtësinë./Pamfleti

ilir beqja ka vjedhur pa dijeninë e kryeministrit arrestimi akuza