TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë24 Prill 2026, 18:22

“Po ata idiotët atje çfarë thonë”/ Skandal, publikohet mesazhi fyes i ministrit Hoxha ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!

Shkruar nga Pamfleti
“Po ata idiotët atje çfarë thonë”/ Skandal,
Mesazhi i ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha

PD ka publikuar një mesazh shqetësues nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, që ngre dyshime për etikën në diplomaci. Pretendohet se në një komunikim brenda Ministrisë së Jashme janë përdorur shprehje fyese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke i quajtur “idiotë”.

Së fundmi po qarkullon një mesazh i ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, i cili fyen shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Komunikimi pretendohet se është në një grup chat-i të Ministrisë së Jashtme, ku Hoxha i cilëson shqiptarët si “idiotë”. Ky mesazh ka shkaktuar kritika të forta nga kampi opozitar.

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”- thuhet në mesazhin e publikuar.

“Po ata idiotët atje çfarë thonë”/ Skandal,
Mesazhi që ka publikuar PD

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dënuar gjuhën e përdorur nga Hoxha kundrejt shqiptarëve në vendin fqinj. Bardhi shprehet se Ferit Hoxha duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe çdo vonesë është e pajustifikueshme.

“Dënoj me forcën më të madhe dhe pa asnjë ekuivok deklaratën skandaloze dhe fyese të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, drejtuar shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Është e papranueshme dhe e patolerueshme që një zyrtar i lartë publik t’u referohet shqiptarëve si “idiotë”. Një qëndrim i tillë e përjashton menjëherë nga çdo funksion publik dhe e bën të pamundur vijimin e ushtrimit të detyrës, qoftë edhe për një minutë më shumë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për ministrin përgjegjës për përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Kjo gjuhë e papërgjegjshme dhe denigruese jo vetëm që cenon rëndë dinjitetin e shqiptarëve, por krijon bindjen se kemi të bëjmë me një përfaqësues që flet në frymën e propagandës së huaj dhe jo në interes të Republikës së Shqipërisë.  Kjo deklaratë është e denjë vetëm për Nikolla Pashiqin apo Vasa Çubrilloviç.

Një retorikë e tillë bie haptazi ndesh me nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ferit Hoxha duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Çdo vonesë është e pajustifikueshme. Kryeministri ka detyrimin politik dhe institucional ta shkarkojë pa asnjë hezitim dhe të distancohet publikisht dhe qartë nga kjo gjuhë fyese dhe e papranueshme, që të kujton retorika të errëta të së kaluarës kundër shqiptarëve.

Çdo minutë më shumë në detyrë është një fyerje për shqiptarët dhe një njollë për Republikën e Shqipërisë.”-shkruan Bardhi në Facebook.

 

ferit hoxha mesazhi

3 Komente

  1. S
    Selimi

    Feriti eshte nje maskara qe ka mbijetuar me spiunime, thika pas krahve, agjentura e lepirje . Qelbesira me e madhe qe ka prodhu ai vend

    1. A
      Avni Resuli

      Ja ka publiku dashnorja prostituta e ministris me ambicje të semure si Feridi. Ajo spiune goca e ish Sekretarit Parë Pogradec e spiun i Sigurimit si Feridi . Do me i zan vendin. 2 qelbsinat e ministris. Prostituta Ambasadore ne Suedi Dautlllari me porosi të dashnorit Ferid Hoxha nuk lejun Shaban Muratin me hy ke Ambasada për nji emision.

      1. D
        DUCJA

        Nga i gojen Ramuti ça topa te tille! Ky eshte katnar 24 karaté qe ka jetuar mbi 10 vjet neper konviktet e qelbura te gjuheve te huaja. Cfaredo qe ta besh eshte i pashprese.

        Lini një Përgjigje