TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë19 Qershor 2026, 13:24

Protesta i theu tellallët e Edi Ramës; as Batoni nuk mund ta mohojë më realitetin

Shkruar nga Pamfleti
Protesta i theu tellallët e Edi Ramës; as Batoni nuk mund ta
Batoni i Edit /

Pas 20 ditë protestë masive në Tiranë, Rama kërkoi takim për të zbuluar organizatorët, por dështoi. Më pas hodhi tellallët e ekraneve, patronazhistët e infiltruar dhe këshilltarin e tij Baton Haxhiu për ta denigruar e shuar. Dështuan të gjithë. Të enjten, Rama deklaroi në 'CNN' se në Shqipëri 'nuk ka asnjë protestë', një mohim i trishtë që nuk e pengon dot lëvizjen reale kundër regjimit të tij.

Katër ditë pas nisjes së protestës dhe bindjes se ajo nuk është si aktrimet teatrale që PD bën një herë në çdo dy muaj me molotovë, kryeministri Edi Rama kërkoi takim për të zbuluar organizatorët, për t'i joshur e shuar protestën.

Pas refuzimit, Edi Rama i serviri si sulme të organizuara ndaj familjes Trump dhe vijoi denigrimin ndaj protestuesve, duke i quajtur halabakë e fashistë të paguar nga grekët dhe iranianët, për të penguar investimet amerikane në Shqipëri.

Meqë manipulimin dhe shuarjen e protestës Edi Rama nuk mundi ta arrinte vetë, hodhi në sulm ushtrinë e tellallëve në ekrane dhe patronazhistëve të depërtuar brenda protestës, që ta përçanin e asfiksonin atë, por nuk ia arriti qëllimit as nëpërmjet tyre.

Prej 20 ditësh, Edi Rama i ka ngarkuar këshilltarit të tij pro-serb, Baton Haxhiu, misionin e shërbimit në media, për të denigruar protestuesit dhe për të shuar protestën, duke e trajtuar si lëvizje anti-kombëtare dhe kundër integrimit në BE.

Faktikisht, ajo është lëvizje kundër sundimit korruptiv e autokratiko-politik të Edi Ramës, Sali Berishës dhe mafies së lidhur me ta, të cilët kanë krijuar dhe instaluar një sistem pengmarrës të Shqipërisë dhe zhvatje e shkatërrimi të saj.

Por Baton Haxhiu, i njohur si misionar i Milosheviçit, UDB-së dhe Shërbimit Sekret Serb   ka dështuar jo vetëm për të asfiksuar protestën masive në Tiranë, por nuk ka arritur të mbrojë dot as Edin e tij.

Në emisionet e mbrëmjeve në televizionet e kullave dhe në çdo shkrim në portalin e tij "Albanian Post", të financuar nga mafia e koncesioneve, nga qeveria e Edi Ramës, oligarkët e trafikantët, Batoni ka baltosur protestën, duke përsëritur deklaratat e Edi Ramës.

Por Batoni dhe të tjerët si ai, që ka hedhur në veprim, bashkë me ta edhe patronazhistët në rrjetet sociale dhe të desantuar brenda protestës për ta banalizuar, përcarë e asfiksuar, nuk kanë mundur t'ia arrijnë qëllimit.

Kjo protestë është rasti i parë në 13 vite pushtet të PS-së, që Baton Haxhiu dhe patronazhistët nuk po e ndihmojnë dot Edi Ramën për pastrimin e figurës së tij dhe për shuarjen e protestës, duke dëshmuar se propaganda, joshjet dhe kërcënimet nuk bëjnë më efekt.

Në çdo dalje publike, kryeministri Edi Rama ka sulmuar protestën, duke e trajtuar si ndërhyrje të shërbimeve të huaja kundër zhvillimit turistik të Shqipërisë dhe kundër familjes Trump, ndërsa të enjten në "CNN" tha se në Shqipëri nuk ka asnjë protestë.

Mohimi i faktit që ka një protestë masive prej 20 ditësh dhe do të vazhdojë, është përpjekje e trishtuar e Edi Ramës për të "mbuluar diellin me shoshë", mohim që nuk e pengon protestën./Pamfleti

protesta i theu tellallët edi rama baton haxhiu protesta

Lini një Përgjigje