Ilir Meta e kuptoi se nuk arrin dot marrëveshje nën rrogoz me askënd për t’i shpëtuar burgut, dhe pas lajmeve se është radha e tij, doli me vrap në konferencë shtypi...
Ilir Meta ka dalë sot nga “strofulla”. Për javë të tëra, ai ishte zhdukur nga qarkullimi duke u marrë me hallet e veta, të cilat në fakt janë shumë. Dje “Pamfleti” i kushtoi një artikull zhdukjes së Metës, i cili thuhet se nuk dilte më nëpër media, pasi po merrej me dosjet që ka në SPAK.
Pas Ahmetajt, flitet se do arrestohet një zyrtar më i lartë dhe sytë janë nga Meta e Berisha. Te ky i fundit të rrezikuar janë djali dhe dhëndri, ndërsa Meta është vetë në hall dhe duket se gjithë këto kohë është munduar të punojë në prapaskenë me shpresën se do ja gjejë fillin t’ia hedh paq.
Por sot ai doli dhe tha deri diku se aleanca me Sali Berishën vijon. Para zgjedhjeve të 14 majit, Metës i shkoi në zyrë i dërguari i DASH Gabriel Escobar, i cili thuhet se i kërkoi distancim nga Meta, pasi kush shkon pas “non gratave” nuk ka punë me SHBA. Pas zgjedhjeve, Meta u distancua nga Berisha. Në asnjë moment nuk foli për masakrën zgjedhore dhe nuk pati takime me Berishën. U duk sikur kishte krisje mes tyre. Duke qenë se Berisha është “non grata”, Meta mendonte se do fundosej bashkë me të.
Sot gazetarët e pyetën dhe ajo që ra në sy është se Meta deklaroi se i qendron në krah aleatit të tij. “Është e rëndësishme të ketë sinkronizim të opozitës në Parlament. Ne jemi në një bashkëpunim shumë konstruktiv me PD në të gjitha nivelet dhe do vijojmë të koordinohemi me të dhe të gjithë aktorët realë opozitarë”, tha ai, duke shtuar se do jenë bashkë dhe në protestat e paralajmëruara në vjeshtë.
Por çfarë e nxori Metën nga strofulla dhe pse u shpreh se aleanca me Berishën vijon? Dyshimet janë se Meta e ka kuptuar se laku po ngushtohet. Kreu i PL e kuptoi se nuk arrin dot marrëveshje nën rrogoz me askënd për t’i shpëtuar burgut dhe tani “falet” te Berisha. Meta po ashtu tentoi sot të tregonte se është aty përballë akuzave, por në fakt dukej shumë i “hequr” në fytyrë. Meta dukej më i dobët dhe i merakosur. Dalja në media dukej qartë se ishte nga halli.
Në fakt nuk ka faj. Kreu i PL ka 5 ose 6 dosje të hapura në SPAK dhe telashet shumë shpejt do i trokasin në derë. Kjo e nxori nga vila e rehatshme në Lalëz. Pasi pa në të gjitha mediat se pas Ahmetajt do jetë radha e tij, ish-presidenti u rikthye dhe nisi sot sulmet. /Pamfleti
Lini një Përgjigje