TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 2 Dhjetor 2023, 10:12

Pse mafiozët dhe hajdutët tanë mburren me Amerikën?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 Pse mafiozët dhe hajdutët tanë mburren me Amerikën?!

Na çmenden more Fatmir Mediu dhe Lali Eri, që në çdo dalje publike shesin mend se Amerika i do...

Arrestimi i Sali Berishës, Ilir Metës, Fatmir Mediut dhe Ilir Beqjas me sot e me nesër, po i shtyn ca ditë jetë, pasi prushin ku po piqen hajdutët, vetë SPAK-u e nxjerr nga furra, për të ngrohur teneqenë e tepsisë së Edi Ramës dhe racionin e “supës” për gazetarucët e propagandës së mafies.

Analistët, për fat, kohët e fundit u fshihen ekraneve, se e dinë ku i kanë bërë pis turinjtë, por ata më trimat, ende vijnë me paterica, sa për të ndezur ndonjë “tymçe” të paketuar “made in Amerika”.

Mburren se janë trajnuar nga amerikanët, se atyre të SPAK-ut u marrin vetëm aq sa duhet, nënvizojnë emrat që do të arrestohen, e në fund, sulmojnë shpresat e shpëlara nga energjitë që i valëvit era si lecka të thara në degë të fikut të Lali Erit.

Fiku nuk ka fiq dhe tepsia është bosh, se të gjithë kanë ngrënë aty, ndaj edhe theksi i SPAK-ut stonon në komunikim, sa nuk merret vesh, punon për Bablokun duke mbyllur sytë para korrupsionit të tij familjar, për Non-gratën që i vë në shërbim Lindita Nikollën t’i kruajë kurrizin me ca vërejtje në sjellje, për Ilir Metën që vazhdon shet dhe fsheh ndër shokë e shoqe prona të vjedhura, apo për Lali Erin që vetëm për inceneratorin që nuk ekziston, taksat e tiranasve i paguajnë mafies 80 000 dollarë në ditë.

Kjo është piktura, por vlerë ka plagjiatura.

Na çmenden more Fatmir Mediu dhe Lali Eri, që në çdo dalje publike shesin mënd se Amerika i do, apo secili hajdut tjetër që çdo mjerimi tonë, i ndezin qirinj me pasuritë e tyre që nuk i shikon dot SPAK-u, pasi i kanë transferuar atje ku lindin fëmijët e tyre dhe investojnë pasuritë tona.

Ajo që duhet thënë për shpirtrat e lënduar në rrugën me prita, është fakti se qeveritarët, politikanët, zyrtarët, mafiozët, gomarin e kanë lidhur në lindje dhe kalin në Amerikë, pasi ata nuk kanë pasur kurrë pengesa për lëvizje dhe fshehje të gjësë së vjedhur.  

Pas pikturës “Kap ç’të kapësh”, ne lexojmë atë biletën absurde të hyjneshës Themis, se “askush nuk është mbi ligjin”, të botuar në Facebook të Ambasadës Amerikane këtu e tre vite më parë, kur Nastradini ynë kishte gozhdët e veta për pikturat në sportele, por edhe kapelen e FBI-së mbi kokën tullace, të djersitur nga fërkimet e investitorëve strategjikë që kanë veset më të këqija, të kapin ç’u sheh syri. 

Me sytë dhe shpirtin në poezinë e bukur që fshatarët recitojnë prej tre vitesh në lëndinë të logjikës dhe ndjenjave hyjnore, se “askush nuk është mbi ligjin” e mbyllim shkrimin me një grimcë proze, se po, mafiozët janë në të drejtën e tyre ta duan Amerikën, por kur na mburren me të, sikur e teprojnë pak./Pamfleti

mafiozët hajdutët mburren me amerikën

Lini një Përgjigje