Heshtja për Rrjollin zbulon marrëveshjen e vjetër mes politikës dhe oligarkisë që ka pasuruar dhe mbrojtur të njëjtët emra për 35 vite...
Sali Berisha del çdo ditë nëpër televizione. Flet me orë. Analizon, akuzon, mallkon, paralajmëron. Ka mendim për çdo çështje të këtij vendi. Për drejtësinë, për qeverinë, për ambasadorët, për ekonominë, për mediat. Por për Rrjollin nuk thotë asnjë fjalë.
Në Rrjoll banorët përballen me policinë për tokat e tyre. Në Rrjoll ndërton Bashkim Ulaj. Në Rrjoll shteti përdor forcën për të hapur rrugën e një resorti privat. Dhe Sali Berisha hesht.
Nuk flet se ka konflikt interesi. Nuk flet për faktin se ai që po ndërton atje është Bashkim Ulaj. Nuk flet për marrëdhënien e tij personale me të. Tek godinat e Ulajt jeton. Aty ka zyrat. Kur ishte kryeministër, nuk la tender apo leje ndërtimi pa i dhënë. Kur kaloi në opozitë, Ulaj ndërroi kah politik, por nuk e harroi kurrë bamirësin e vjetër.
Sot Berisha sulmon qeverinë për çdo gjë, por nuk e prek kurrë emrin e Bashkim Ulajt. Asnjëherë. Asnjë fjali. Asnjë insinuatë.
Madje ironia është më e thellë. Kompania e sigurisë e një tjetër tropojani, Erzen Breçani, i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal, është e pranishme në mbrojtje të resortit në Rrjoll. Protesta e banorëve përballet me uniforma private që ruajnë interesin e Mulla Bashkimit. Prapë Berisha nuk flet.
Ai që akuzon çdo ditë për kapje të shtetit, nuk e përmend ‘kapjen e tokës’. Ai që kërkon revolucion moral, nuk e prek interesin personal.
Kjo heshtje nuk është harresë. Është zgjedhje.
Shqiptarët nuk kërkojnë rrokadën e Bashkim Ulajt nga njëra anë politike në tjetrën. Nuk kërkojnë zhvendosjen e një oligarku nga një oborr në oborrin tjetër. Kërkojnë fundin e sistemit që ka prodhuar Ulajt, Ramët dhe Berishët njëkohësisht.
Sepse problemi nuk është vetëm Rrjolli. Problemi është marrëveshja e heshtur që mban në këmbë një regjim interesash ku pushteti dhe oligarkia ushqehen nga njëri-tjetri.
Dhe në këtë sistem, heshtja është prova më e fortë e fajit politik./Pamfleti
Pisllik! Shikoj qe edhe SyriTV, qe e mban veten per TV opozitar, nuk e ka pasqyruar hic, qe duhet ta kishin pararoje si lajm.
fiks PAMFLET.....keni vene doren ne plage.....njerzit e mencur duan ndryshimin e SISTEMIT e ngritur nga kjo dyshe qe nga 2008.....SALIU dhe RAMA bejne sikur luftojne njeri tjetrin....( SJELLJE dhe KOMODITET AJDUTESH me leke te ABUZUARA nga KOMBI I TYRE ) ....por QE sistemin e krijuar nga te dy sduan ta prekin....pikerisht kjo tregon se jan bashke ne interesa....dhe teatri qe bejne sikur jane ARMIQ eshte ne interes te tyre.....sigurisht vazdojne ne kte menyre dhe sillen keshtu sepse mendojne se ka akoma BUDALLENJ......por e kan dhe rugen e detyruar ( PA KTHIM PAS ) kane rene shume poshte ....kan shkuar shume larg sa nuk mund te kthehen pas se ja fusin vetes...nuk ka histori me te poshteruse se sa ta kesh rugen dhe vendimarjen e detyruar dhe mos kesh mundesi te kthehesh pas te rikuperosh gabimet dhe te riciklosh pastertine tende.....kjo eshte ana e erret e lojes qe te kthehet kundra TEJE dhe nuk zgjat perjetsisht....dobiclliku padrejtesia superioriteti fals bashkuar me babezi personale.....ne fillim dukesh superior ndaj te tjereve dhe kjo sjell EUFORI BUDALLAI....te con ne pozicionin e atij qoftlargut qe i dukej vetja zot dhe i pa gabushem (ENVER VAMPIRIT e njejta loje si DYSHJA RAMA SALI )....por me pas cdo ender idiote .....se je I PAGABUSHEM.... te con ne udhe pa krye dhe eleminon vet AUTORIN....del jashte kontrolli....FAKT HISTORIKISHT....vjen nje dite qe te kthehet kundra kur genjeshtres i del boja....dhe ska det qe te lan dhe te nxjer nga pislliku ku je fytur.....kjo kohe duket ne HORIZONT se ka ardhur ....perse disa IDIOTE ne POZICION FALS te ZOTIT vazdojne te riperserisin pa vene mend nga historia ....kur fundi dihet se do bihesh nga fiku....POPULLI THOT ..nese je mesuar te KALOSH GARDHE nje dite do te ngulet ndonje hu ne PRAPANICE ....KJO DYSHE KA KALUAR SHUME GARGHE TASHME....apo IDEA PA KRYE te hame momentalisht dhe pas nesh le te NA HYJE HURRI NE PRAPANICE......OK..... KOHA TE NDJENI HURRIN NE PRAPANICE....DOBICLLIKU ka vlere nese nuk perfundon KEQ dhe shijon gjen e VJEDHUR....nese perfundon ne BURG dhe ta marin gjene qe ja ke VJEDHUR te tjereve....ske bere asgje dhe nuk mund te quhesh DOBIC...POR NJE TRAP qe ske fjetur rehat asnje dite te jetes nga ankthi se do ta marin dhe do humbesh gjith mbreterine tende qe ja u ke vjedhur te tjereve qe ste perket ty.... se si do PERFUNDOSH... KA SHUME RENDESI PARA SE TE FILLOSH TE GABOSH...se bota do jetoje shume me gjat se ty si DOBIC MOMENTAL me fund tragjiko komik....FAKT dhe HISTORI ....