Shteti Gjerman i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ndërprerjen e akreditimit të ambasadores Aida Sakiqi; me argumentin se ka cenuar raportet e besimit diplomatik, duke punësuar një shtetas rus, në stafin drejtues të Ambasadës së Shqipërisë, ku kalojnë korrespondenca informacionesh konfidenciale të Shtetit Gjerman…
Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Aida Sakiqi, është marrë e pandehur nga Prokuroria, për veprat penale: Shpërdorim detyre, falsifikim i dokumenteve zyrtare, përvetësim i titullit shtetëror dhe punësim i një shtetasi rus në stafin e ambasadës.
Sipas Ligjit Nr. 23, datë 19 mars 2025 “Për shërbimin e jashtëm”, ambasadorja Aida Sakiqi, tashmë e proceduar, duhej të ishte pezulluar nga detyra ditën që Prokuroria e mori të pandehur.
Në nenin 43 të ligjit, thuhet: - Kreu dhe personeli i misionit diplomatik e postit konsullor, pezullohen nga detyra kur procedohen penalisht, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Ndaj ambasadores Aida Sakiqi, ka filluar procedimi penal dhe është marrë e pandehur, por nuk është pezulluar nga detyra, duke vazhduar në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në Gjermani.
Ajo konsiderohet e pafajshsme deri kur të vendosë drejtësia, por sipas ligjit duhet pezulluar nga detyra dhe duhet larguar nga shërbimi diplomatik; ndërsa po doli e pafajshme, ajo rikthehet në shërbim.
Në ligjin e ri “Për shërbimin e jashtëm”, ky përcaktim ligjor është ndryshuar, duke e parashikuar pezullimin nga detyra të ambasadorit, konsullit e punonjësit, vetëm kur ndaj tyre fillon procedim penal nga shteti ku ata janë atashuar.
Nuk e dimë nëse ky ndryshim ligjor është bërë për të mbajtur në shërbimin diplomatik Aida Sakiqin dhe për të mbrojtur diplomatët shqiptarë, të përfshirë në korrupsion e lidhje me krimin.
Por ndryshimi i ligjit është bërë pas procedimit penal të ambasadores Aida Sakiqi, dhe nuk ka efekt prapa-veprues; duke e detyruar Ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, ta kishte pezulluar nga detyra.
Aq më tepër, që sipas informacionit, Shteti Gjerman i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ndërprerjen e akreditimit të ambasadores Aida Sakiqi.
Argumenti është ky: ka cenuar raportet e besimit diplomatik, duke punësuar një shtetas rus, në stafin drejtues të Ambasadës së Shqipërisë, ku kalojnë korrespondenca informacionesh konfidenciale të Shtetit Gjerman./Pamfleti
Mos pezullimi i Ambasadores nga shteti shqiptar mund te perkeqesoje me tej situaten me shtetin gjerman. Kjo mund te coje ne nje krize te pariparueshme sepse shteti gjerman ka te drejten ta shpalle ambasadoren non grata dhe ta perzere nga territori gjerman.
ish komunistet e Nexhmijes dhe parazitet fake "shoqerise civile", qe mblidhen vetem per te ngrene biskota neper trajnime. Te paafte deri ne kocke e te perkedhelur deri ne majen e flokut, me paret e taksapaguesve..