Deputetja e PD votoi për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, pesë ditë pasi në Itali u arrestua vëllai i saj për trafik ndërkombëtar kokaine...
Qëndrimi i deputetes së PD, Elda Hoti, është “model” tipik i amoralitetit publik dhe i guximit, për të akuzuar, kërkuar drejtësi e ndëshkim ndaj kundërshtarëve politikë, ndërkohë që familjarë të saj janë të zhytur në veprimtari të strukturuar trafikimi droge e krime të tjera.
Fakti është ky: Më 23 shkurt 2026, Këshilli i Kryesisë së Kuvendit për Rregulloren, Mandatet e Imunitetet, zhvilloi mbledhjen me objekt trajtimin e kërkesës së SPAK, për të lejuar arrestimin e deputetes dhe ministres Belinda Balluku.
Pjesëmarrëse në atë mbledhje, si Anëtare e Këshillit të Mandateve e Imuniteteve, ishte dhe deputetja e PD-së, Elda Hoti; e cila kërkoi me ngulm dhe votoi, që deputetes e ministres Belinda Balluku t’i hiqej imuniteti e të arrestohej.
Në mbledhje, deputetja Elda Hoti, foli për moralin, rrezikun dhe domosdoshmërinë e ndëshkimit të Ballukut dhe krimit të organizuar, ndërkohë që krimin e organizuar e ka brenda në familje.
Pesë ditë para se të kërkonte heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut; deputetes së PD, Elda Hoti, anti-mafia në Ponte di Nona të Romës në Itali, i arrestoi vëllain Markelian Hoti.
Sipas njofitmit zyrtar të Drejtësisë Italiane, vëllai i deputetes Elda Hoti, u arrestua si person i shpallur në kërkim, për rolin e tij kryesor në krjimin dhe drejtimin e një organizatë kriminale, që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë dhe vendeve të Europës.
Saktësojmë, se Markelian Hoti është arrestuar dhe në muajin prill të vitit 2002 nga policia shqiptare, për armë-mbajtje pa leje dhe kanosje me armë zjarri, i denoncuar për tentativë vrasjeje, por u lirua shumë shpejt dhe nuk u ndëshkua nga drejtësia.
Përveç vëllait Markelian Hoti të arrestuar më 18 shkurt 2026 për trafikim ndërkombëtar droge me grup të strukturuar kriminal, deputetja e PD, Elda Hoti, ka dhe bashkëshortin Ladi Ndoja, me disa dosje penale, njëra gjatë zgjedhjeve të vitit 2025, kur u arrestua për kanosje e dhunim.
Ndërsa në vitin 2016, bashkëshorti i deputetes Elda Hoti, u arrestua në flagrancë në Venecia të Italisë, pasi policia i gjeti në banesë 50 kg drogë, 24 karta identiteti të vjedhura dhe sende e pajisje të paligjshme.
Përveç vëllait Markelian Hoti e bashkëshortit Ladi Ndoja; edhe babai i deputetes Elda Hoti, ka ndryshuar emrin nga David Hoti në Artan Hoti, për shkak të së shkuarës së tij kriminale.
Me bashkëshortin, deputetja Hoti ka bërë divorc fiktiv, për t’i shpëtuar ligjit të dekriminalizimit dhe për të fshehur pasuritë në emrin e tij; por dhe ndryshimin e emrit të babait, nuk e ka deklaruar në formular, të mos hiqej nga lista e kandidatëve për deputetë të PD-së./Pamfleti
Familja e deputetes PD ,eshte trafikante droge per mbrojtjen e Kushtetutës,dhe Demokracisë për popullin shqiptar,jo si ministrja e korruptuar për të mbrojtur Sorosin.
Sa e mirke qenka, le te kaloje andej nga lokali jone.
Toni na i sille te tuat krtej nga Hoteli.