Dosja e zezë22 Prill 2024, 12:32

“Zhapiku” Ilir Meta dhe fuqia amerikane e SPAK-ut

Shkruar nga Pamfleti
“Zhapiku” Ilir Meta dhe fuqia amerikane e SPAK-ut
Ilir Meta /

Duke kërcënuar Altin Dumanin, mendon se është në kohën e Adriatik Llallës, kur bashkë me të pastruan provat e dosjes CEZ-DIA, duke kërcënuar e joshur prokurorët; e nëpërmjet tyre, duke kërcënuar Kastriot Ismailajn, se nëse do përmendte emrin e Ilir Metës, do dënohej 30 vite burg e mund të vritej në qeli...

Prej një jave me fjalor rruge, ish-kryeministri e ish-presidenti Ilir Meta, po kërcënon dhe fyen drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, për faktin se ky drejton institucionin që po e heton familjarisht për korrupsion, pasuri të paligjshme, pastrim parash, lobime mafioze e CEZ-DIA.

Por në gjithë llumin që nxjerr përditë nga goja, Ilir Meta nuk ka asnjë kërcënim e fyerje ndaj prokurorit Sotir Kllapi dhe ekipit të tij, që kanë në hetim çështjet “Meta-Kryemadhi”, megjithëse Ilir Meta e di, që drejuesi i SPAK-ut nuk ka asnjë kompetencë në dosjet që hetojnë vartësit.

Po kështu e di mirë, se pas vitit 2019 kur u krijua SPAK, Gjykata e Posaçme, KLP, ILD e KLGJ dhe u pastruan dy gjykatat sipërore, drejtësia nuk trembet as nga kërcënimet e “non grata”-s së ballkonit dhe as nga “çuni i pazarit të ri që i bie më të fortit”.

Sepse drejtuesit dhe zyrtarët e SPAK, kanë mbështetjen e hapur të shtetit e drejtësisë amerikane, që me reformën në drejtësi, kanë vendosur të çojnë në burg dhe të sekuestrojnë, politikanët e zhytur në korrupsion e krime.

Por Ilir Meta tamam si “ujku në çark”, po përpiqet të shpëtojë, duke skërmitur dhëmbët ndaj drejtësisë, megjithëse e di që kërcënimet, pazaret dhe joshjet ndaj prokurorëve e gjyqtarëve, i përkasin kohës së drejtësisë së Maksim Haxhiaj, Theodhori Sollakut, Arben Rakipit, Ina Ramës, Adriatik Llallës, Shpresa Beçajt, Xhezair Zaganjorit, Adriana Fullanit, Gjin Gjonit etj., etj.

I pandehuri, Ilir Meta, duke kërcënuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, dhe duke vetë-shpallur ëndrrën e ri-kthimit në pushtet, mendon se mund të intimidojë dhe frikësojë prokurorët që po hetojnë dosjet e tij penale.

Këtë skemë kërcënimi e frikësimi, Ilir Meta e ka bërë në vitin 1999 kundër Prokurorisë së Tiranës e Prokurorisë së Përgjithshme; të cilat, kur ishte kryeministër nisën dhe ndaluan hetimin ndaj tij, për vjedhjen 2.5 milionë USD, me letra fiktive sikur bleu vagonë treni në Austri.

Të njëjtin kërcënim bëri Sali Berisha, 1 ditë para vendimit të Gjykatës së Lartë për video-bllokun “Meta-Prifti”, duke shkuar për darkë te shtëpia e Ilir Metës, i shoqëruar me kamera, ndërsa pas daljes, tha: - Dihet çfarë vendimi do marrë gjykata, videoja është montazh e mashtrim.

Duke kërcënuar Altin Dumanin, mendon se është në kohën e Adriatik Llallës, kur bashkë me të pastruan provat e dosjes CEZ-DIA, duke kërcënuar e joshur prokurorët; e nëpërmjet tyre, duke kërcënuar Kastriot Ismailajn, se nëse do përmendte emrin e Ilir Metës, do dënohej 30 vite burg e mund të vritej në qeli.

Duke kërcënuar Altin Dumanin, “trimi” Ilir Meta, mendon se është në kohën e dënimit të Eduard Belegut të minierave të kromit, kur prokurorët e kërcënuan, hoqën nga dosja dëshmitë dhe provat e vjedhjes nga Ilir Meta, madje dhe provat e zhdukjes së Belegut./Pamfleti

zhapiku ilir meta fuqia amerikane e spak