Anti-Mafia17 Prill 2024, 18:48

Alarmi ndërkombëtar, si po tenton kasta e vjetër të zhbëjë drejtësinë e re!

Shkruar nga Pamfleti
Alarmi ndërkombëtar, si po tenton kasta e vjetër të
Armiqtë e drejtësisë

Ilir Meta është ai i cili po sulmon hapur sepse i ka zënë rrota bishtin, por në fakt duket sikur kemi një plan më të gjerë. Meta, Rama dhe Berisha janë në koordinim kundër drejtësisë së re. Dhe faktet janë në tavolinë...

Kasta e vjetër politike ka marrë sot një shuplakë të fortë nga ndërkombëtarët. SHBA, BE dhe Britania reaguan fortë mbi sulmet e Ilir Metës ndaj SPAK, por mesazhet e tyre nuk ishin vetëm për të. Të tria ambasadat u kujdesën të mos vendosin emër dhe t'u referoheshin sulmeve politike.

Padyshim në qendër të mesazhit ishte Meta, por duket se indirekt i dërgohet një mesazh edhe Edi Ramës, Sali Berishës dhe gjithë të tjerëve që kanë filluar të ngrenë krye kundër drejtësisë.

Ilir Meta është ai i cili po sulmon hapur sepse i ka zënë rrota bishtin, por në fakt duket sikur kemi një plan më të gjerë. Meta, Rama dhe Berisha janë në koordinim kundër drejtësisë së re. Dhe faktet janë në tavolinë:

Ilir Meta po kërcënon, anatemon dhe shantazhon Altin Dumanin. Aludoi për lidhje të tij me Nuredin Dumanin dhe takime me McGonigal. Pra presion i pastër politik.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Sali Berisha. Edhe ai ka sulmuar dhe vijon të sulmojë Dumanin, Krajën dhe gjithë ata që e futën në arrest shtëpie.

Por teksa këta të dy kanë dalë hapur, në fakt reforma po goditet nga brenda, nga Edi Rama. Kryeministri ka dhënë urdhër që agjentët e BKH të mos lejohen në institucione. Po ashtu institucionet nuk bëjnë më kallëzime në SPAK, duke fshehur korrupsionin. Kjo u deklarua nga Altin Dumani dhe është skandaloze, pasi SPAK nuk mund të ecë pa kallëzime. Nuk duhen harruar sulmet e Ramës ndaj drejtësisë, ‘arkat me peshk’ janë ende të freskëta.

Mjaftojnë këto tre elemente për të treguar se ka një koordinim mes Metës, Berishës dhe Ramës kundër drejtësisë së re. Secili po vepron në mënyrën e tij, por që të tre kanë të njëjtin qëllim: Të sabotojnë investimin amerikan.

Për të shkuar më tej. Në Kuvend po ndodh një skenar akoma dhe më i rëndë. Rama është futur në aleancë me Sali Berishën. Amerikanët e kanë kërkuar me qindra herë që “non grata” të përjashtohet nga politika dhe Rama në bashkëpunim me Bardhin po tentojnë të riciklojnë Berishën duke e kthyer në grupin parlamentar. Edhe ky veprim është një sfidë ndaj SHBA dhe drejtësisë.

Po ashtu ka një pazar mes Ramës dhe Berishës për të kontrolluar institucionet kushtetuese. Në Kuvend u ngrit një komision që do shqyrtojë kodet, ligjet e reformës dhe gjithçka tjetër. Po ashtu do ndryshojë dhe mënyra e kontrollit ndaj drejtësisë. Pra, të gjithë janë bashkë.

Por, kjo gjë nuk u ka shpëtuar amerikanëve. Mesazhi i tyre shkon edhe për Metën, edhe për Ramën, edhe për Berishën. SHBA, por edhe Britania me Londrën ua bënë të qartë se SPAK nuk preket. Sado të hidhen përpjetë të korruptuarit e Tiranës, nuk do arrijnë dot të sabotojnë këtë investim. /Pamfleti