Anti-Mafia16 Prill 2024, 15:47

Zbulohen prapaskenat: Si i largoi Ilir Meta gardistët nga frika se mos e arrestonin!

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohen prapaskenat: Si i largoi Ilir Meta gardistët nga frika se mos e
Shoqëruesit e Metës

Arrestimet nga ana e BKH, të disa personazheve të rëndësishme në vend, kanë ushqyer maninë e persekutimit, ndaj dhe Meta ka nisur një strategji tensioni...

Lënia me vullnet nga Ilir Meta, të eskortës shtetërore që i takon si ish-President i Republikës nuk ka ndodhur aspak për arsye politike apo parimore.

Paranoja tashmë e përminutëshe e ish-Presidentit se mund të arrestohet nga SPAK, ka sjellë largimin e çdo personi pranë tij, që ka një ofiq shtetëror.

Siç mësohet, frika e Ilir Metës ka qenë se, gardistët do të ishin në një moment të caktuar pjesë e marrëdhënies me Byronë Kombëtare të Hetimit për t’i vënë prangat.

Arrestimet nga ana e BKH, të disa personazheve të rëndësishëm në vend, kanë ushqyer maninë e persekutimit, ndaj dhe ka nisur një strategji tensioni, që nga njëra anë kërkon të heqë frikën si te “Beni ecën vetë” që këndonte me zë të lartë në pyll, e nga ana tjetër, të bëjë sa më shumë shantazh ndaj prokurorëve të SPAK dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pjesë e kësaj strategjie është edhe alibia për grabitje ndaj godinës së Partisë së Lirisë, si dhe padia që ka depozituar në prokurori për këtë çështje.

Me taktikën e njohur se mbrojtja më e mirë është sulmi, Meta po sulmon egërsisht Altin Dumanin dhe prokurorët e tjerë, siç bëri mbrëmë te Fevziu.

Por siç mësohet, kjo është më shumë pjesë e frikës në palcë që i ka shkaktuar SPAK, për ndonjë arrestim apo sekuestrim pronash. Vetë Meta, rri gati 24 orë në selinë e partisë, e për të fjetur o rri aty, o gjen vende të rastësishme duke ndryshuar vend.

Ka të dhëna madje se nga banesat e tij janë larguar çdo objekt i mundshëm që mund të sekuestrohet nga SPAK, duke nisur nga dokumentet më të rëndësishme. Nga selia e LSI-së, me alibinë se kanë vjedhur serverin, janë fshirë thuajse e gjithë historia e transaksioneve për dosjen e lobimit, apo edhe dokumente të tjera të rëndësishme.

Gjithsesi origjinalet ndodhen nën administrimin të prokurorisë Speciale, e cila ka siguruar edhe letër porosinë zyrtare nga institucionet e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, deklarata e Ilir Metës se SPAK nuk mund të sekuestrojë Partinë e Lirisë, është kuptuar si një kod që ka të bëjë me kalimin e disa pronave si godina apo edhe aktivitete që ja lejon ligji i partive politike, e që janë regjistruar në përdorim partiak. Kjo për të kthyer në politik mundësinë e sekuestrimit të tyre.

Ende nuk dihet se cilat janë këto troje apo godina që janë kaluar në prona partiake, por nëse janë bërë ligjërisht, ato duhet të kenë kaluar në kadastër.

Deklarata në fjalë bën qartësisht të ditur se Meta dhe pasuesit e tij, do të protestojnë fort dhe politikisht nëse ka ndonjë vendim të Gjykatës Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për sekuestrim pronash.

Në pak fjalë, ndryshe nga Sali Berisha që po bën betejë ligjore, Meta mund ta kthejë atë në luftë politike. Në të vërtetë nuk është se ka hapësirë tjetër për të vepruar... /Pamfleti