Editorial15 Maj 2024, 11:41

Ambasadori Kostelançik po vjen me pizhame burgu

Shkruar nga Sokol Pepushaj

  

Ambasadori Kostelançik po vjen me pizhame burgu
David Kostelançik /

Shpejtësia për të kaluar në Parlament Rezolutën Anti- korrupsion të propozuar nga kasta e korrupsionit, për të kapur për kapistre SPAK-un, e ka bërë mafien të shkelë vijën e kuqe...

Afrimi i ditës së ardhjes së ambasadorit të ri amerikan, ka turbulluar ujërat e ‘Peshqve të Mëdhenj’.

Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha, kanë humbur qetësinë dhe secili ngjan më i çmendur se tjetri.

Shpejtësia për të kaluar në Parlament Rezolutën Anti- korrupsion të propozuar nga kasta e korrupsionit, për të nxjerre nga rruga drejtësinë dhe për të kapur për kapistre SPAK-un, e ka bërë mafien të mos respektoje asnjë sinjalistikë të shtetit të së drejtës, të shkel vijën e kuqe, për të mos lënë asnjë Peshk të Madh të bjerë në rrjetë të drejtësisë.  

Çrregullime ka në çdo shkallë të pushtetit.

Të tërë po ngulin “gozhdë”, që Edi Rama të jetë i sigurt për vazhdimësinë nëpër pllakat e plastikës; artikulo si pro amerikan e sundo si sovjetik.

Kështu, krye mafiozi i Ballkanit, po ecën drejt mandatit të katërt krenar për krimet e kryera, edhe pse këmbët po i rrëshqasin nëpër akujt e ngrirë në perëndim.

Ca e presin të bëhet mbret, ca t’i bjerë murit me kokë e të thyejë kokën e vet, e ca të tjerë, janë të prerë, se ambasadori i ri David Kostelançik, ja ka qepur pizhamet e burgut atij dhe 3 Klaneve të tjera Mafioze, prandaj edhe po vonohet ca në rrugën Uashington-Tiranë.

Pra, bastardët janë bërë bashkë.

Kryqëzimi i racave dhe vetive, vetvetiu lëshon vetëtima, para bubullimave që fshatarët presin.

Po, ne e kemi pritur këtë ditë, pasi kemi shkruar për ditë, se Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk do mund të ishin edhe sot të lirë, pa mbështetjen e Edi Ramës.

Po, Babloku është nëna e gjithë të zezave.

Pasi rropi ekonominë e shqiptarëve, “hëngri” kokën e shefit të FBI-së Charles McGonigal dhe këputi gishtin e ambasadores Yuri Kim, ka çoroditur edhe ata patronazhistët që ka punësuar në ambasadën amerikane, shumë prej të cilëve, na rezultojnë edhe në punë të zezë, të pa regjistruar, por edhe pasanikë me rroga anemike.

Altini i SPAK-ut, është këputur si gjethe vjeshte e ka rënë në Ballkon të Saliut.

Aty po e zë edhe pranvera, si ekuacion i pazgjidhshëm nga Ilir Beqja, Olta Xhaçka, Fatmir Mediu, Frida Krifca e mijëra hajdutë të tjerë, që ranë aksidentalisht në kurthin që kishin vënë për të tjerët.

Të tërë, nën lëkurë kanë lidhur fijet e trashëgimisë “qentë le të lehin, ne vazhdojmë vjedhim”.

Po çfarë shpresojnë shqiptarët?

Veç atyre që njeriu ka të drejtë t’i shtrydhë nëpër mend, t’i bëjë limonadë çdo ditë e çdo natë, në këtë terr informativ e diplomatik, mundemi të servirim edhe një tip “sallate”, se po, bëhuni gati për Peshk të Madh, pasi Ambasadori i ri David Kostelançik po vjen me pizhame burgu.

Nëse ndodh kjo, katër Klanet Mafioze, bien si katër kala prej rëre./Pamfleti

david kostelançik pizhame burgu