Editorial13 Prill 2024, 15:05

"Ata nga mali" ta ngulin edhe kur je strategjik, moj (H)Olta

Shkruar nga Pamfleti
"Ata nga mali" ta ngulin edhe kur je strategjik, moj (H)Olta
Olta Xhaçka dhe ato nga mali.../

"Ata nga mali" do të mbeten makthi yt (juaj) më i keq për jetë të jetëve...

Ndër arsyet kryesore pse Shqipëria mbeti pas vendeve të tjera edhe kur u instalua komunizmi, është edhe lufta që Enver Hoxha u shpalli "atyre nga mali".

Ka një doktrinë të provuar tashmë që garanton sukses në të gjitha llojet e sistemeve moderne, dhe ajo është: "përça e sundo".

Kjo ka qenë parulla fashiste në kohën e luftës mes 3 sistemeve që u hëngrën ‘kokë më kokë’ 100 vitet e fundit: sistemit fashist, liberal dhe komunist.

Kjo ishte formula që komunizmi përdori edhe kur doktrinë kryesore kishte ndarjen në klasa dhe paradoksalisht në barazi në të njëjtën kohë, kjo është edhe arma kryesore me të cilën Enver Hoxha luftoi dhe mbajti nën ‘hyqëm’ shqiptarët për 50 vjet: Ai i shtypi me dhe sa mundi shqiptarët, duke i ndarë "ata nga mali" dhunshëm në politikën e vet sunduese, çka e ktheu në gjakatarin më të famshëm të Evropës.

Bijtë e vet shpirtëror, vazhdojnë të mbajnë gjallë amanetin e tij.

Enver Hoxha zhduku nga librat e historisë çdo autor, luftëtar dhe figurë të shquar që "ishte nga mali". Vetëm Skënderbeut nuk pati çfarë t'i bënte. Atyre "nga mali" u hoqi të drejtën e shkollimit  dhe përparimit dhe për 50 vjet u dërgoi emisarët e vet për t'i shtypur e drejtuar.

Kurrë nuk ia doli mbanë.

"Ata nga mali" mbetën luftëtarët, dijetarët dhe makthi i tij më i keq, 50 vjet e më vonë.

Bijve të tij shpirtëror po u ndodh e njëjta gjë.

(H)Olta Xhaçka tha në emisionin e Grida Dumës se "lidhja e kontratës për përdorimin e plazhit është përkundrejt tarifës, e përvitshme si gjithë subjektet e tjera, ke vetëm prioritet për të mos ardhur dikush nga mali dhe të të vërë çadrën në plazh”.

(H)Olta ka frikë se mos "ata nga mali" zbresin dhe bëjnë plazh. Aty! Në të njëjtin vend ku bën dhe ajo!

Pra ajo farë e pisët dhe e deformuar, bijë diktatori në shpirt nuk bën dot plazh në të njëjtin vend me "ata nga mali". Për këtë i përdor pronat e shqiptarëve si t'ia kish lënë gjakprishuri trashëgim e madje nxjerr dhe bidate për ta bërë "tokë të xanun".

Meqë qenka kështu, kemi dy fjalë për (H)Oltën:

-"Ata nga mali" nuk i shuat dhe as keni për ti shuar dot, ti dhe të ngjashmit e ty.

-Ty ta ka pasur qejfi fort për "ata nga mali", por nuk të ka ecur me ta. Sepse "ata nga mali" janë të zgjuar dhe e njohin farën e prishur.

-"Ata nga mali" do të mbeten makthi yt (juaj) më i keq për jetë të jetëve

-"Ata nga mali" ta ngulin (çadrën p.sh) siç nuk ta merr mendja moj (H)Olta, nëse e kalon cakun prandaj shtroje "plazhin" dhe shko jep llogari për miliardat që ti dhe burri yt keni vjedhur.

Sepse "ata nga mali" kanë edhe një veçori tjetër që ndoshta nuk e ke kuptuar akoma: Ata nuk harrojnë moj (H)Olta!

E mjerë ti, po u ngritën "ata nga mali"/Pamfleti

holta xhaçka ata nga mali strategjik