Si e ktheu Edi Rama Shqipërinë në hallkën kriminale të Evropës…
Kur Europol e rendit mafien shqiptare mes pesë më të rrezikshmeve në kontinent, nuk është thjesht një raport teknik i radhës. Është aktakuza më e rëndë që mund t’i bëhet një shteti që aspiron integrimin evropian. Por në Shqipëri, nuk kemi më thjesht një qeveri të paaftë për të luftuar krimin, kemi një regjim që e ka instaluar atë si pjesë të sistemit të vet të pushtetit.
Në qendër të kësaj strukture qëndron Edi Rama.
Prej më shumë se një dekade, Rama nuk ka ndërtuar institucione, por i ka shkërmoqur ato, për t’i kthyer në zgjatime të pushtetit personal dhe interesave të errëta që e mbajnë në këmbë. Ai nuk e ka luftuar kurrë krimin e organizuar realisht; përkundrazi, e ka toleruar, stimuluar dhe, sipas shumë analizave ndërkombëtare, e ka bashkëqeverisur.
Shikoni lidhjet me bandat në zgjedhje. Shikoni trafikantët që bëhen investitorë strategjikë. Shikoni faktin që askush nga emrat e mëdhenj të botës së krimit nuk preket nga drejtësia, përveç atyre që nuk i binden më qendrës.
Raporti i “Follow the Money” është pasqyrë e tmerrshme: një Shqipëri që përdoret si bazë për trafikun e kokainës, ku qeveria mbron logjistikën e krimit me ligje speciale, me tendera të personalizuar dhe me një polici të depolitizuar vetëm në letër. Një shtet që eksporton jo vetëm emigrantë, por edhe modele kriminale në gjithë Evropën.
Përse Bashkimi Evropian hesht? Sepse Rama ka ditur të luajë rolin e “partnerit të bindur” në skemat diplomatike të Perëndimit, veçanërisht për çështje si Ukraina apo marrëdhëniet me Kosovën. Por heshtja evropiane ndaj degradimit të brendshëm të Shqipërisë është një gabim strategjik; sepse një vend i kapur nga krimi nuk mund të jetë as stabil, as aleat i qëndrueshëm.
Shqipëria nuk është thjesht në krizë politike. Është në kolaps të drejtësisë, të besimit publik dhe të sovranitetit institucional. Dhe në këtë krizë, Edi Rama nuk është pasojë; është burimi kryesor.
Në vend që të drejtojë shtetin, ai ka ndërtuar një teatër të propagandës, duke zëvendësuar qeverisjen me “artin e komunikimit”, dhe drejtësinë me kontroll të reformuar sipas nevojës. Mjafton të shohësh se si çdo hetim serioz përfundohet në baltë, ose si i zhduken dosjet të përmendurve të afërt me qeverinë.
Për të shpëtuar Shqipërinë, nuk mjafton më një rotacion politik. Duhet një dekompozim i sistemit që Rama ka ngritur, ku nuk ndahen më politika, oligarkia dhe mafia./Pamfleti
Njr shkrim qe i thote te gjitha, qe pershkruan me se miri ne cfare derexheje jemi. Por ne si popull nuk duhet te kerkojme dhe presim zgjidhje nga europa. Rrisim femijet ne kete vend, dhe nuk duam te bien pre e veseve te kthehen ne perdorues droge, te hane ushqime me pesticide teresisht te pakontrolluara, apo thithin smogun e ndertimeve. Eshte bere skandal dhe kjo fale politikave te ketij monstre hadut kryem. Dzan vetem te vjedhin te babezitur te pangopur. Mendon qe rasti i tunelit te llogorase eshte rasti me domethenes pas Gerdecit si nje qeveri e tere eshte vene ne sherbim te interesave personale te kryem. E mbani mend rastin e unazes re, ku prokuroheshin fiktivisht ne ajer plot 18 mln euro. Vetem skandale dhe vazhdojne qeverisin vazhdojne pa pike turpi vjedhin.
Sic kaloj rasti i unazes madhe dhe askush nuk mbajti pergjegjesi, ashtu do kaloj dhe rasti tunelit llogorase. Kjo eshte Shqiperia, dhe shqiptaret nje popull i lodhur dhe nenshtruar. Cdo popull e meriton qeverine qe ka.
E ka rregullu mreti me ursulen, i ka qejf ai keto ne moshe.
Eshte superservil me eksponentet e BE per te fshehur narkodiktature,narkoshtetin qe ka krijuat dhe lidhjet me boten e krimit.
E tha Shalsi dikur, nuk do vjedhim si keta tha.
Ore si ka mundesi që asnjeri Nuk e sheh vjedhjen e shekullit nëpërmjet manipulimit të monedhës shqiptare,ne treg,,,,kjo eshte idea e Alex Sorros Recomanduar Tek Edi,,,,kjo është vjedhje katastrofike,,,,,pamfleti duhet te marri një specialist per ta shtjelluar,,,,
"Kasta" ka rënë. Po ua 'mbajmë hatrin' jo se jemi frikacakë, leshko apo bythlëpirës. Të tillë nuk janë shqiptarët . Por nuk duhet të biem në grackën e ngritur nga "Kasta". "Kasta" dëshiron luftë civile në Tiranë. Mësymje dhe shkatërrim të institucioneve publike, bizneseve private dhe arkivave. Për vete dhe familjen kanë pashaporta dipllomatike, miliona euro të fshehura në baule dhe prikën e marin me vete, atje ku mafia ndërkombëtare të cilës i kanë shërbyer i pret jo krahë hapur se: natyrisht do ti dëshironte prijësa këtu.Se çfarë surprize ju kemi rezervuar, shumë shpejt do bëhet publike.
Paskan qene hajdut me cizme. Leku madh po i ha koken. Cet hajdutesh me Alibaben ne krye. Kjo eshte e turpshme, e paimagjinueshme. Dhe vazhdojne rrrine dhe sot ne qeveri. Cfare duhet te ndodh me shume????????????!!!!!!!!
Te mendosh qe vetem me nje procedure tenderimi qe ne kushte normale realizohej me 140mln eu, i vihen larte 50 mln eu ose 35-40% me shume qe sic jane futen ne xhep. Dhe pas gjithe kesaj afere skandaloze sy me sy , Ky kryehajdut i koherave shkon ne bruksel dhe ben leksione demokracie, flet si duhet te sillet Europa ne kushtet e krizes globale, flet per arritjet e Shqiperise, ben batuta, vishet me shtrenjt se te gjithe ata bashke etj etj. Rrace me te poshter , sekt me te qelbur nuk besoj se mban kjo toke. Vetem neveri asgje me shume. Burgun e kane shume pak.
Oj Besa edhe baba jot hajdut e kriminel esht sipas pamfletit me liri fjale ose mos qoft direkt paskemi fisin sepse sipas ketyre karteli berisha qe digjeneroj vendin tone me Firma piramidale me zyrat e vajzes te korrupsionit etj etj na qenkan me te mire se ky zorra i sotshem.. une gazetari te shajsh veten tende per inate personale vetem pamfletin kam pa ...
Fakti qe Rama se shkarkon Ballukun, perben per SPAK indicie per te shkuar dhe arrestuar te dy ne zyre..,si bashkepuntor dhe te zhytur te dy ne mut.
Nuk jeni Media me liri fjale .. kam shkruajtur dhe nuk Postoni mendime qe ju kritikojn ... tregoni shifrat .. qe pretendoni dhe na thoni po te hike Rama a do zhduket krimi ...