Editorial20 Prill 2023, 13:19

Këta bëjnë pis edhe Zotin

Shkruar nga Pamfleti
Këta bëjnë pis edhe Zotin
Sulltanesha shtron Iftar

Kjo tejkalon çdo kufi të hipokrizisë dhe darkat e këtij muaji, Iftarët e shtruar nga politika kanë qenë spektakli me i shëmtuar e vjellarak që kjo kohë fushate ka ofruar.

Akti1visti funksionoi për bukuri në postimin e sotëm të Kryeministrit Edi Rama, i cili më shumë mallëngjim falënderoi "të gjithë miqtë që i dhanë kënaqësinë e Iftarit të një nate më parë". Postimi shoqërohej me 80 foto të pjesëmarrësve në Iftarin e shtruar nga Kryeministri, i cili gjoja i pamundur për t'u bërë nderin për shkak të gjendjes shëndetësore i kishte lënë bashkëshortes fjalën e hapjes.

Dalloheshin në këto foto ministrat e tij, njerëzit e rëndësishëm të partisë, disa artistë që nga halli i pensioneve janë deklaruar pro Ramës, ca mjekë të përzgjedhur me kujdes, deputetët etj., të cilën dukshëm përunjeshin përpara kalimit të Ramës dhe zonjës së tij para tavolinave të shtruara bereqetshëm.

Të gjitha këto ndodhnin në hollin e Pallatit të Kongreseve dhe një Zot e di se çfarë lidhje kishte me, agjërimin, muajin e shenjtë të Ramazanit dhe Zotin vetë. Përkundrazi! Kjo ishte një nga të shumtat shfaqje të pështira të politikës shqiptare që ia dalin të bëjnë çdo herë edhe fenë, besimin dhe Zotin pis.

Këta bëjnë pis edhe Zotin

Fati i keq këtë vit ishte se muaji i Ramazanit, një nga pesë shtyllat e besimit islam, përkoi me fushatën zgjedhore për pushtetin vendor. Politikanët tanë të pisët e dinë (duhet ta dinë) se agjërimi është një formë e shprehjes së devotshmërisë ndaj Zotit dhe sakrificë për tu afruar me të. Ky muaj është një festë e madhe e besimit islam për të kujtuar shpalljen e Kuranit si dhuratë ndaj njerëzimit. Agjërimi është gjithashtu një kujtesë për njeriun e ngopur për të ditur se çfarë do të thotë të jesh i etur dhe i uritur dhe sidomos për të shprehur mirënjohjen për atë çfarë Zoti të ka dhënë.

Po çfarë lidhje kanë politikanët tanë, gjithmonë të pangopur për para e pushtet me këtë? Ku e shohin veten ministreshat e Ramës, të veshura firmato dhe vezulluese nga bizhutë e çmuara, bashkëpunëtorët e tij të afërt e të tjerë që ia kanë shitur shpirtin Djallit me kohë? Që kur lind dielli e deri kur perëndon besimtari mysliman as ha e as pi, në shenjë devotshmërie ndaj Zotit, po këta politikanët tanë, a hanë apo jo? Nëse jo, pse? Vërtetë besojnë se mund të mashtrojnë edhe Zotin, apo nuk shkojnë kaq larg...

Agjërimi ndërpritet kur perëndon dielli dhe shtrohet Iftari, një darkë festive, zakonisht të mëdha me miq e familjar për të falënderuar Zotin për bereqetin e tij. Po nëpër këto darkat e Iftarëve që nuk ka lënë ministër pa shtruar, për banorët e x zone zgjedhore, çfarë lidhje kanë politikanët? A thua ku mendojnë se bashkohen një ministër që rendit bukur ato fjalët e ndjera të fjalimeve të parapërgatitura me një besimtar në Zot, të cilit i vjedhin çdo ditë bukën e fëmijëve dhe të ardhmen?

Kjo tejkalon çdo kufi të hipokrizisë dhe darkat e këtij muaji, Iftarët e shtruar nga politika kanë qenë spektakli me i shëmtuar e vjellarak që kjo kohë fushate ka ofruar.

Pikërisht prej këtij spektakli të shëmtuar, fyes për Zotin dhe njeriun, 7 vjet më parë Kisha Katolike i mbylli dyert çdo politikani e pushtetari për Krishtlindje. Natyrisht festat fetare janë për të gjithë, por më e mira është kur besimtari rri me besimtarin, i penduari më të penduarin dhe mëkatari me mëkatarin. Pas këtij spektakli të shëmtuar të këtij viti, është koha që komuniteti mysliman të bëjë të njëjtën gjë, të ruajë besimin dhe besimtarin dhe të ndajë hipokrizinë e një politike që po na mbyt çdo ditë nga ata që Zotin nuk e duan por votën e besimtarit po! Komuniteti Musliman duhet të thotë fjalën e tij e ta ruajë atë çfarë i takon të ruajë. Përndryshe do të ndodhë sërish që, kjo sërë e ndyrë e me duart e lara në mëkat, të bëjë pis edhe Zotin. Të vetmit, që fukarai i këtij vendi i drejtohet me shpresë./Pamfleti

Këta bëjnë pis edhe Zotin

Këta bëjnë pis edhe Zotin

Këta bëjnë pis edhe Zotin

Këta bëjnë pis edhe Zotin

Këta bëjnë pis edhe Zotin

Këta bëjnë pis edhe Zotin

Këta bëjnë pis edhe Zotin

Këta bëjnë pis edhe Zotin

Këta bëjnë pis edhe Zotin

Këta bëjnë pis edhe Zotin

Këta bëjnë pis edhe Zotin

edi rama zoti muaji i ramazanit