TAGS-AT E JAVËS

Editorial 9 Dhjetor 2024, 10:31

Loja misterioze e Shqipërisë në konfliktin sirian dhe anijet ruse në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Loja misterioze e Shqipërisë në konfliktin sirian dhe anijet ruse

Ikja e Bashar Al Asad, tërheqja e rusëve dhe ndalimi i rezistencës kanë mjaft shkaqe politike, gjeopolitike dhe operative…

Para pak javësh Edi Rama, publikoi një video, ku po darkonte në një tryezë, në kryeqytetin e Azerbaxhanit, së bashku me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Bin Zayed, si dhe me Presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Llukashenko.

Ndërkaq, pas atij takimi, ku u duk çuditshëm që Rama, ishte në tryezë mes arabësh si dhe me njeriun kryesor Vladimir Putinit, pati mjaft zhvillime.

Në Turqi, në sekret të plotë, nisi një mbledhje dhe trajnim frenetik i ushtarëve nga shumë vende. Prej tyre, mjaft janë shqiptarë, siç shihen edhe nga statuset e mediave turke, që duan të largojnë nga vetja, organizimin e rebelëve në Siri.

Loja misterioze e Shqipërisë në konfliktin sirian dhe anijet ruse

Ndërkohë, më shumë se një javë më parë, një zyrtar rus, akuzoi shërbimin sekret të Ukrainës që po përgatit dhe armatos një fraksion të rebelëve kundër Bashar Al Asadit. Disa media pranë Kremlinit, theksonin se baza logjistike e 007-ëve të Ukrainës ndodhet në Shqipëri, dhe përmendi një marrëdhënie të ngushtë të Edi Ramës me Volodomir Zelenskin, si edhe vizitat e shpeshta të ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov.

I cili është një musliman, tartar nga Krimea, me lidhje shumë të forta në Turqi dhe në vendet e Gjirit.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës drejton edhe shërbimin sekret ushtarak atje, i cili është më i fortë se ai civil, pasi prej dy vitesh është në luftë, dhe agjentët janë në veprim permanent.

Pas lajmeve për një involvim të Shqipërisë, në Portin e Durrësit, nisën të shtoheshin ardhjet e anijeve tregtare ruse, edhe pse Moska është nën sanksione.

Gjatë tensionimit të Turqisë dhe Shqipërisë për Izraelin, u akuzua Tirana se po furnizon me naftë qeverinë e Jeruzalemit, duke qenë partneri më i madh.

Ndërkaq, u fol se anijet ruse ishin çisterna, e nafta më pas ngarkohej në anijet izraelite e shkonte në Lindjen e Mesme.

Si gjithmonë, në biznese të tilla nuk ka as moral e as parime, gjithçka ndodh për interesa. Gjithçka është fasadë.

Por më e forta ndodhi këto ditët e fundit. Kur nisi ofensiva e rebelëve sirianë, dhe pas 24 orëve bombardime të avionëve rusë, Moska vendosi të braktisë mbështetjen ndaj Asadit. Dhe më e rëndësishmja është se edhe vetë forcat ushtarake të regjimit nuk bënë asnjë rezidtencë. Rebelët hynë nga veriu deri në Damask, pra në Jug, pa shkrehur asnjë pushkë.

Bashar al Assad është larguar që të premten në darkë në Rusi, me një avion të posaçëm nga aeoroporti i Latakias në Mesdhe.

Ikja e tij, tërheqja e Rusëve dhe ndalimi i rezistencës kanë mjaft shkaqe politike, gjeopolitike dhe operative. Por fakt është që të premten, Asad refuzoi negociatat me Erdogan, ose të paktën kështu u deklarua nga Presidenti turk.

Ndërkaq, mediat Perëndimore theksojnë se një nga interlokutorët, që janë shumë, por që janë më të rëndësishëm janë Emiratet e Bashkuara. Por në lojën e kontakteve, kanë hyrë edhe vende të tjera.

Në kufirin turk me Sirinë, kanë qenë krerët e disa shërbimeve sekrete prej kohësh. Ku nuk ka munguar sherbimi turk, Mosadi izraelit, por edhe krerë të shërbimeve të vendeve që kanë pjesëtarë në milicitë anti-Asad.

Shqipëria është një nga këto, e kjo bëhet e ditur me bujë nga mediat turke, të nxitura nga MIT i Ibrahim Kallenit. Por që në Shqipëri gjithçka është mbajtur mister, as i pohon, e as i mohon njeri./Pamfleti

loja misterioze e shqipërisë konflikti sirian anejet ruse

Lini një Përgjigje