Shqiptarët nuk i kushtojnë më vëmendje fjalimeve të Edi Ramës, sepse çdo shfaqje e tij perceptohet si përsëritje e të njëjtit mashtrim që nuk bind më askënd...
Edi Rama nuk prodhon më interes publik sepse figura e tij nuk mbart më energji politike. Vitet e fundit e shndërruan kryeministrin në një strukturë të rraskapitur, pa ide dhe pa aftësi për të imponuar ritëm. Publiku nuk gjen kuriozitet, sepse çdo veprim i tij pasqyron një rutinë të lodhur propagande. Shqiptarët nuk e shohin më si njeri që ndryshon ngjarjet, por si njeri që i ndjek ato pa fuqi për t’i kontrolluar.
Njerëzit nuk reagojnë më ndaj emrit të Edi Ramës, sepse e njohin modelin e sjelljes, e njohin stilin e qeverisjes dhe e njohin strukturën që qëndron pas çdo debati. Çdo javë prodhonte një krizë të re dhe kjo e shndërroi figurën e kryeministrit në rutinë. Publiku nuk sheh më surprizë dhe nuk sheh më energji për të analizuar një cikël që përsërit veten.
Fitorja me 82 mandate solli momentin e kthesës. Ky rezultat e vendosi kryeministrin para një përgjegjësie të re. Çdo vendim mori peshë më të madhe. Raporti me Shtetet e Bashkuara hyri në një fazë të brishtë dhe sinjalet e ftohjes krijuan presion të ri politik. Mandati me 74 deputetë e lejonte qeverinë të lëvizte më lirshëm dhe të kishte alibi. Mandati me 82 deputetë e zhveshi këtë liri dhe shndërroi qeverisjen e Edi Ramës në një pikë të vetme përgjegjësie.
Shqiptarët janë lodhur nga Edi Rama në një mënyrë që nuk kërkon analiza të thella, sepse realiteti shfaqet përditë në ekranet e njerëzve. Sapo shfaqet në televizion, në një live në Facebook, në një reels në Instagram apo në një deklaratë të rastësishme, qytetarët e ndërrojnë kanalin me një refleks të menjëhershëm, e mbyllin videon pa e dëgjuar deri në fund dhe kalojnë tek përmbajtja tjetër, sepse e dinë saktësisht se çfarë do të dëgjojnë. E dinë se fjalët nuk kanë më peshë, se premtimet janë thjesht zhurmë dhe se çdo shpjegim nis me një mohim të realitetit dhe përfundon me një justifikim që nuk bind më askënd. Në këtë klimë lodhjeje, publiku nuk kërkon më informacion nga kryeministri, nuk pret më sqarim dhe nuk reagon, sepse e ka humbur çdo ndjenjë serioziteti ndaj çdo fjale që del prej tij.
Kjo lodhje u kthye në një fenomen të qartë kulturor, sepse mënyra se si njerëzit e përshëndesin daljen e tij në ekrane tregon më shumë se çdo sondazh apo analizë politike. Shumë qytetarë, sapo e shohin të shfaqet përpara kamerave, mund të thonë instiktivisht: 'doli ky Palloshi i gjatë', dhe pa humbur kohë e lënë menjëherë transmetimin.
Kjo shprehje nuk është thjesht tallje, por një mënyrë e drejtpërdrejtë për të shprehur neverinë dhe mosbesimin ndaj një njeriu që nuk komunikon më me publikun, sepse publikun e ka humbur me kohë. Ky refleks ka hyrë në bisedat e përditshme, në reagimet spontane dhe në mënyrën se si shoqëria e lexon tashmë figurën e kryeministrit, jo si një njeri që drejton vendin, por si një figurë e konsumuar që nuk merret seriozisht.
Për këto arsye, Edi Rama nuk përben më lajm. Nuk krijon më interes, nuk gjeneron më debat dhe nuk ngjall asnjë shpresë, sepse shoqëria ka mbyllur kapitullin e tij shumë përpara se ai ta kuptonte.../Pamfleti
Ramë, ti dhe struktura jote që të mbështet, por edhe që mbështetesh, tashmë janë nën hetimet e Eurojust dhe DEA. Durrësi është drejt rrëzimit, Elbasanit ju sekuestruan pasuritë dhe hallkat që kishin në Europë u janë ndërprerë. Shkodra është mënjanuar se e keni përfolur mjaftueshëm për keq. Tirana duket si Wild West, se te Panto tashmë vijnë vërdallë vetëm kamarierët. Shoku yt i ngushtë po kapitulon. Me çfarë do t’i mbash të gjithë këta? Me Prodon, që e keni mbytur në urdhërat tuaja dhe s’di nga t’ja mbajë? S’keni më njerëz që t’i bien gjoksit për ju, se s’keni më struktura. Jeni në prag kapitullimi të gjithë, nga fasada që kishit krijuar, deri te këto klane prej rëre që u ngritën për shkakun tënde dhe gysit.
Sigurisht që nuk ja vlen ta ndjekësh!!