Editorial19 Maj 2023, 10:04

Pse Ramës i intereson ta pranojë fitoren si ndëshkim dhe Berishës e Metës, disfatën si triumf

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Pse Ramës i intereson ta pranojë fitoren si ndëshkim dhe
Berisha, Meta dhe Rama

Me Sali Berishën dhe Ilir Metën në drejtim të opozitës, është e përjashtuar mundësia e rotacionit politik në Shqipëri...

Përleshja me Amerikën është po aq e ashpër, sa në “Foltore” të Opozitës edhe në nevojtore të Qeverisë. Bablokut i janë zbutur bateritë e antiamerikanizmit e fshihet skutave mos ta kapin survejuesit. As i mbajnë karikim, as gjen spinë ku fut prizën. Saliut dhe Ilirit u ka këputur fijet përcjellëse ambasadorja Yuri Kim, se kanë ngelur debitorë me orientimin dhe ç’orientimin e mafies që ka tejkaluar limitet hyrëse dhe dalëse të pasurive, lirive dhe të drejtave njerëzore të shqiptarëve, tashmë të zëmëruar, aq sa kupa e durimit mund të derdhet, në mes të fshatit.

Edhe Taulant Ballës, Olta Xhaçkës, Lali Erit, Belinda Ballukut e shumë bosëve të tjerë, jo vetëm ua kanë lënë telat pa fazë e po ju rrëshqasin këmbët si balerinëve në akull, por edhe u kanë qethur balluket e ngjajnë me delet e Foltores. Për këto shtazë, e mprehu penën Gjergj Fishta kur këndoi “Gjysa e dheut/ si bagëtia e Ndreut”, sapo ambasadorja Yuri Kim vendosi ti përbuzë, t’u rrijë ftohtë e t’u mbyllë shtegun e vathës ku janë.

Se është dobësuar energjia antiamerikane, Edi Ramës i intereson ta pranojë fitoren si ndëshkim, kurse Sali Berishës dhe Ilir Metës, disfatën si triumf.

Me Sali Berishën dhe Ilir Metën në drejtim të opozitës, është e përjashtuar mundësia e rotacionit politik në Shqipëri. Ky model sistemi, legjitimon denatyrimin e favorizimit si shërbim, për të privuar me sukses çdo qasje drejt interesit dhe efektivitetit, në ushtrim të tekstit specifik, vullnetit përmes votës.

Votimi ende ngelet falsitet.

Çorientimi i opozitës, është kushti i parë që antiamerikanët të mos jenë të përjashtuar nga kondicionet minimale administrative për veprimtari gjoja të pranuara nga sovrani.

Ushtria e vogël e Saliut “Bashkë Fitojmë” ka suport politik, ligjor dhe ekonomik të lexueshëm nga “Rilindja” e Bablokut.

Paligjshmëria me motive patriotike, në sensin ku vrapohet për nga hapësirat, ku është vështirë të mos i akuzosh se po mbyllin rrugët e integrimit e ndrydhin e shtrydhin vullnetet, nuk ka synime të pengohet. Kështu i bie që gjithë hajdutët të kenë një qëllim. Ata e dinë se me “Bashkë Fitojmë”, të gjithë fitojnë energji antiamerikane./Pamfleti

berisha meta rama fitorja si ndëshkim disfata si triumf