Procesi i seleksionimit të mbeturinave në plastikë, kartonë, qelq, metale, letra e ku di unë çfarë tjetër, ngjan i pamundur deri në momentin që të kemi djegës për plehrat politikanë, zyrtarë, sekserë, që qelbin më shumë se këto të rrugës...
SPAK-u me hundë të bllokuara nga era e keqe e mbeturinave, nuk është fajtor që nisi pastrimin nga “koshat” e parë që takoi në rrugë. Udha për tek pirgu i madh që sa më shumë i afrohesh, më fort qelb, ngushton mundësitë drejt “kazanit” ku Babloku shpik pikë-pikë bezdinë që i shkakton drejtësia, tashmë e pashmangshme.
Aq rëndë është SPAK-u, sa e ka zënë paraliza në nervin e nuhatjes. S’ka ndjeshmëri për asgjë, as për plehrat që kanë qelbur gati tërë qeverinë, as për grumbujt me dollarë të Shkëlzen Berishës, Olsi Ramës e shumë të tjerëve, as për floririn e Ilir Metës apo edhe hashashit që bie erë edhe nga vilat luksoze të Gjirit të Lalzit e Kodrës së Diellit. Madje, edhe erën e rëndë të barotit të plumbave të Fatmir Mediut e ngatërron me atë të koshave me plehra, ku Monika Kryemadhi “qante” para kamerave se Erion Veliaj nuk ja “varrosi” me nderime një plasmas të verdhë, por ja dogji në Sharrë.
Kështu janë këto punë.
Sharrëtarët hundë derra të politikës ndihen mirë, sa kohë nëpër plehra gjejnë ushqimin e përditshëm.
Në fillim të rrugës, me kafshatë në gojë, u kapën në një shportë ndyrësirash tre ministra të Edi Ramës, deputetë, krye bashkiakë e zyrtarë të lartë. SPAK-u nuk eci më tej, se ishin shumë dhe me vete kishin edhe dashnore e pastruese.
Kur një pastruese kapet me gjysmë milioni euro, veç tjerave që ka fshehur, po ç’bëhet andej lart, prandaj me mend në kokë SPAK, avash-avash, se murit me kokë nuk i bihet.
Pastrimi nga plehrat nuk është aq i lehtë.
Procesi i seleksionimit të mbeturinave në plastikë, kartonë, qelq, metale, letra e ku di unë çfarë tjetër, ngjan i pamundur deri në momentin që të kemi djegës për plehrat politikanë, zyrtarë, sekserë, që qelbin më shumë se këto të rrugës.
Por të shohim ç’do të ndodhë, pasi deri sot, megjithëse na duhen djegës për plehrat e politikës, SPAK-u po pastron koshin e plehrave të Monikës!/Pamfleti
Lini një Përgjigje