Autostrada Adriatiko-Joniane nuk është thjesht një projekt rrugor. Ajo është pjesë e një përplasjeje të heshtur mes SHBA-së dhe Kinës për kontrollin strategjik të Ballkanit Perëndimor; dhe Shqipëria ndodhet në vijën e parë të kësaj gare...
Në Ballkanin Perëndimor, rrugët nuk ndërtohen më vetëm për makina. Ato ndërtohen për ndikim, orientim gjeopolitik dhe kontroll afatgjatë. Autostrada Adriatiko-Joniane është shembulli më i qartë se si infrastruktura po shndërrohet në armë strategjike në rivalitetin mes fuqive të mëdha.
Sipas analizës së Vijesti.me, ky korridor është “i vizatuar për amerikanët”, jo rastësisht. Ai krijon një bosht veri–jug përgjatë bregdetit Adriatik–Jon, duke lidhur vende anëtare të NATO-s ose kandidatë për BE, dhe duke anashkaluar zonat ku Kina dhe Rusia kanë investuar fort vitet e fundit.
Në këtë sfond, Amerika e sheh Adriatiko-Jonianen si pjesë të arkitekturës së re të sigurisë dhe lëvizshmërisë euroatlantike. Nuk bëhet fjalë vetëm për tregti dhe turizëm, por për transport strategjik, logjistikë ushtarake dhe energji, në përputhje me nevojat e NATO-s.
Në anën tjetër të shahut gjeopolitik qëndron Kina, e cila prej një dekade ka hyrë në Ballkan përmes projekteve të mëdha infrastrukturore nën ombrellën e nismës Belt and Road Initiative. Autostrada famëkeqe Bar–Boljare në Mal të Zi, e ndërtuar me kredi kineze, është kthyer në paralajmërim rajonal për rreziqet e varësisë financiare dhe politike nga Pekini.
Pikërisht këtu ndryshon qasja amerikane. Ndryshe nga Kina, SHBA nuk ofron kredi të rënda shtetërore, por dizajnon korridore strategjike, lë hapësirë për financime perëndimore dhe synon të mbajë rajonin të ankoruar fort në orbitën euroatlantike. Adriatiko-Joniania është përgjigjja e Uashingtonit ndaj “rrugëve kineze”.
Shqipëria, terren kyç i përplasjes
Për Shqipërinë, kjo autostradë është një shpatë me dy tehe. Nga njëra anë, ajo forcon pozitën e vendit si partner i besueshëm i Perëndimit, duke e vendosur Tiranën në qendër të një korridori strategjik rajonal.
Nga ana tjetër, rreziku është i qartë: të kthehet thjesht në territor tranziti, pa përfitime reale zhvillimore për ekonominë vendase.
Ndryshe nga Mali i Zi, ku debati për borxhin kinez ka qenë publik dhe i dhimbshëm; në Shqipëri mungon pothuajse çdo diskutim serioz mbi kostot reale, modelet e financimit dhe kontrollin publik të projekteve të tilla. Vendimet merren lart, komunikimi bëhet në gjuhë propagandistike dhe transparenca mbetet minimale.
Në këtë lojë mes SHBA-së dhe Kinës, Shqipëria ka zgjedhur qartë anën perëndimore. Por zgjedhja e aleatit nuk mjafton. Sfida reale është të mos humbasë sovranitetin ekonomik, qoftë përmes borxheve lindore, qoftë përmes projekteve perëndimore që nuk i shërbejnë drejtpërdrejt zhvillimit kombëtar.
Autostrada Adriatiko-Joniane, pra, nuk është vetëm një rrugë.
Ajo është testi i radhës për aftësinë e Shqipërisë për të balancuar interesat gjeopolitike me nevojat reale të qytetarëve të saj.
Sepse në Ballkanin e sotëm, kush kontrollon korridoret, kontrollon orientimin e vendeve. Dhe pyetja mbetet e hapur: a do ta përdorë Shqipëria këtë korridor për zhvillim, apo do të përdoret prej tij?/Pamfleti
With heavy pain I have to say that Albania doesn’t exists anymore. What is gone is gone. It’s sold totally and the last will be the graves of our ancestors and parents.
Shqiperi eshte shitur e blere disa here ne histori. Kete pune kane pasur klasat sunduese e politike ne Shqiperi. E prape se prape Shqiperia ka mbijetuar. Ndaj duroje dhimbjen se nuk eshte aq keq sa e mendon ti. Dhe po te ishe kaq patriot sa hiqesh jetoje ne vendin tend dhe komentet i beje ne gjuhen tende. Njerezit si puna jote qe sapo emigrojne harrojne shqipen jane ata qe na japin dhimbje, sepse kontribojne ne zhdukjen e identitetit shqiptar. Rri atje ku je shijo pastrimin e driveway nga bora e na i le ne tjerve hallet e Shqiperise.
Në lidhje me Autostradën AD-Jon dua të them se;Shqipëria këto 35 vjet ,l ka humbur të gjitha dhe s'ka cfar humbet MË..Kjo klasë politike vrastare dhe e pa përgjegjshme nga të gjitha pikpamjet e ka humb shancin për zhvillim strategjik,Sovranitetin ekonomik,Sov teritorjal e të sigurisë,Pamvarsin,Lirinë dhe mëkeq boshatisen e vendit e syrgjynosur.e Popullit.Prandaj në kto kushte ne s'kemi cfar humbasim Ka humb përfundimisht besimi dhe shpresa popullore tek lakejtdhe tëpabesët politikan e pushtet arët tani të fëlliqur.Dknit Evrop o të pa bes,ja ku e lini,Por BJ jeni shum të vegjl për një Port të madhe kur u mungon dhe vizioni e intelekti,cfar duheni këtij vendi të zhveshur e braktisur Mir tani ky Vend,u duhet vetëm për MERA për bagëtinë e kafshët,Se sa për pun dijeni Rrobot që nuk do t'i blini dot o të pa bes e moral,mallkuar qofshi pizeven politikan e pushtetar anti shqiptar.
Shkrim ekselent. Ju falenderoj. Perputhet plotesisht me pikepamjet dhe studimet e mia.
Shkrim ekselent, perputhet plotesisht me pikepamjet dhe studimet e mia.
Qytetaret nuk kane pergjigje..por pyetje... A do ta perdore Shqiperia kete korridor ..apo do perdoret prej tij ??