
Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme dhe ka ndryshuar çmimin e karburanteve në tregun tonë.
Në mbledhjen e sotme të Bordit u vendos që nafta të shitet me 189 lekë/litri nga 193 lekë/litri që ishte, ndërsa benzina do të shitet me 186 lekë/litri nga 190 lekë/litri që ishte. Gjithashtu dhe gazi ka pësuar ndryshim dhe do të shitet me 76 lekë/litri nga 80 lekë/litri që ishte.
Çmimet e vendosura:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 76 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 64 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 95 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 14 Mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.