Ekonomi23 Mars 2023, 17:13

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Shkruar nga Pamfleti

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, rriten nafta

Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur të ndryshojë sërish çmimet e karburanteve në tregun tonë.

Në mbledhjen e sotme Bordi vendosi që çmimi i naftës të rritet me 5 lekë, nga 182 lekë/litri që ishte në vendimin e fundit, tashmë do të shitet me 187lekë/ litri. Benzina është rritur me 3 lekë, nga 180 lekë/litri që ishte në vendimin e fundit, do të shitet me 185 lekë/ litri Ndërkohë çmimi i gazit mbetet e pandryshueshëm, 75 lekë/litri.

Lista e çmimeve:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 93 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 23 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

bordi nafta benzina