TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 8 Prill 2023, 20:51

Ekonomisti: Vendimi për Becchettin ditë e zezë për Shqipërinë, do paguhen 130 mln euro në total!

Shkruar nga Pamfleti
Ekonomisti: Vendimi për Becchettin ditë e zezë për
Ekonomisti Pano Soko dhe kryeminsitri Edi Rama

Ekonomisti Pano Soko ka komentuar vendimin e Arbitrazhit, ku shteti shqiptar duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit Francesco Becchetti.

Soko tha se dita kur u dha vendimi është një ditë e zezë për Shqipërinë, se pavarësisht kohës ato para do të paguhen një ditë.

Ai i cilësoi si të papërgjegjshme deklaratat e kryeministrit Rama se Shqipëria mund të dalë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit.

"Është një ditë e zezë për Shqipërinë, bëhet fjalë për rreth 130 mln euro në total për të cilën është ndëshkuar shteti shqiptar. Deklrata e kryeministrit është e papërgjegjshme pasi pvarësisht se çfarë do të bëjmë ne në të ardhmen, ky vendim është marrë kur ne kemi qenë pjesë e Arbitrazhit dhe kemi aderuar në të. Pavarësisht sa e mundur është që ne të dalim në të ardhmen sepse këto janë marrëveshje, por këto do paguhen njëherë se vendimi është marrë kur ne kemi qenë pjesë e saj.

Deklarata është e papërgjegjshme komplet, çfarë do bëjmë ne, do ikim nga ky krahu këtej dhe do rikthehemi në Traktatin e Varshavës, pasi ka filluar dhe organizohet dhe ky krahu tjetër.", tha ai  i ftuar në emisionin “Review”.

Pasi humbi betejën në Arbitrazh për çështjen Becchettti, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje daljen e Shqipërisë nga juridiksioni i kësaj gjykate.

Rama reagoi pas mbledhjes së qeverisë në lidhje me humbjen e gjyqit në Arbitrazh që e detyron Shqipërinë të paguajë një gjobë prej 110 mln eurosh. Ai u shpreh se shqiptarët duhet të revoltohen nga ky vendim skandaloz, ndërsa shtoi se po shikojnë mundësinë e daljes së nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit.

 

vendimi për becchettin shqipëria

Lini një Përgjigje