TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 1 Dhjetor 2025, 13:40

Jo më pak se 80 mijë lekë në sektorin e ndërtimit, tatimet publikojnë pagat orientuese (Tabela)

Shkruar nga Pamfleti
Jo më pak se 80 mijë lekë në sektorin e ndërtimit,
Tatimet publikojnë pagat orientuese

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar sot pagat indikative (orientuese) për sektorin e ndërtimit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, u bëhet apel tatimpaguesve që të sigurojnë deklarimin korrekt të pagave, për të shmangur kontrollet e thelluara dhe masat administrative që parashikon ligji.

“Në kuadër të planit sektorial të ndërtimit dhe për të luftuar informalitetin në pagat e punonjësve, fokusi i Administratës Tatimore nga dhjetori 2025 e në vijim do të jetë ndërtimi, kryesisht në: Subjektet që deklarojnë paga më të ulëta se pagat indikative të publikuara nga Tatimet dhe subjektet kur ndryshimi i profesionit përdoret për të ulur artificialisht nivelin e pages”, bën me dije Drejtoria, krahas një tabele ku radhiten profesionet në këtë sektor paralelisht me pagën që duhet të marrin.

Ajo që vihet re në këtë tabelë është se nuk ka pagë poshtë 80 mijë lekëve në këtë sektor, me një përjashtim të sanitarit për të cilin parashikohen jo më pak se 60 mijë lekë pagë.

“Çdo deklarim nën pagën indikative, e kategorizon tatimpaguesin deklarues si subjekt me risk”, paralajmëron Drejtoria e Tatimeve.

Zhvillimi i sektorit të ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet ka nxitur shtimin e punësimeve në dekadën e fundit. Deri në muajin qershor 2025 në këtë sektor janë të punësuar rreth 63 mijë persona, ku peshën më të madhe për numrin e tyre e mban Tirana.

 

tatimet publikojnë pagat orientuese

Dokumenta bashkëngjitur

2 Komente

  1. A
    Anonim

    Eshte diskriminues fakti, qe per sanitaren vendoset paga me e ulet 60000, nuk ka asnje page 65000, 70000, 75000, por te gjithe mbi 80000, po provojeni vete te fshini e lani, se jashteqitjen tuaj pastron o te paudhe, dhe tatimore qe deri me sot jeni majmur si targamledhes ordiner.

    1. G
      Gjevalin hasan

      Po un çe e kam rrogen siper 800 ku do i marr te tjerat.

      Lini një Përgjigje