Banka Botërore e konsideroi anomali kushtin 15 vite pune me sigurime për të përfituar pension minimal, teksa rekomandoi disa reforma afatshkurta dhe afatmesme që mund të rrisin përfitimet për pensionistet dhe gjithashtu të mbajnë shpenzimet buxhetore nën kontroll.
Në dokumentin e rishikimit të Financave publike në vendin tonë Banka Botërore vlerësoi se kriteri 15 vite pune me sigurime, detyron që shumë persona me pak vite të mos kenë asnjë mbështetje financiare deri në moshën 70 vjeçare.
Sipas bankës ky kufi dekurajon pjesëmarrjen, veçanërisht për punëtorët informalë dhe emigrantët. Në të njëjtën kohë, mjaftueshmëria e pensioneve është ndër më të ulëtat në rajon, me një normë mesatare zëvendësimi prej 32 për qind të pagës kontributeve.
Nga ana tjetër rritja e pagave krijon shqetësime duke zgjeruar më tej hendekun me pensionet. Pa reforma, normat e zëvendësimit do të mbeten të ulëta dhe raporti kontribuues-përfitues (1.18 kontribuues për çdo pensionist në vitin 2022) do të pësojë rënie të mëtejshme, duke rritur presionin mbi qëndrueshmërinë fiskale, argumentoi Banka.
Shtylla e kryesore e pensioneve mund të forcohet përmes reformave afatshkurtra dhe afatmesme, duke filluar nga përmirësimet e pajtueshmërisë deri tek ndryshimet strukturore dhe reformat e integruara.
Skema suplementarë, të ulen shpenzimet
Banka Botërore sugjeroi ndryshime në skemën suplementare për ta bërë atë më të balancuar në aspektin fiskal dhe social. Ndikimet e pritshme janë kursime fiskale nga reduktimi i pensioneve suplementare dhe do të varët nga koha masa dhe grupet e përfituesve që preken.
Qeveria ka miratuar skema suplementare pensionesh për punonjësit e minierave, ushtarakë dhe së fundmi një spektër të gjerë politikanesh dhe deputetësh që marrin pagesa shumë të larta. Këto vendime kanë rritur deficitin e skemës, ndaj Banka Botërore kërkoi korrigjimin e tyre.
Masat afatshkurtra, luftë informalitetit
Banka Botërore sugjeron se në planin afatshkurtër të përfshihet promovimi i zgjatjes së jetës aktive në punë, ulja e informalitetit sidomos në zonat rurale dhe të vetë- punësuarit dhe rritja e edukimit për pensionet dhe zhvillimin e skemave të sigurimeve shoqërore për emigrantët.
Në këtë drejtim, objektivat e vendosura në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave dhe Planin e Veprimit 2024-2027 për të rritur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ndër të tjera përfshirë masat për reduktimin e punës së padeklaruar dhe nën-deklarimit të pagave reale, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për rritjen e të ardhurave nga kontributet.
Reforma afatmesme dhe afatgjata, eksplorim në shumë shtylla
Banka sugjeroi se reformat afatmesme deri afatgjata të fokusohen në heqjen e subvencioneve të kontributeve për zonat rurale, reformimin e pensioneve shtesë për punonjësit e administratës publike, përshtatjen e formulës së përfitimeve për të inkurajuar periudha më të gjata kontributesh dhe eksplorimin e një sistemi të integruar me shumë shtylla që i mbron të gjithë, duke nxitur njëkohësisht pjesëmarrjen në skemën e pensioneve.
Rekomandimet bazohen në një skenar bazë pa emigracion, por rezultatet janë shumë të ndjeshme ndaj supozimeve në lidhje me emigrimin, kthimet në vend dhe perspektivat e tregut të punës për punëtorët që qëndrojnë në Shqipëri.
Një tjetër çështje që do të përfshijë kostot fiskale është stimuj për të kontribuar më shumë. Përmes masave të ndryshimeve të planifikuara, si rritja e normës së kontributit për çdo vit dhe integrimi i një Sistemi të ri të Pensioneve.
Përfitimet e këtij sistemi mund të sjellin rritjen e kontribuimit nga punëtorët, por gjithashtu mund të krijohet një kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Sidoqoftë, një element i rëndësishëm i këtyre masave është se përmirësimi i mjaftueshme risë do të ndihmojë në plotësimin e një skeme më të qëndrueshme dhe të balancuar.
Një aspekt i rëndësishëm i reformës është gjithashtu një rritje e mundshme e pensioneve për ata individë që kanë punuar për më shumë se 15 vite dhe kanë paguar kontribute më të larta për pensionet. Kjo do të përmirësojë cilësinë e jetës për këta individë dhe do të kontribuojë në krijimin e një sistemi më të drejtë dhe më të qëndrueshëm për pensionet./Monitor
Kampunuar nga shkurti= 1974 derishlurt 2021 pastaj dola në pension pleqëriet me 47 vite punë në 04_ 01_1986 kam bërë aksident në punë esipër me proçes_ vërbal me 7 firma si pasojë e aksidentit kam humbur krahun edjathtë ( kam vetëm 15 cm krah)po të idha ndonjë vënd tjetër sa dotë u pagusha , po 10 vite punë teper ku dhkuanë me një pension qesharak perbërja familjare prej 4 vetë pa punë?
Në Shqipëri ka një pafundësi problemesh në lidhje me pensionet.Duhet të jesh i ndërgjegjshëm dhe i drejtë për t'i kuptuar e për t'i gjykuar sipas rastit.Janë një pafundësi kategorish njerëzish e brezash që duhet të përfitojnë pension për të jetuar.Në përgjithësi për çështje të ndryshme gjendet Koefiçienti i përbashkët.Edhe në këtë rast ekziston Koefiçienti i përbashkët: MINIMUMI JETIK.Si njerëz të pallogjikshëm sot e 35 vite u diskutua pensioni për ata që punuan pa kontribute,punë vullnetare apo çdo lloj pune tjetër ku i shërbehej sistemit.Shumë Dokumente me të dhëna u shkatërruan,por dihej shumë mirë se të gjithë ishin të detyruar të punonin.Kontributet e tyre ishin në Shtet.Pssuritë e Shtetit u përdorën e vazhdojnë të përdoren për investime të panevojshme e argëtime,por asnjëri nuk këmbënguli kurrë për sa e sa njerëz që kanë punuar në shi e në botë,edhe pa veshjet e mjaftueshme apo ushqimin e duhur.Kanë mbijetuar nga emigrimi,nga fëmijët e tyre që kaluan male e detet ende të parritur.Shumë prej fëmijëve të tyre nuk u kthyen më,ose janë të lodhur nga sakrificat e tepërta.Parregullsi e hatëre të pafundme për ndihma të ndryshme sociale apo për punë të lehta sipas gjendjes shëndetësore e aftësive të personave të interesuar.Në të vërtetë duket sikur sot e 35 vite kanë qënë në detyrë sharlatanë për mos të thënë kanibal.Parregullsi e padrejtësi të tilla deri në paturpësi për t'u mburrur për ato vepra të shëmtuara që kryenin.Mund të arsyetohen se nuk ka fonde të mjaftueshme për asistencë e ndihmë sociale,apo për kempe.Duke menduar ose supozuar se në detyrë kemi njerëz të aftë e të përgatitur për të orientuar popullin e për t'i shërbyer,mund të krijonin punë të përshtatshme sipas aftësive.Si në të gjithë botën mund të punohej edhe nga shtëpia sipas nivelit social e vlerave.Mund të thuhen edhe një pafundësi problemesh,por është e sigurt se do preknin një pafundësi njerëzish,do cënonin interesat e tyre.Ata që janë të ndërgjegjshëm,(po të ketë të tillë)do kërkonin falje për çdo rast e do riparonin dëmet e shkaktuara.Të tjerë që janë në detyrë ose kanë qënë jo korrekt,e sigurt se do shtonin dozën e padrejtësive e kufizimeve, apo çdo gjë tjetër që përbën Shkelje të të Drejtave Njerëzore. e.t.j..e.t.j..
Shpërblehen Parazitët e hajdutët 35 viteve të fundit, me 15 vite punë...parazitët e falsifikator(special,invalid,asistencë,minator që 12 vjeç, parazit parrla- parla letyrat e shoqërisë etj etj pafund), nga kontributet e Atyre që punuan 45-50 vjet... dhe marin lëmoshë e janë në radhë te onkollogjiku....Të pamerituarat, të gjithëve dhe të gjitha, ju bëfshin ILACE, nga ata lart deri te plehrat poshtë....Mallkuar...
Faleminderit për artikullin informues. Megjithatë do ishte super sikur të përfshinit dhe link-un për raportin e plotë të Bankës Botërore, për referencë.
Pensionet tona me 34 -4 muaj na doli 11100 lek te reja sot mezi me ka shkuar 20 moj lek te reja jemi te qaje me oi se ilacet na kushtojnë eshte shum i rendesishme pensjoni ne kete moshë mendojnë se kemi femije ne emigracion jo un nuk kam dy djem kam i kam ketu dhe kam familjet e tyre qe nuk u ngelet per femijet e tyre e jo te na japin neve keshtu t'a mirmendojne kete dreq pensjon mos te mendojnë vetem per veten e tyre edhe ne shpirt dhe vij kemi