
Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, duke hedhur një hap të rëndësishëm në përafrimin e kuadrit institucional me standardet e Bashkimit Evropian.
Projektligji i ri "Për Bankën e Shqipërisë", i publikuar për konsultim publik, përfshin për herë të parë një kapitull të veçantë që rregullon funksionimin e bankës qendrore pas anëtarësimit të vendit në Eurozonë.
Sipas projektligjit, nga dita e hyrjes në fuqi të euros si monedhë zyrtare e Republikës së Shqipërisë, euro do të zëvendësojë lekun si njësi monetare kombëtare. Banka e Shqipërisë do të marrë përgjegjësinë për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane.
Projektligji parashikon gjithashtu që Banka e Shqipërisë të përcaktojë dizajnin kombëtar të monedhave metalike euro që do të emetohen nga vendi. Ashtu si shtetet e tjera të Eurozonës, Shqipëria do të ketë një anë të përbashkët evropiane dhe një anë kombëtare në monedhat metalike, sipas standardeve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.
Përfshirja e këtyre dispozitave në legjislacion nuk nënkupton hyrjen e menjëhershme të Shqipërisë në Eurozonë, por krijon bazën ligjore për funksionimin e bankës qendrore në momentin kur vendi të plotësojë kushtet për adoptimin e monedhës së përbashkët evropiane.
Helllo ! Po kur aman se falimentuan bizneset ( import - eksport ) ????♂️
Keta tregojne barsaleta Ujku po e hante Gomarin , gomari thoshte nuk me shikon Monedha Euro ne ditet me te veshtira ne Shqiperi po shkaterron ekonomine e c do familje Shqiptare me ndikim kudo ne ekonomine Shqiptare Çfare duhet bere sot ?? Keta na tregojne çfare do behet pas 5-6 vitesh me vone katastrofe .
do te jete fundi per ekonomine shqiptare,,idiotet nuk arrijne ta kuptojne kete gje,,fundi,katastrofe.