TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi28 Prill 2025, 15:45

Më shumë shqiptarë kanë ikur sesa të huaj kanë ardhur në Shqipëri, sa shqetësuese është kjo?

Shkruar nga Pamfleti

Më shumë shqiptarë kanë ikur sesa të huaj kanë

Të huaj që vijnë në Shqipëri dhe shqiptarë që largohen jashtë vendit. Është kjo dinamika e konstatuar këtë vit, duke sinjalizuar se turizmi do të ketë sfida të forta, pavarësisht përzgjedhjes së vendit si një destinacion i rëndësishëm turistik në rajon.

Më shumë shqiptarë kanë ikur sesa të huaj kanë

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tremujorin e parë të këtij viti u futën në territorin shqiptar mbi 1.6 milionë të huaj, me rritje 5.9% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Nga një rritje edhe më e ndjeshme u karakterizuan edhe lëvizjet e shqiptarëve jashtë vendit, shumë prej të cilëve zgjedhin vendet e tjera për të pushuar.

Më shumë shqiptarë kanë ikur sesa të huaj kanë

Mbi 1.8 milionë shqiptarë dolën jashtë vendit në tremujorin e parë të këtij viti ose 7.3% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Më shumë shqiptarë kanë ikur sesa të huaj kanë

Shifrat e mësipërme tregojnë për një bilanc negativi në lëvizjen e shtetasve, element i rëndësishëm në analizimin e situatës në sektorin e turizmit. Janë mbi 257 mijë më shumë shqiptarë që kanë ikur sesa të huaj që kanë ardhur në Shqipëri./A2CNN

Lini një Përgjigje