Pas sinjaleve të para për interes në sektorin energjetik shqiptar, SHBA duket se po konkretizon vëmendjen ndaj industrisë së gazit, me vizita në terren dhe mesazhe për investime. Në sfond, dalin në pah edhe problematika dhe afera të mëparshme në vendburimin e Delvinës, duke e bërë sektorin një pikë kyçe mes interesave të huaja dhe zhvillimeve të brendshme...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë shtuar vëmendjen sa i takon industrisë energjitike shqiptare. Pak javë më parë pati shumë mister dhe dyshime mbi një vizitë të ambasadores greke në Athinë, e cila u takua me kryeministrin Edi Rama natën vonë. Sipas mediave greke, Kimberly Guilfoyle erdhi në Tiranë për të diskutuar mbi investime në fushën energjetike.
Sipas tyre, qëllimi i vizitës është mundësia e ndërtimit të një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror (FSRU) në Shqipëri. Një projekt i tillë do të kishte rëndësi për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian. Kjo gjë nuk u konfirmua as nga qeveria shqiptare dhe as nga ajo e SHBA-së.
Mirëpo sot janë dhënë sinjale të qarta se SHBA duket se po shfaq interes për të investuar në fushën e gazit. E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, së bashku me ambasadorin holandez në Tiranë, Reinout Vos, kanë vizituar Fushën e Gazit në Delvinë.
Sipas ambasadës së SHBA, Donald Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan me investime që forcojnë sigurinë energjetike globale, duke sinjalizuar se kjo zonë përbën interes për SHBA.
“Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investimet amerikane që forcojnë sigurinë energjetike globale. Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e ngarkuara me punë Nancy VanHorn dhe ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë”, thekson ambasada.

Ndërkohë, pak kohë më parë “Delvina Gas” doli në vëmendjen e medias dhe opinionit publik pas një operacioni të gjerë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Policisë së Shtetit, i cili ka zbuluar aktivitete të paligjshme në këtë vendburim.
Një nga aktorët kryesorë të këtij skandali ishte Sokol Meqemeja, i njohur ndryshe si "Koli i Salcicave". Ai ka përfituar nga ky vendburim që nga viti 2016, pasi mori të drejtat e një marrëveshjeje hidrokarbure të mbajtur nga kompania Transatlantic Albania.
Meqemeja ka ndërtuar një Termocentral (TEC) brenda territorit të kontratës hidrokarbure, por përpjekjet e tij për të mohuar ekzistencën e tij kanë ngritur dyshime të forta. Ai ka shpallur se në atë territor ka vetëm një impiant pastrimi gazi, por kjo deklaratë është në kundërshtim me faktet. TEC është një njësi që prodhon energji elektrike përmes djegies së gazit, për të cilin Meqemeja nuk ka leje dhe që është ndërtuar pa autorizim. Siç duket shumë shpejt ai do të dalë jashtë loje, sepse me gjasë do të futen fort amerikanët. /Pamfleti
Perderisa ka vjedhur e perlare Kina me tanet qyl pse te mos futen edhe Ameriqene e Euroqene. Eh, c'na ka gjetur!
Fundit Skavica HEC, fillojme Delvina?