TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi14 Nëntor 2025, 12:54

Shefja e misionit të FMN porosi qeverisë: Hiqi taksa zero për bizneset e vogla dhe modernizoni sistemin e TVSH-së!

Shkruar nga Pamfleti
Shefja e misionit të FMN porosi qeverisë: Hiqi taksa zero për
Shefja e Misionit të FMN-së në Shqipëri, Anke Weber

Shefja e Misionit të FMN-së në Shqipëri, Anke Weber tha sot se rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë që të vetëpunësuarit në vend të tatohen mbi bazën e të ardhurave personale, të hiqet taksa zero për bizneset e vogla dhe të modernizohet sistemi i TVSH-së, sipas saj duke reduktuar trajtimin preferencial dhe duke qenë në harmonizim me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Ndërsa, ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se “paketa fiskale e vitit 2026 nuk parashikon rritjen të taksave apo rritje të normës tatimore”.

“Do të rishikohen normat tatimore për 2 vjet, që janë të reduktuara ose janë të përjashtuara, që duhen të përafrohen me kërkesat e BE-së”, tha Malaj në Konferencën për Mbylljen e Misionit të FMN-së.

Po reforma e pensioneve, pse u vendos për një dhënie bonusi mujor dhe jo rritje direkte?

“Në lidhje me pensionet, siç kemi deklaruar vjet, Shqipëria po ristrukturon të gjithë skemën që të bëhet më e qëndrueshme për të garantuar pensione më të larta. Nga ana tjetër, kemi menduar të vijohet me skemën e bonuseve, një e ardhur shtesë mbi pensionet. Është vlerësuar që e ardhura shtesë të jetë në linjë me kontributin e këtyre pensionistëve”, u përgjigj ministri.

shefja e misionit të fmn porosi qeverisë

Lini një Përgjigje