
The rare story of the daughter of one of the 40 signatories of the Act of Independence, showing what was the life and past of Zihni Abas Kanina (Hamzaraj), her in-laws with the family of Ismail Bey Vlora and the multitude of other cousins, also those signatories of the document that declared the independence of Albania on November 28, 1912. When and how the blow came to the patriotic Caninjo family during the communist regime, the imprisonment of her father and how Safo Morina escaped internment with the support of Vito Kapo. She was happy that she was still alive and reached the 100th anniversary of the Albanian state, where she was able to raise a toast together with all Albanians. She had reason to feel joyful, because her father, Zihni Abaz Kanina, has his signature on the important document of Independence, which also "sealed" the history of the Albanian state.
But, beyond the festive symbolism, 83-year-old Safo Morina, did not remain only nostalgic…! Her father's role as a prominent patriotic figure and the contribution he made to the independence of the Albanian state, remain inalienable. She also chooses to talk about the difficult moments the family went through during the change of political systems. The biggest blow they received during the communist period, where Zihni Abaz Kanina, after months of investigation, ends up in Prison 313 in Tirana.
From the punishment, to the difficult life and poverty in a modest house in "Brrakë" of Tirana! How the famous Caninjote family ended up in such conditions, and the good fortune of Safo, who saved him from exile. The support of Vito Kapo and the latter's order to the Minister of Justice, to save the family from exile, and the expulsion from the capital towards Elbasan.
Ms. Safo, you are the daughter of one of the protagonists and signatories of the Act of Independence, Zihni Abaz Kanina. What can you tell us about your father, his education, his patriotic activity…?
My father was a man of broad culture. His family was one of the noblest in Vlora. His origin from Kaninjot reinforced this fact even more. Kanina of great events…! Ismail Qemali himself was from Kanina. My grandfather's name was Abas, and he was one of the people who made a notable contribution to the cause of Albania's independence. My father had studied Diplomacy in Galatasaray, Turkey, and was a connoisseur of six foreign languages.
He had extensive diplomatic activity, with a consular function in several countries around the world, such as Russia, Malta, Beirut, etc. He also participated in the general uprising of 1911. He had a rich professional education, but was also interested in art, literature, but especially archaeology.
Si delegat i Vlorës, ai mori pjesë në aktin solemn të nënshkrimit të Pavarësisë, më 28 Nëntor të 1912-s. Ç’ju tregonte babai për këtë ngjarje? Si u bënë bashkë 40 burra, që vulosën ndryshimin e madh për Shqipërinë?
Shumë vite më pas, babai na fliste me superlativa dhe mirënjohje për këtë ngjarje të madhe historike për vendin tonë. Ndaj dhe në shtëpi jemi rritur me frymën e respektit kundrejt figurave të shquara të kombit, që patën rolin e tyre të patjetërsueshëm në çlirimin e vendit dhe pavarësinë e Shqipërisë. Babai ishte delegat i Vlorës. Por, ai kishte njohje të ngushtë me Lef Nosin, Mit’hat Frashërin, ndërsa me Ismail Qemalin përpos njohjes, kishim edhe lidhje krushqie.
Ylvia, gruaja e Qemal Bej Vlorës, djalit të Ismail Qemalit, ka qenë kushërirë me tim atë. Jo vetëm raportet miqësore me gjithë nënshkruesit e tjerë të Aktit të Pavarësisë, por edhe kontributi patriotik dhe ai financiar që familja jonë ka pasur për vite të tëra për qeverinë e Vlorës, e forcoi lidhjen mes tyre. Babai ishte ndër firmëtarët më të rinj në moshë, vetëm 27 vjeç. Të gjithë ata burra u bënë bashkë në emër të idealit kombëtar.
Në dokumente njihet me mbiemrin Kanina… edhe në atë të Pavarësisë. Por, mbiemri juaj është Hamzaraj. Mund të na e sqaroni çështjen e dy mbiemrave?
Mbiemri ynë është Hamzaraj. Por babai ka preferuar që në shkresa të ndryshme, si edhe në Aktin e Pavarësisë, të përdorë mbiemrin Kanina dhe, siç ai na shpjegonte, ishte një zgjedhje personale e vetja. Duke qenë se ishte nga Kanina e Vlorës dhe ishte individ me rëndësi e përfaqësues i asaj zone, dëshironte që ngjarjet e mëdha të identifikoheshin përmes këtij mbiemri përgjithësues.
Ju keni pasur lidhje gjaku edhe me të tjerë firmëtarë të dokumentit të Pavarësisë. Cilët kanë qenë ata?
E vërtetë! Kanë qenë disa njerëz të fisit tonë, që kanë nënshkruar aktin e Pavarësisë. Mes tyre, Ferid Vokopola kushëri, Iljaz Vrioni kushëri, Qemal bej Karaosmani, Qemal bej Mullai, edhe këta kushërinj tanët. Kështu që së bashku me babain, kontributi në çështjen e rëndësishme historike të pavarësisë së Shqipërisë, bëhej edhe më i fuqishëm me rolin që patën këta kushërinj të familjes sonë në pavarësinë e vendit.
Vijmë në periudhën e ndryshimit të sistemeve politike. Vendosja e regjimit të Monarkisë dhe roli që pati babai juaj gjatë kësaj kohe. Thuhet se ai ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, në vitet e regjimit zogist… apo jo?
Nuk ka asfare të vërtetë në këtë përcaktim, të cilin e kam hasur shpesh në lexime apo edhe e kam dëgjuar nga njerëz të njohur. Thuhet se të gjithë patriotët dhe nënshkruesit e Aktit të Pavarësisë, kanë qenë antizogistë dhe nuk kishte se si ai të mbante një post ministror, duke ditur qëndrimin e tij ndaj Ahmet Zogut. Gjatë viteve të regjimit të Monarkisë, babai ishte drejtor i Përgjithshëm i Shkollës Tregtare në Vlorë, njëherësh kishte edhe aktivitet të dendur si arsimtar dhe kryesisht mësues i gjuhës frënge.
Kur jepte mësim në Shkollën Tregtare, lidhi miqësi të ngushtë me Petro Markon, dhe ky i fundit në librat e tij i ka kushtuar vlerësime figurës së tim eti dhe e cilësonte fat faktin, që merrte mësime të gjuhës frënge nga një poli-linguist, siç ishte im atë. Ndodhi që gjatë veprimtarisë së tij si arsimtar, ai i shkruan një letër Fan Nolit, ku i kërkon që përveç djemve, në këtë shkollë të kishte dhe nxënëse femra, gjë që në ato vite as mund të mendohej. Ishte një ide revolucionare për kohën.
Me vendosjen e regjimit komunist, familja juaj do të goditej. Cilat ishin akuzat për të cilat u burgos babai juaj?
Goditja ndodhi menjëherë pas çlirimit të vendit. Babain e quajtën reaksionar dhe në vitin 1951, komunistët e arrestojnë tim atë, me akuzën se i ishte bashkuar mikut të tij të vjetër Mit’hat Frashëri në Partinë e Ballit Kombëtar. Kjo bëri që babai të dilte para hetuesisë së Tiranës.
Thuajse një vit rresht ka kaluar mes torturave dhe vuajtjeve që bëheshin asokohe në hetuesi, deri në daljen e masës së dënimit. Bëri 18 muaj burg në atë 313 të Tiranës. Për shkak të sëmundjes së mushkërive prej së cilës vuante prej kohësh, gjendja e tij shëndetësore u rëndua shumë. Pak kohë më pas vdiq.
Familja juaj vuajti jo pak gjatë kësaj kohe. Si mbijetuat?
Ishte shumë e rëndë gjendja, pas burgosjes së babait. Familja jonë përfundoi në “Brrakë” të Tiranës, mes vuajtjeve, mungesës së kushteve jetike, mungesave gjithashtu ushqimore. Të mendosh që shpesh nuk kishim për të ngrënë, dhe si gjithë të tjerët përpiqeshim të gjenim ndonjë produkt përmes triskave.
Nënës nuk i jepnin punë. Ndërsa, shumë shpejt na dëbuan nga Tirana dhe na dërguan në Elbasan. Nuk ishte diçka e vogël fakti që një figurë patriotike dhe një njeri si babai, të përfundonte në ato kushte, dhe në atë skamje që na përfshiu familjarisht.
Ju i shpëtuat internimit, që në ato vite ishte i pashmangshëm sidomos kur kishe një prind në burg, apo ishte i sulmuar nga sistemi komunist. Çfarë ju shpëtoi?
Ishte njohja dhe miqësia e ngushtë që im atë kishte pasur për vite të tëra me Hysni Kapon. Përveç njohjes, babai i kishte ndihmuar financiarisht ata dhe në një farë mënyre i kthyen borxhin. Me urdhër të Vito Kapos, ministri i Drejtësisë në ato vite, Manol Konomi, një njeri i respektuar, më komunikoi vendimin se familja do të hiqej nga Tirana për t’u vendosur në Elbasan dhe atje unë do të punoja në pozicionin e sekretares së Gjykatës së këtij rrethi. Gjithçka më pas hyri në rrjedhën e normalitetit, edhe pse ato çfarë kaluam, mbeten vështirësi të paharrueshme.
Që të mos e mbyllim me pesimizëm. Si po e përjetoni këtë atmosferë festive të 100-vjetorit?
Këto ditë të bukura nëntori, që shoh gjithandej festimet nëpër Tiranë, më mbushet zemra me gëzim. Më duket, se ashtu si unë që kam një motiv të fortë, sepse im atë ka qenë një prej protagonistëve të kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike për vendin, po feston e gjithë Shqipëria.
I am happy that the appreciation of important historical figures has returned, also due to the fact that my son, Arben Morina, has been in the cultural media spotlight for several days with the special initiative of portraying the 40 signatories of the Act of Independence, including his grandfather. I feel fulfilled and spiritually full, due to the fact that I can share my personal joy with all Albanians wherever they are. / Memorie.al
Lini një Përgjigje