TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2025-06-29 15:17:00

Gara për kreun e BKH, SPAK email 7 kandidatëve të mbetur në garë: Korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”

Shkruar nga Pamfleti

Gara për kreun e BKH, SPAK email 7 kandidatëve të mbetur në

Përmes e-mailit, SPAK ka njoftuar 7 pretendentët që ngelën në garën për postin e shefit të BKH, se muaji korrik do të jetë jo vetëm i nxehtë, por edhe i ngarkuar për ta. Sipas Prokurorisë së Posaçme, brenda këtij afati ata do t’i nënshtrohen të gjitha fazave të tjera të konkurrimit.

Nga 13 kandidatë që dorëzuan dokumentacionin dhe iu nënshtruan fazës së parë të kontrollit të dokumentacionit, 6 prej tyre u skualifikuan. Ata që ngecën në filtrin e parë të komisionit të përbërë nga kryeprokurori Altin Dumani dhe Arben Kraja e Behar Dibra ishin: Astrit Halilaj, Haki Cako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinci, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni. Ndërkohë garuesit që synojnë drejtimin e BKH pritet të bëjnë vrap 2400 metra, 300 metra sprint, muskuj barku dhe pompa e më tej analizat mjekësore. Kush kualifikohet për fazën e radhës e pret eseja e zgjeruar, poligrafi, verifikimi i figurës dhe deklarimi i pasurisë.

Drejtori i BKH duhet të zgjidhet brenda 31 gushtit, kur edhe i mbaron mandati Aida Hajnajt drejtoreshës aktuale të kësaj byroje.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, në garë kanë mbetur Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta, shumica zyrtarë policie dhe hetues aktualë në SPAK./TCH

Lini një Përgjigje