TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2024-10-22 10:34:00

Një ditë pas arrestimit të Metës, Ilir Proda takim

Shkruar nga Pamfleti
Një ditë pas arrestimit të Metës, Ilir Proda takim
Kryepolici Ilir Proda dhe kreu i SPAK, Altin Dumani

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda është takuar me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.

Ilir Proda dhe Altin Dumani kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve, thuhet ne njoftimin e Policisë.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, sqaron zyra e shtypit të policisë.

Ky takim vjen një ditë pasi me urdhër të SPAK policia ekzekutoi vendimin për arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Lini një Përgjigje