TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-06-01 07:47:00

Reflections of a renowned US researcher: Why Enver Hoxha ignored the fact that Serbia took 20 thousand km² of Albanian land

Shkruar nga Pamfleti

Reflections of a renowned US researcher: Why Enver Hoxha ignored the fact that

The impetus that makes us consider the historical period between 1939 and 1945 with a broad, fundamental, generalizing and completely scientific view requires that we shed light on and then rely on historical facts not only forgotten but also deliberately distorted by historians of the dictatorship period. Therefore, we are forced to begin the analysis by first defining the basic, genuine scientific criteria regarding the use of linguistic terms without distorting their meaning, without subsequently allowing erroneous interpretations (inclined by the impetus of a political ideology character), which in turn inevitably lead to completely erroneous conclusions. 


                                                  Continued from the previous issue

At this point in addressing the problem, I think it is time for a major statement by the great thinker and one of the most prominent personalities of the Albanian Nation, who was also considered a traitor and criminal by the red propaganda, Baba Rexheb, who said and repeated: "...The monstrous crimes of the first decades, the unprincipled war against religious beliefs, as well as the rise to cults of blind obedience to the dictator's personal leadership, are the three factors destroying the morality of our nation. If the sense of morality is lost, the way is opened to all the evils of this world!"

In the light of the facts presented so far, we think of shedding light on one of the most controversial figures of the 1940s. Enver Hoxha personally and the Albanian Communist Party accused the venerable Father Anton Harapi of being a collaborator and traitor to the Fatherland. Feeling the weight of these accusations, he was tortured inhumanly and my brother Genci, (a living witness of that time in the Tirana prison), claims that with the torture of electric shocks, they had pierced one of Father Anton Harapi's eardrums, causing him to lose almost all of his hearing during the torture! And in the end, Father Anton Harapi was sentenced to death and shot!

To help the readers of these following lines, based on facts and only facts unfortunately hidden by historians of the dictatorship period, by giving them the opportunity to examine and read for themselves in archive documents the data that we are conveying to them today, a wide window is opened for them to judge with their own minds and create fundamental convictions about the distortions that have been made to our national history and that continue to be inherited to new generations, through history to this day.

We are listing a series of facts.

a – Patër Anton Harapit i propozohet të pranojë të jetë kandidat për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës. Patër Antoni nuk pranon duke e kushtëzuar mospranimin me qenien e Tij klerik.

b – I drejtohet atëbotë kërkesë, nga ana e Parlamentit Shqiptar nëpërmjet Shtetit të Vatikanit, Papës atëhershëm Piut të XII-të, (Papa Gjiovanni Pacelli). Ai e miratoi kërkesën duke lejuar që Patër Anton Harapi, t’a zinte postin shtetëror.

c – I bëhet e ditur Patër Anton Harapit, leja e dhënë nga udhëheqësi i Vatikanit dhe Ai, (Patër Antoni – shënim M.K.) parashtron kushtin e Tij: “Edhe bâ me pranue un me kênë njêni misash të Këshillit Naltë të Regjencës, duhet t’a dini se un nuk pranoj me miratue asnji vêndim Gjykate të Naltë, lidhun me vêndime dënimi me vdekje. Pra t’a dini se un nuk e vêndoj nênshkrimin t’êm, ndër aso rasa!”

d – Patër Anton Harapi, mbas pranimit të postit të lartë, nuk ka marrë asnjë rrogë që i takonte për të gjithë periudhën e qenies së Tij anëtar i atij Këshilli, dhe nga ana tjetër vazhdoi të banojë në qelën e tij tek kisha ku banonte edhe për-parandej!

Vazhdojmë tashti me disa pjesë nxjerrë nga fjala e mbajtur nga Patër Anton Harapi para Parlamentit Shqiptar dhe Qeverisë Shqiptare, me 13 janar 1944.

Parimisht Patër Antoni shtron pyetjen: “… A me anarkistë për të bâ gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombëtare. Dhe mbasi shpirti nuk m’a tha të bâj as njênën, as tjetrën, qeshë i shtrënguem të zgjedhi njênën dysh: a të bâj nji marrí tue e pranue këtë zyrë, ase të tregoj nji dobësí tue u largue. Vendova mâ mirë të bâj nji marrí: ase – sikurse thonë ata shqiptarë që duan gjoja të ruhen të pastër – desha të koprometohem. Ja arsyeja për të cilën pranova të marr pjesë n’auktoritetin shqiptar: pse nuk mujta t’a shoh Shqipnin n’anarki”!

Ose në vazhdim Patër Antonin, veç kush nuk do t’a ndigjojë  e doemos edhe nuk do t’a kuptojë sepse pohimi i tij nuk lé mëdyshje kur thotë: “…Pse, vall, komunistët veshën e ngjeshën me zellin atdhetar, kurse atyne mbi të gjitha u intereson doktrina dhe jo atdheu? Masat terroristike, mandej, vllavrasja, lidhnija e ngushtë deri në dependancë të plotë prej dorës së huej, dhe përdorimi i çdo mjeti për qëllim personal, nuk i lânë vênd dyshimit. More me kobure në gjoks nuk bâhet kush as vllá, as shoq por ja skllav, ja mizuer apo hipokrit. Gjithmonë tue rrenue, nuk ndërtohet”

Dhe Patër Antoni e mbylli fjalimin e Tij me pohimin madhor: “Sod që jemi më kufí të përmbysemi me t’egër e me të butë, në këtë përmbytje të fundit, për ne nuk do të ketë germanofila, anglofila, italofila; s’ka njerëz të djeshëm e të nesërm, sot do të jemi shqiptarë e vetëm shqiptarë, të zot të çveshemi e të harrojmë gjithshkafen, vetëm e vetëm për të shpëtue komb, shtet e popull. Urrah të bashkohemi, se mbaruem: Të prâjnë fjalët e arsyetimet. T’a  bâjmë monumentin kombëtar: bashkimin e shqiptarve”!

DISA KONSIDERATA RRETH FAKTEVE TË TRAJTUARA

– Nga që thelbi i trajtimit është caku gjuhësor “KOLABORACION” si edhe cilësori “KOLABORACIONIST”; të përdorur mbas Luftës së II-të Botërore, me nënkuptim gjithmonë fyes dhe asgjësues personaliteti ndaj personit q’e ushtroi bashkëpunimin, duhet të vendosim një emërues të përbashkët që vetë veprimet si edhe personazhet të mund të gjykohen nga konsiderata të bashkë dhe drejtë-peshuara. Me që jemi në fushën e historisë, pa hyrë fare konsiderata të mirëfillta ligjesh fizike karakteri relativistik të Einsteinit e as në ato hapësinore të Minkowskit, por duke nxjerrë mësimet e duhura nga ato ligje nuk kemi se si mos t’a marrim fillimisht parasysh konsideratën e parë dhe themelore së cilës, nuk i shmangen dot as shkenca historike sipas së cilës:

LIDHUR ME ҪDO  NGJARJE, KOORDINATAT HAPËSINORE EDHE ATO KOHORE, JANË TË LIDHURA MES TYRE NË VARTËSI TË ҪVENDOSJES SË VROJTUESIT.

Prandaj si pasojë, për të qenë né sa më objektivë në gjykimin e ngjarjeve, duhet të zhvendosemi në kohë dhe t’i shikojmë e doemos edhe t’i gjykojmë zhvillimet historike nga shkalla e njohjes e atëhershme kur zhvilloheshin ngjarjet që marrim në kundrim. Kjo nënkupton të shmanget pikërisht faktori OPORTUNIZËM POLITIK, (i trajtuar për-parandej tek u trajtuan “përkufizimet”) Kjo e para si edhe më e rëndësishmja.

Kusht i dytë i pakontestueshëm është nevoja e të gjykuarit të fakteve, mbasi të jenë mbledhur sa më shumë dokumenta kohore si edhe dëshmi rreth ngjarjeve që merren në kundrim. Pikërisht nisur nga këto parakushte, mbështetur në të gjitha faktet si edhe dokumentet e parashtruar deri më tashti, ku ne u munduam të sjellim fakte që përgjatë periudhës diktaturës, ose kanë qenë fshehur krejtësisht, ose shpërfytyruar dukshëm sipas orientimeve ideologjike komuniste, do të mundohemi të nxjerrim përfundime sa më të drejtpeshuara, që të vërtetat historike të thuhen e pastaj t’u trashëgohen brezave pasues ashtu si kanë qenë.

Të gjitha faktet e paraqitura deri më tashti, për vetë mundësinë praktike me morën’ e mundësive që arkivat e hapura paraqesin sot duke mos i a penguar qëmtimin e dokumenteve asnjë studiuesi, janë thjeshtë orientuese në kuadrin e kësaj analize. Kjo ësht’ e qartë. Nga ana tjetër duhet patur parasysh se pikësynimi është t’i bëhet e qartë publikut të gjerë se si kolaboracioni i kryer dhe ushtruar nga atdhetarët, intelektualë paçin qenë ose jo, të emërtuar Nacionalistë Shqiptarë, me Italinë Fashiste ose Gjermaninë Naziste, në kushtet e pranísë së këmbës ushtarit të huaj në tokën tonë, KA QENË KOLABORACION PËRGJITHËSISHT NË TË MIRË TË SHQIPËRISË.

Kurse kolaboracioni komunist fillimisht me Jugosllavinë, në vazhdim me Bashkimin Sovjetik e së fundi me Kinën, pa qenë Shqipëria e shkelur nga këmba e ushtarit të huaj, kanë qenë kolaboracione me NËNSHTRIM TOTAL INTERESASH SHQIPTARE NDAJ TË HUAJVE dhe fatkeqësisht me përfitim interesash egoistike thjeshtë PERSONALE të Enver Hoxhës!  Kjo e përgjithshmja. Vazhdojmë më tutje. Një tregues tejet kuptimplotë objektiv për lexuesin e këtyre radhëve mendoj, se e përbën paraqitja krahasuese e dy fakteve kohore me të dhëna statistikore:

Qeveritë Shqiptare mbas 7 prillit 1939 deri ditën e vendosjes së diktaturës komuniste, kanë qenë shtatë pra, me një kohëzgjatje mesatare në pushtet prej më pak se një vit. Kurse Enver Hoxha qëndroi kryetar i Këshillit të Ministrave përgjatë dhjetë viteve në vazhdim, (23 tetor 1944, deri më 19 korrik 1954, duke patur edhe postin e Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të P.P.Sh.-së), e pastaj edhe për tridhjetë vite të tjera ka vazhduar si Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të P.P.Sh.-së, pra udhëheqës absolut i vendit. Natyrshëm vjen në mëndje përfundimi logjik, se sado vetëqendërzues të kenë qenë shtatë kryeministrat e periudhës pushtimit dhe sado etje për pushtet të kenë patur ata, vetë kohëzgjatja e tyre në krye të shtetit, nuk u a lejonte zbatimin e planeve sado egoistike të kenë qenë ata.

Kurse për Enver Hoxhën, i cili qëndroi në krye të shtetit për pothuajse plot 40 vite, asnjë studiues, sado mirëdashës të dojë të jetë ndaj tij, nuk mundet t’a mjegullojë atë etje të tijën të pashembulltë për pushtet! Të ishte me kaq, do të kishte qenë mirë. Mirëpo egoizmi i tij i skajshëm, nuk kishte se si t’ia hapte rrugën atij, mos të ishte i mbështetur edhe nga paranoja e tij, e cila e bëri që veç kundërshtarëve politikë, i mbështetur edhe nga shpirti i tij gjakësor, të zhdukte në masën mbi 50% edhe bashkëpunëtorët më t’afërt si dhe mbështetësit e tij verbërisht besnikë ndaj tij!

Këto qenë edhe arsyet që i a blatuan nderin të zinte vendin e merituar në mesin e “NJËQIND’E NJË PËRBINDËSHAVE TË HISTORISË BOTËRORE” (Vepër e historianit britanik, Simon Sebag Montefiore), ku 101 figurat e përzgjedhura nga historia botërore janë qëmtuar e përzgjedhur përgjatë një laku kohor 3.000 vjeçar!

Si kohëzgjatje të qëni pushtet – mbajtës absolut, Enver Hoxha ndaj tiranëve të tjerë, trajtuar nga autori në librin e lartpërmendur, pa u larguar nga rrethi i më të njohurve nga ana e lexuesit, radhitet si vijon:

Enver Hoxha …..39 vite udhëheqës absolut.

Josif Stalini ………………………29

Mao Ce Duni……………………….. 26

Adolf Hitleri ………………………12          

Benito Mussolini ………………….. 12

Vladimir Lenini ……………………..7

Sa për t’i a sqaruar lexuesit kuadrin e të përzgjedhurve në librin e sipër përmendur, po ju kujtojmë se në listën e këtyre personazheve që autori trajton, e fillon që nga Attila i Hunëve dhe vazhdon me Adolf Hitlerin, ç’prej Lucrezia Borgia-s e tek Ivani i Tmerrshëm, nga Josif Stalini tek Saddam Husejni, nga perandori i par’i Kinës e tek Mao Ce Duni dhe cilësorët me të cilët i shquan këta udhëheqës kriminalë janë: TIRANË DHE DIKTATORË, KANIBALË DHE VRASËS SERIALË, TORTURUES DHE PSIKOPATË, UDHËHEQËS USHTARAKË DHE PUSHTUES, TË PËRDALA DHE TRADHTARË!

Pa dalë nga tema, nuk mundem të mos e zë në gojë edhe një fakt. Kur Nikita Hrushovi në fjalën e tij drejtuar Kongresit të XXII-të të Bashkimit Sovjetik, në tetorin e vitit 1961, duke theksuar se tashmë udhëheqësit e Shqipërisë Enver Hoxha me shokë duhet t’u a linin vendet drejtuesve të rinj të partisë dhe shtetit, as e përfytyronte dot se synimet egoiste madhore të Enver Hoxhës do t’a mbanin atë në krye të Shqipërisë edhe për 19 vite të ardhshme! E atij gjithashtu as i shkonte dot ndërmend se si vetë do të shkarkohej në vitin 1964 si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste (bolshevike) të Bashkimit Sovjetik!

E KALUARA HISTORIKE, KURRË NË HARRESË

Sa herë drejtues vendesh të ndryshëm nuk e kanë përfillur të kaluarën historike, vendet e tyre i kanë paguar shtrenjtë këto mospërfillje nga ana e udhëheqësve të tyre. Po kujtojmë disa momente kyçe nga historia e popullit tonë. Pa shkuar më thellë në kohë, u rikthehemi 20 viteve të fundit të shekullit XIX-të. Kombi i ynë ose më saktë, popullata shqiptare, vazhdonte të ishte e shpërndarë në gjithë gadishullin Ballkanik doemos inkuadruar brenda Perandorisë Osmane.

Më 1875 – 76 shpërthyen kryengritjet sllave për pavarësi. Turqia ishte gati të ndërhynte. Kurse Anglia provokoi Protokollin e Londrës. Kush përfitoi më shumë? Bullgaria, së cilës i u dhanë me përparësi toka turke (por banuar kryesisht nga popullsi shqiptare dhe jo turke). Të pakënaqur, Sërbia, Mali i Zi, si edhe Rusia që i ndihmonte këta, i ranë Turqisë dhe rrufeshëm e thyen. Ҫ’lindi nga ato rrethana? Traktati i emërtuar i Shën Stefanit (3 mars 1878) që fituesve u dha edhe më toka turke, (të gjitha populluar nga shqiptarë)! Ҫ’i thonë kësaj? Zemërgjerësi sllave me nëpërkëmbje totale të interesave të drejta shqiptare!

I vinte ndokujt keq se nëpërkëmbeshin kaq egër dhe padrejtësisht interesat e kombit tonë? Aspak. Po pse atëbotë  e shfuqizuan traktatin e Shën Stefanit dhe Bismarku organizoi më 13 qershor 1878 thirrjen e Kongresit të Berlinit? Sepse donin  të ulej pa një e pa dy ndikimi i Rusisë në Ballkan! Kjo e gjitha. Përfundimi i pakëndshëm qé se shqiptarët sërishmi u ngushtuan territorialisht duke mbetur prap pré e Turqisë së zvogëluar për vete.

Përgjatë atyre dhjetëvjeçarëve, Fuqit’e Mëdha bënin sehir duarkryq shitjen e interesave shqiptare, për hir të barazpeshës ndërkombëtare, në viset ballkanike! Për t’a ndriçuar këtë fakt, mbas shpalljes së pavarësisë Shqipërisë, Konferenca e Londrës e ambasadorëve, (21 dhjetor 1912 – 23 mars 1913)  periudha më kuptimzez’e asaj konference për shqiptarët), qé ajo që u dha  sllavëve troje të banuar vetëm nga shqiptarë!

E sa për t’a nënvizuar këtë SKANDAL, t’a mësojë lexuesi se vetëm Serbia mori 20.000 km/katror troje shqiptare, (kur e gjithë Shqipëria sot numëron 28.748 km/katror!? Edhe me Greqinë po i njëjti kuadër. Në territorin e Ҫamërisë u masakruan, u vranë, u dhunuan dhe u depërtuan nga 55,000 banorë 400.000 prej tyre (shqiptarë autoktonë) vetëm e vetëm për hir të 80.000 grekëve!

Ministri i Jashtëm i Anglisë, Sir Edward Grey në ato rrethana pohonte: “…Objektivi kryesor i konferencës, ruajtja e marrëveshjes dhe mirëkuptimit mes Fuqive të Mëdha, u arrit …”! Ndërsa historia provoi se ajo, me gjithë nëpërkëmbjen që u bëri interesave shqiptare, nuk i a arriti fare baraspeshës që gjoja kishte si pikësynim. Ҫ’e provon këtë pohim? Vetë shpërthimi i Luftës së I-rë Botërore!

Pra, Konferenca e Londrës vetëm se ballafaqoi e kundërvuri projektet kolonialiste serbo – greke ndaj projektit etnik shqiptar. Veç Austro – Hungarisë, interesa kundra-ruse të së cilës bënë që ajo t’i mbështeste interesat shqiptare, askush tjetër nuk i mbronte sepse interesat e fqinjëve tonë territorialë mbështeteshin nga Rusia!

Me pak fjalë, historikisht asnjë prej shteteve të mëdha nuk i ka mbrojtur interesat e të vegjëlve po të mos u përputheshin ato interesave të tyre, Kjo edhe përgjatë shekullit të shkuar. Përfundimi? Mbas Luftës II-të Botërore Bashkimi Sovjetik as që e kishte në llogari Shqipërinë dhe marrëdhëniet me ne, deri në 28 qershorin e 1948, kalonin nëpërmjet Jugosllavisë, (deri para rezolutës Informbyrosë).

Këtu edhe filli i lëmshit të asaj nyje gordiane ku, krahas aleancave ndërthuren edhe kolaboracionet. Ndonëse Serbia na i mori 20.000 km/katror, Enver Hoxha, i nisur thjeshtë nga egoizmi i tij i skajshëm, jo që ai fakt nuk i a lëkundi drejtimin shtegut të tij kolaboracionist me Jugosllavinë por, mbasi i a dhuroi asaj Kosovën, në vazhdim, (i’a rikujtoj lexuesit), më 15 dhjetor të vitit 1947, në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të P.K.Sh.-së, në pranin’ e të dërguarit të Mareshallit Tito, Sava Zllatiçit, Enver Hoxha deklaroi, (proçes – verbali i asaj mbledhjeje ruhet në Arkivin e Shtetit-shënim i M.K.)

“…Tani që e likuiduam këtë pengesë,(Nako Spirun – shënim M.K.) duhet t’a fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin DE Facto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.) se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINË….”!

Now, let's follow the thread of the Gordian knot, analyzing all the facts presented, fact by fact, regarding the goals that guided Enver Hoxha in the future, regarding the relations he created with the Soviet Union, then with China, and finally, throughout the total self-isolation he imposed on the country, a time when his cruelty in accusing and eliminating his closest collaborators was a meticulous continuation of his criminal line, followed from the time of his illegality until the day he himself died!

Here we now turn again for help to the second fundamental consideration of the relative physical sciences which, in connection with the historical sciences, concretizes: WITH REGARD TO EVERY EVENT, THE SPATIAL COORDINATES AS WELL AS THE TEMPORAL COORDINATES, ARE RELATED TO EACH OTHER DEPENDING ON THE POSITION OF THE OBSERVER FIRST, AND THEN, THE JUDGMENTS GIVEN BY THE OBSERVER ARE DEPENDENT ON THE POSITIONING ITSELF Neither SPATIALLY OR TEMPORALLY, BUT ON THE INTERESTS OF THE OBSERVER ITSELF.

Second: Based on this scientific postulate, we take a step forward in providing a historical judgment, starting from completely impartial premises and based on the documented facts presented, towards shedding light on and interpreting the concept of collaborationism, a concept that has been misused since the end of World War II. As a point of historical comparison, without any need for elaboration, we pose the not at all rhetorical question:

How did Russia, on the one hand, and how did Austria-Hungary, on the other hand, consider the decision of the London Ambassadorial Conference (December 21, 1912 – March 23, 1914) after which Serbia was given 20,000 square kilometers, land populated by over 90% Albanians? After the question, one must add an indisputable fact: Russia started from a pro-Slavic premise, while Austria-Hungary from its anti-Russian interests! /  Memorie.al

                                                   Continues next issue 

enver hoxha

Lini një Përgjigje