TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-07-05 11:56:00

Seanca në Gjykatën e Tiranës për 21 protestuesit, i arrestuari nuk ndihet mirë; mbërrin ambulanca

Shkruar nga Pamfleti
Seanca në Gjykatën e Tiranës për 21 protestuesit, i
Foto ilustruese

Sipas informacioneve, në ambientet e Gjykatës ka mbërritur një autoambulancë për t'i dhënë ndihmën e parë.

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë seancës që po zhvillohet në Gjykatën Penale të Tiranës për 21 protestuesit e arrestuar.

Mësohet se gjatë seancës një prej të arrestuarve nuk është ndjerë mirë, pasi vuan nga epilepsia.

Sipas informacioneve, në ambientet e Gjykatës ka mbërritur një autoambulancë për t'i dhënë ndihmën e parë.

Në këtë seancë, 21 të arrestuarit po njihen me masat e sigurisë që janë kërkuar ndaj tyre.

Ndërkohë, jashtë godinës së Gjykatës, një grup i madh qytetarësh vijon të qëndrojë në mbështetje të protestuesve, duke kërkuar lirimin e tyre. 

Protestuesit e arrestuar janë në akuzë për 7 vepra penale, shkatërrim prone, kundërshtim i punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të policisë dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.

Të arrestuarit për incidentet para Kuvendit janë:

Kujtim Pervataj
Romario Dushi
Ardit Ymaj
Niko Qarkaj
Ylli Shima
Ervis Gjoni
Frrok Bardhi
Rezart Pirani
Admir Tershalla
Alban Nikolli
Elvis Bici
Altin Hila
Ervin Gega
Arben Lleshaj
Everes Bardhi
Besard Kajmi
Aristotel Elezaj
Gentjan Progni
Durim Bami

ambulanca shkon ne gjykaten e tiranes protestuesit e arrestuar

Lini një Përgjigje