TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-07-05 13:53:00

Sherr i dhunshëm në Korçë, plagoset me sëpatë një person 

Shkruar nga Pamfleti
Sherr i dhunshëm në Korçë, plagoset me sëpatë
Foto Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur këtë të diel në lagjen nr. 1 të Korçës, pas një konflikti që degradoi në dhunë fizike mes dy shtetasve.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar e ka goditur të dëmtuarin me një sëpatë. Mësohet se mes dy personave kishte pasur një debat verbal një natë më parë, ndërsa përplasja ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, duke përfunduar me përdorimin e mjetit prerës.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ai ka pësuar dëmtime në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.

sherr me sepate ne korce

Lini një Përgjigje