TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-06-04 16:22:00

“Plumbat e kallashnikovit çanë jelekun antiplumb”, Hita zbardh dinamikën e vrasjes së efektivit; hetim për zinxhirin komandues

Shkruar nga Pamfleti
“Plumbat e kallashnikovit çanë jelekun antiplumb”, Hita
Skënder Hitaj

Skënder Hita ka zbardhur detaje nga operacioni në Lozhan të Korçës, ku humbi jetën efektivi i FNSH-së, Enea Mekolli, dhe u plagos kolegu i tij, Edison Adri. Sipas Hitas, i shumëkërkuari Violand Braçellari hapi zjarr ndaj forcave të policisë sapo iu kërkua të dorëzohej, ndërsa plumbat e kallashnikovit depërtuan edhe jelekun antiplumb të viktimës.

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Lozhan të Korçës, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur kolegu i tij, Edison Adri.

Gjatë deklaratës së tij, Hita bëri me dije se nuk kishte qenë në dijeni të operacionit që po zhvillohej për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari, i cili rezultonte i dënuar për vepra penale të lidhura me narkotikët.

Lidhur me operacionin, Hita konfirmoi se gjashtë efektivët ishin të pajisur me jelek antiplumb, por s’ka mjaftuar që t’i sigurojë mbrojtje të plotë Mekollit.

“Të gjithë kanë qenë me jelek antiplumb, por arma kallashnikov që ka përdorur autori, ka përshkuar tejpërtej edhe antiplumbin”, tha Hita.

Sipas kreut të Policisë së Shtetit, forcat policore kishin lokalizuar Braçellarin në një stan në zonën e Lozhanit dhe i kishin bërë thirrje që të dorëzohej. Megjithatë, ai ka reaguar duke hapur zjarr në drejtim të efektivëve.

“Forcat e policisë kur kanë mbërritur në stanin e tij, ky person, i dënuar në 2017 me 11 vjet burg për veprën penale të prodhimit të narkotikëve, i kanë bërë thirrje policisë dhe të dorëzohej, por ai ka hapur zjarr të menjëhershëm në drejtim të policisë, dhe ka humbur jetën efektiv Enea Mekolli dhe ka mbetur i plagosur një tjetër, Edison Adri, të dy efektivë në FNSH në drejtorinë e Korçës. Ka mbetur i plagosur edhe autori, i cili është arrestuar”, u shpreh më tej Skënder Hita.

Ne perditesim... 

skënder hitaj vrasja e efektivit korce

1 Komente

  1. H
    Hita minister i brendshem

    Ky Hita polic profesional qe po punon mire dhe paster ,duket nga fytyra qe shembellen ndershmeri dhe miresi.Per fat te keq i sherben nje shteti te zi te qelbur ,i zhytur ne keqberje.Me njerez si ty do ta rrezojme te keqen Hita.Do ta votoja per minister te brendshem.Lart e me lart Hita

    Lini një Përgjigje