TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-06-09 17:57:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00
Edicioni Informativ

Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:

Protestat kundër kryeministrit Edi Rama vijojnë në Tiranë, ndërsa organizatorët pretendojnë se peticioni për largimin e tij ka mbledhur 500 mijë firma dhe synon të arrijë 1 milion. Nga ana tjetër, Rama ka vijuar kritikat ndaj kundërshtarëve dhe mbështetësve të protestave.

Në zhvillimet politike, Sali Berisha deklaroi se protestat aktuale janë më të mëdha se ato të organizuara nga opozita ndër vite dhe paralajmëroi rrezikun e përshkallëzimit të tensioneve nëse nuk gjendet një zgjidhje politike.

Ndërkohë, brenda Partisë Socialiste janë raportuar përplasje pas publikimit të një dokumenti udhëzues për mënyrën e trajtimit të protestave. Në Velipojë, banorët e Rrjollit kundërshtojnë projektin turistik të lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj dhe kanë paralajmëruar protesta të reja.

Në kronikë, ish-ministri Ilir Beqaj kërkoi përjashtimin e provave dixhitale në dosjen e Sterilizimit. Hetimet për zhdukjen e Eglant Koçi janë fokusuar te pista e vrasjes, ndërsa vijojnë kërkimet për Sadik Llani pas vrasjes së Ardian Baloshit.

GJKKO dënoi bashkëpunëtorin e drejtësisë Artan Tafani me 2 vite e 4 muaj burg. Në Vlorë u godit një grup kriminal me gjashtë të arrestuar, ndërsa në Kosovë po zhvillohet një operacion i madh kundër trafikut të drogës me pjesëmarrjen e Europol.

Në arenën ndërkombëtare, Donald Trump dhe J.D. Vance deklaruan se SHBA dhe Irani janë pranë një marrëveshjeje për programin bërthamor iranian, pavarësisht rezervave të mundshme nga Izraeli.

 

edicioni informativ

Lini një Përgjigje