TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia2024-09-15 09:20:00

The sadik of the towers destroys the Bay of Manastir in Butrint, SPAK is silent in the face of the concrete mafia and money laundering

Shkruar nga Pamfleti

The sadik of the towers destroys the Bay of Manastir in Butrint, SPAK is silent

In the face of a flood of criticism, the Albanian government changed the zoning of the Protected Areas in Albania, creating many coveted pockets on the Albanian coast for construction that started after the approval of the new borders.

In a strait of land that separates Lake Butrint from the Ionian Sea, lies a sea bay that preserves remarkable traces of the flourishing of life throughout antiquity and the Middle Ages.

"Monastery Bay" got its name from the Saint George Monastery, which has been built there since the 17th century and stands at the head of the Ksamil Peninsula. Archaeological finds nearby are much earlier, dating back to the 4th-3rd centuries BC.

Until 2022, there was little construction intervention in the area, mainly from touristic structures, but the situation was reversed after the Albanian government reduced the protected surface of the Butrint National Park and opened the way for construction projects.

At a faster pace than the decisions of the Albanian state, the "Manastiri Resort" project received immediate support as a strategic investment, to build a tourist village in the almost untouched bay of Manastir.

The project of the "ALB-STAR" company is expected to be completed next year and is worth 28 million euros, radically transforming the area, through the construction of 2- to 4-story villas, including a hotel, service facilities and underground parking.

"Escape to your private paradise", the company promises to the buyers on the social media "Instagram". The project combines Greek style with Italian architecture, modeled on Positano, a cliffside village on the Amalfi Coast in southern Italy.

 

The sadik of the towers destroys the Bay of Manastir in Butrint, SPAK is silent
Saint George Monastery is located on the top of the Ksamil Peninsula

 

Although it highlights the potential of the archaeological monuments and the nature of the area, the project seems to have turned into a haven for non-implementation of the law on culture and UNESCO regulation.

During a 2-year investigation, Amfora discovered that the project, which is being developed on an area of ​​53,467 m2, affects one of the areas with high archaeological potential of the Butrint National Park, and a chain of institutions have failed to monitor the works.

Although new ancient structures were incidentally discovered in 2010, the resort project continued by destroying one of the discoveries originally suspected to be a Late Antiquity fortification tower, as well as carrying out underground works without archaeological monitoring.

The National Institute of Cultural Heritage (IKTK) censored the documents it had and for almost 1 year it changed its alibi several times, exposing fictitious procedures and held contrary to the legal provisions for the IKTK itself and the scientific council that works next to it.

“Tek ajo kodër, së pari është ndërtuar Muri i Demës, arkeologjia shqiptare në lidhje me shkrimet që janë nga arkeologë të ndryshëm, sidomos Budina dhe të tjerë pas tij në artikuj të ndryshëm, e vendosin në shekullin IV-III Para Krishtit”, tregoi për potencialin arkeologjik të zonës duke nisur nga “Kodra e Manastirit”, studiuesi Halil Shabani.

Misioni i përhershëm i UNESCO-ICOMOS gjeti se pas heqjes së 600 hektarëve nga Zona e Mbrojtur, ju hap rruga ndërtimit të resortit, që megjithatë ka shkelur dhe është ndërtuar brenda “Zonës Buferike” sepse nuk janë ndjekur procedurat e Konventës së Trashëgimisë Botërore për modifikimet e kufijve.

“Tani ekziston një situatë ku Parku Kombëtar dhe zona buferike e pronës së Trashëgimisë Botërore ndryshojnë dhe zona tampon tani përfshin një resort të madh turistik rezidencial”, gjeti raporti që Amfora lexoi.

Raporti steril i vëzhgimit arkeologjik

Qeveria shqiptare ndryshoi përballë një lumi kritikash zonifikimin e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri, duke krijuar shumë xhepa të lakmuar në bregdetin shqiptar për ndërtime që kanë nisur pas miratimit të kufijve të rinj.

Vendimi i Këshillit të Ministrave me numër 59, i datës 26 janar 2022, i hoqi Parkut Kombëtar të Butrintit 802 hektarë nga Zona e Mbrojtur, duke e rrudhur nga 9424 hektarë, në 8622 hektarë. Pra 202 hektarë më shumë nga sa gjeti raporti i UNESCO-ICOMOS, në tetor 2022.

Ende pa hyrë në fuqi ndryshimet e zonifikimit të Zonave të Mbrojtura, në shkurt 2022, Komisioni i Investimeve Strategjike miratori përmes vendimit numër 8/6, të datës 2 dhjetor 2021, statusin e investitorit strategjik “me procedurë të asistuar”, për kompaninë “ALB STAR” sh.p.k., me pronar Sadik dhe Idajet Ismailaj, të cilët ndërtuan edhe stadiumin me kullë.

Komisioni i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, vlerësoi se projekti i plotësonte të gjitha kriteret ligjore për të përfituar statusin special të “investitorit strategjik”, që përfshin një sërë lehtësirash fiskale dhe mbështetje infrastrukturore. Megjithëse kompania “ALB STAR” sh.p.k. aplikoi dhe e fitoi këtë status special, një kompani në hije po merret me menaxhimin e të gjithë këtij investimi.

Subjekti “MANASTIRI RESORT” u krijua edhe më herët se të merrej vendimi final i qeverisë shqiptare. Më 16 nëntor 2021 u themelua kompania që po merret me ndërtimin dhe menaxhimin që nis nga vilat, deri tek hoteli dhe plazhi.

Bazuar në ekstraktet e Qendrës Kombëtare të Biznesit, fillimisht aksionarë të kompanisë ishin dy nënkompani, “FINMAN”, që mbante 50% të aksioneve dhe që kontrollohet nga Familja Ismailaj, zotërues edhe të “ALB STAR” sh.p.k dhe subjekti “ANDI” sh.p.k, që mbante 50% të aksioneve dhe që kontrollohet nga Familja Gjiknuri – aksione të cilat ajo ja shiti përfundimisht ortakut “FINMAN”, më 1 nëntor 2022.

 

The sadik of the towers destroys the Bay of Manastir in Butrint, SPAK is silent
Resorti në Gjirin e Manastirit, midis Detit Jon dhe Liqenit të Butrintit, në janar 2024

 

Dokumentacioni që shoqëron çdo investim në zonat me potencial arkeologjik kalon përmes disa filtrave dhe kontrolleve, para dhe gjatë nisjes së investimeve në terren. Si në çdo rast të ngjashëm, projekti kaloi përmes Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, i cili miratoi raportin e vëzhgimit arkeologjik, që përbëhet nga ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve të kulturës.

Amfora i kërkoi Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) raportin e vëzhgimit arkeologjik të përgatitur për këtë projekt, i cili është paraprak dhe paraqet situatën në terren. IKTK nuk pranoi ta dorëzonte raportin në shkelje të Ligjit për të Drejtën e Informimit, duke e ndërruar disa herë qëndrimin e saj përgjatë rreth 10 muajve.

Në raportin që Amfora gjeti më pas, rezulton se ai jep një analizë të sipërfaqes së kantierit dhe të potencialit arkeologjik jashtë tij, por pa përmendur zbulimin e strukturës rrethore në vitin 2010.

Dokumenti rezulton të jetë përgatitur nga arkeologia Iris Pojani, një eksperte e licensuar për shërbime arkeologjike, njëkohësisht drejtuese e Departamentit të Arkeologjisë dhe të Trashëgimisë Kulturore, në Universitetin e Tiranës.

Megjithëse duhej edhe gati 1 vit që qeveria shqiptare të njoftonte se do të ndryshonte kufirin e Zonave të Mbrojtura, kompania e kishte porositur këtë raport që në mars 2021, përpara se propozimi të kalonte për vlerësim në Komitetin e Investimeve Strategjike.   

“Sipërfaqja e ndërtimit përfshirë hapësirat mbi tokë dhe nëntokë do të jetë rreth 25.000 m² ndërtim, ndërsa zonat ku do të ndërhyhet në peizazh, duke përfshirë rrugicat, shtigjet dhe shkallët arrijnë në 12.000 m²”, evidentoi raporti.

 

The sadik of the towers destroys the Bay of Manastir in Butrint, SPAK is silent
Pamje tre dimensionale (3D) e resortit. Burimi: Projekti i kompanisë “ALB STAR” sh.p.k.

 

Pojani i referohet gjithashtu Raportit Vjetor të vitit 2010 të ish-Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, duke përmendur vetëm gjetjet rastësore që dolën përpara rikonstruksionit të rrugës në atë kohë dhe duke shpjeguar se ato nuk preken nga projekti “Manastiri Resort”.

Por tek i njëjti raport zyrtar që Pojani citoi, rezulton të jenë të dhënat edhe për një zbulim tjetër arkeologjik po në atë zonë. Raporti i kohës e evidentoi si një strukturë rrethore, e dyshuar si një kullë vrojtimi që i përket Antikitetit të Vonë, një fazë e dytë e mundshme e Murit të Demës. Zbulim ky që ishte në gjurmën e resortit dhe u rrafshua gjatë punimeve.

David Dulaj është një banor i zonës që rrëfeu për Amforën se ka punuar në vitin 2010 si punëtor për lëvizjen e dherave gjatë gërmimit arkeologjik dhe tregoi se përpara viteve’ 90 pranë strukturës kishin vendosur një lapidar.

“Më pas e hapën prapë ku dhe doli struktura e vogël, e bukur. Tani nuk duket, është shkatërruar”, rrëfeu Dulaj për zbulimin e vitit 2010, pasi saktësoi disa herë se në vendin e zbulimit kishin ndërhyrë disa herë edhe përgjatë komunizmit.

 

The sadik of the towers destroys the Bay of Manastir in Butrint, SPAK is silent
Gjurma e zbulimit arkeologjik të vitit 2010

 

Megjithatë në raportin e Pojanit, të porositur nga kompania që po ndërton resortin, evidentohen të dhënat arkeologjike vetëm për zonën jashtë projektit dhe nuk jepet asnjë element apo sugjerim për strukturën rrethore që u zbulua në vitin 2010 dhe që sot është brenda gjurmës së resortit.

Raporti evidentoi se parashikohet të ndërtohet një parkim nëntokësor me 22 vende parkimi dhe një tjetër akoma më i madh, me 38 vende parkimi. Megjithatë në rekomandimet në fund të raportit nuk jepet asnjë orientim për kryerjen e sondazheve arkeologjike për këto punime nëntokësore.

Në zonat me potencial të lartë arkeologjik, në hapësirat ku realizohen punime nëntokësore rekomandohet kryerja e sondazheve, që janë kontrolle paraprake të tokës, për të vlerësuar nëse themelet apo punimet e gërmimit prekin struktura arkeologjike.

Raporti i Pojanit u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM), përmes vendimit numër 271, datë 8 qershor 2021. Por i gjithë procesi nga ana e kompanisë “ALB-STAR” duket të ketë qenë një farsë, me qëllim plotësimin e dokumentacionit paraprak për marrjen e statusit “investitor strategjik”.

KKTKM-ja la si detyrë që kompania të lidhte paraprakisht akt-marrëveshjen 3 palëshe me subjektet e licensuara në fushën e arkeologjisë, për të ndjekur punimet çdo ditë. Këshilli nuk e pa të arsyeshme që të kërkonte kryerjen e sondazheve arkeologjike për projektin që prek një zonë me risk të lartë. Nga ana tjetër kompania i vijoi punimet pa asnjë monitorim, në kundërshtim me vendimin e KKTKM-së.

Amfora i vëzhgoi punimet e resortit që prej verës së vitit 2022 dhe ato vijuan fillimisht me heqjen e volumeve të dherave, duke ulur lartësinë e kodrës dhe duke kryer punime masive gërmimi.

 

The sadik of the towers destroys the Bay of Manastir in Butrint, SPAK is silent
Punimet e resortit i lëvizën dherat të pamonitoruara. Foto më 28.07.2022

 

Sipas përgjigjes së IKTK-së në verën e vitit 2023, subjekti ende nuk kishte lidhur një marrëveshje për monitorimin arkeologjik, duke vijuar punimet që prekin nëntokën pa asnjë kontroll, në kundërshtim me vendimin e këshillit shkencor.

“Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore nuk ka administruar asnjë lloj lajmërimi mbi fillimin e punimeve apo gjetjeve rastësore në lidhje me projektin në fjalë”, shpjegoi ndër të tjera IKTK.

Por kompania “ALB STAR”, që shkeli çdo detyrim ndaj autoriteteve të kulturës, më herët është pajisur prej tyre me një licensë, duke e autorizuar për ndërhyrje në pasuri kulturore materiale. Larg respektimit të trashëgimisë ekzistuese, në dokumentet e projektit që Amfora lexoi, parashikohet edhe ndërtimi i një kishëze buzë bregdetit shkëmbor të Manastirit.

Kompanitë “ALB STAR”, “MANASTIRI RESORT” dhe arkeologia Iris Pojani, nuk ju përgjigjën kërkesave për koment, dërguar nga Amfora për të njohur qëndrimin e tyre.

Misioni i përhershëm UNESCO–ICOMOS u shpreh se, “Misioni nuk u informua nëse kjo procedurë ndiqej në rastin e Manastirit Resort apo jo”, lidhur me ndjekjen e procedurave për mbrojtjen e arkeologjisë dhe kërkuan kryerjen e plotë të tyre.

“Megjithatë, roli që ka luajtur Ministria e Kulturës në rastin konkret të Resortit të Manastirit, mbetet shumë i paqartë për misionin”, shtoi raporti i përgatitur në tetor 2022.

Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS), në një përgjigje për Median Amfora evidentoi se këto ndërhyrje sjellin shumë ndikime negative në habitate, përfshirë ndryshimet dhe cenimet e florës dhe faunës.

“Resort në kufij/prek të PK [Parkut Kombëtar], në zonën e quajtuar Plazhi i Manastirit, me sipërfaqe të modifikuar, shpyllëzuar dhe ndërtuar (ndërtesë dhe infrastrukturë) rreth 5.2 ha”, evidentoi AOS-i për projektin e Gjirit të Manastirit.

“Vlen gjithashtu të theksohet se sipërfaqja e hequr me vendim të Këshillit të Ministrave në janar 2022 është dukshëm më e madhe se ajo e rekomanduar nga PUN dhe për më tepër është pasuar nga një leje ndërtimi e datës 11 shkurt 2022, dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit për Resortin e Manastirit. Ky është një projekt i madh urbanizimi, megjithëse i zhvilluar si një resort turistik”, gjeti raporti i UNESCO-s dhe ICOMO-s.

 

The sadik of the towers destroys the Bay of Manastir in Butrint, SPAK is silent
Punimet e resortit e transformuan peizazhin e Gjirit të Manastirit

 

Përveç dëmeve dhe transformimeve të parikuperueshme për trashëgiminë, sipas ekspertëve këto projekte po rrezikojnë edhe perspektivën e këtyre pasurive natyrore-kulturore për përfshirjen në zonat e mbrojtura të Bashkimit Evropian.

“E rëndësishme të theksojmë se me këto veprime ‘minohet’ mundësia që zona e Butrintit të shpallet në të ardhmen si Zonë me Rëndësi për Komunitetin Evropian dhe Zonë Natyra 2000, një detyrim ky për Shqipërinë përpara se të bëhet pjesë e Komunitetit Evropian”, analizoi Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë.

Ndryshimi disa herë i alibisë

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) përgjatë 10 muajve mbajti qëndrime të ndryshme, nga pretendimet për posedimin ose jo të dokumenteve të projektit, deri tek ndërrimi i versionit për zbulimin arkeologjik të vitit 2010.

Amfora i kërkoi IKTK-së procesverbalet për mbledhjet shkencore të vitit 2010, ku u zbulua struktura rrethore dhe për mbledhjen e vitit 2021, ku u miratua projekti “Manastiri Resort”. Fillimisht IKTK-ja refuzoi të jepte këto të dhëna, duke shpjeguar së diskutimet përmbanin të dhëna personale, pretendime që u rrëzuan më pas nga Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

Në kundërshtim me vendimin e tij, numër 51, marrë më 8 nëntor 2023, IKTK-ja refuzoi të jepte dokumentet publike. Pas kërkesave të vazhdueshme të Amforës, ajo ndryshoi qëndrim dhe nga pohimi se dokumentet i dispononte, por nuk i jepte për shkak të të dhënave personale, tregoi se nuk i posedonte ato për shkak se nuk ekzistonin.

“Nga kërkimet pranë Arkivit Teknik dhe Sekretarisë Teknike të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë rezulton se nuk ka procesverbale për vendimet e sipërcituara”, u përgjigj IKTK-ja.

Ironikisht të dyja mbledhjet, e vitit 2010 dhe 2021 për të njëjtën zonë, janë mbajtur në kundërshtim me udhëzimet ligjore. Referuar vetëm dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave, me numër 364, datë 29 maj 2019 dhe me numër 208, datë 10 prill 2019, ndër të tjera caktohet se, “Vendimi reflektohet në procesverbalin e mbledhjes”, duke kërkuar që jo vetëm diskutimet gjatë mbledhjes, por edhe vendimi të reflektohet në procesverbal.

The sadik of the towers destroys the Bay of Manastir in Butrint, SPAK is silent
Zona dhe gjurma e zbulimit arkeologjik të vitit 2010 dhe punimet përgjatë vitit 2024. Majtas, foto nga raporti i ish-Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, ndërsa djathtas, foto nga Media Amfora

Kursi ndryshoi 360 gradë edhe për dokumentin tjetër, raportin e vëzhgimit arkeologjik, të përgatitur për kompaninë private nga arkeologia Iris Pojani.

Megjithëse duhej ta arkivonte edhe në kopje fizike, IKTK-së “ja grabitën” dokumentin në formën e vetme që e kishte, elektronike, pasi pretendoi fillimisht se nuk e jepte për shkak të së drejtës së autorit.

Gati 10 muaj pasi nuk e dha raportin dhe orientoi që të merrej tek subjekti privat që e ka përgatitur, IKTK-ja u përgjigj se:

“Në sistemin e-leje ku ngarkohen aplikimet, të cilat shqyrtohen në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM), rezulton se pas sulmit kibernetik, mes Korriku 2022, nuk ka asnjë të dhënë mbi aplikimet e ngarkuara më herët, konkretisht ku përfshihet edhe ‘Raport Vëzhgimi Arkeologjik’, miratuar me Vendim Nr. 271, datë 08.06.2021 të KKTKM-së”.

E njëjta gjë ndodhi edhe me zbulimin arkeologjik të vitit 2010, ku pas shumë korrespondencave Amfora u njoh me një qëndrim të ri për vetë tipologjinë e strukturës.

Raporti Vjetor i vitit 2010 i ish-Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik (ASHA) mban në kopertinën e tij të pasme foton e një strukturë rrethore, që sot është shkatërruar nga punimet e resortit.

Gjatë punimeve që nisën për sistemimin e rrugës që lidh Çukën me Butrintin në vitin 2010, punimet u ndaluan sapo në kryqëzimin për tek Manastiri i Shën Gjergjit u hasën struktura arkeologjike. Gjetjet dhe evidencat ishin të shumta dhe vetë ASHA u investua në dokumentimin e një strukture rrethore dhe të mureve antike aty pranë.

“Objekti paraqet një formë rrethore, pothuajse të rregullt. Përbëhet nga dy radhë muresh, i jashtmi, dhe i brendshmi. Muri i jashtëm është më i gjerë se sa i brendshmi, gjerësia e tij është 0.90 m dhe lartësia maksimale deri në nivelin që është gërmuar shkon rreth 0.50 m”, shkruan Raporti Arkeologjik i Shpëtimit, që u përgatit nga ASHA në vitin 2010.

Aty pranë janë identifikuar prej vitit 1963 mure antike të një niveli ndërtimor shumë cilësor, me qëllim mbrojtjen dhe ndarjen e territorin të Butrintit në jug, nga territori i qytetit helenistik Pheonike në veri.

Ato datohen së paku prej vitit 232 Para Erës Sonë dhe janë evidentuar disa faza të konsolidimit të tyre. Strukturat e reja që dolën nga punimet rrugore ngritën pikëpyetje edhe për fazat e mëvonshme të meremetimit.  

Një artikull shkencor i vitit 2012 i arkeologut britanik, Richard Hodges dhe koleges shqiptare, Nevila Molla, që Amfora e konsultoi në mënyrë të pavarur, analizoi zbulimin e një segmenti muri pranë projektit që po zbatohet dhe që nuk preket prej tij, duke ngritur dyshime se muri përbën kufirin verior të murit të Demës, që shtrihej deri në Liqenin e Butrintit dhe se rinovimi i murit helenistik mund të ishte bërë në shekullin XI të Erës Sonë.

Ngjashëm me pamjet e këtij muri, ishte edhe teknika e ndërtimit të strukturës rrethore që u zbulua brenda gjurmës së projektit të sotëm, “Manastiri Resort”.

“Dukesh pak, pastaj e zbuluan. Është me inventar po ta kërkosh”, kujtoi David Dulaj.

“Ata erdhën deri tek lapidari, ai kishte qenë mbi këtë. Pas ’84-ës e bënë këtë lapidarin e madh”, kujtoi burri, duke saktësuar distancën e afërt midis lapidarit dhe zbulimit. Ai përveçse punoi si punëtor gjatë gërmimit arkeologjik në vitin 2010, është njëkohësisht banor i zonës.

Megjithëse nuk u thellua gjurma e gërmimit, struktura në formë rrethore u konsiderua fillimisht si një kullë e ndërtuar me qëllim mbrojtjen, ndoshta në Antikitetin e Vonë dhe që më pas ka pësuar dëmtime dhe transformime nga strukturat ushtarake që u ndërtuan përgjatë komunizmit.

“Njëra është faza që lidhet me ndërtimin e kullës, për të cilën mendojmë se i përket periudhës së Antikitetit të Vonë, kjo duke u nisur nga materiali i pakët arkeologjik dhe teknika e ndërtimit”, gjeti raporti i vitit 2010.

“Faza tjetër i përket periudhës moderne, me siguri mund të themi pas vitit 1945. Mendojmë se lidhet me kohën e ndërtimit te bunkerëve për mbrojtjen e kufirit, në funksion të të cilit duhet të jetë ndërtuar edhe objekti që ngrihet direkt sipër kullës”, përfundoi raporti, duke shtuar sugjerime për mbrojtjen e zbulimit dhe kthimin e tij në të vizitueshëm.

The sadik of the towers destroys the Bay of Manastir in Butrint, SPAK is silent
Punimet në gjurmën e zbulimit arkeologjik të vitit 2010

Megjithëse gërmimi u realizua nga një grup pune, raporti i vitit 2010 u përgatit nga Mariglen Meshini, arkeolog që vijon të jetë pjesë e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik, sot pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Në përgjigjen e sjellë për Amforën, pyetur pas projektit “Manastiri Resort”, Meshini ofroi një version të ri të gjetjeve, duke ekspozuar vetëm fazën e dytë të përdorimit që evidentoi raporti i vitit 2010 dhe që lidhet me qëllimet ushtarake përgjatë komunizmit.

“Ajo që u evidentua qartë nga gërmimi ishte prania e elementëve të betonit dhe hekurit brenda rrezes së rrethit dhe në të njëjtën kuotë me themelet e strukturës, e cila u gjykua si fazë ndërtimi e pas viteve 1945”, shpjegoi Meshini.

“Për këtë arsye, pra duke qenë se objekti i zbuluar nuk ishte një rrënojë arkeologjike, por një ndërtim në funksion të kontrollit ushtarak të përdoruesve të rrugës për në Butrint, për objektin e zbuluar nuk u vijua me masat konservuese siç parashikonte Vendimi i KKA dhe nuk u vijua me hapat e mëtejshëm për shpallen e tij monument kulture nga Ministria e Kulturës”, vijoi ai argumentimin.

"I also clarify that, during the presentation of the project in question, DSHA reported not only about the objects with cultural property status, but also about all the archaeological processes carried out by the former Archaeological Service Agency during the period 2010-2011 in this road segment", Meshini explained.

The sadik of the towers destroys the Bay of Manastir in Butrint, SPAK is silent
Resort works in January 2024

In the absence of keeping the minutes of the meeting, contrary to what the law provides, Amfora could not verify whether the recommendations were given to the company ALB STAR and to the archaeologist Iris Pojani.

In the 2010 report Meshini and the research group also identified the second phase of interventions of a military nature, but explaining that the first part of the construction could be an archaeological structure of Late Antiquity that served in the second phase of the Wall of Dema.

The residents of the area that Amfora asked evidenced the military activity in the area, but that does not exclude the reuse of the existing ancient structures.

The researcher from Saranda and participant in many archaeological expeditions, Halil Shabani, recalled that at that point there was concentrated military activity throughout communism, thinking that the discovery may have been a structure related to military activity and that the archaeological potential has not yet been fully explored. of the area. / Amfora.al

 

 

Lini një Përgjigje