TAGS-AT E JAVËS

Forum2024-09-24 12:06:00

Me shtetin brenda shtetit, Edi Rama i

Shkruar nga Arben Llangozi

Me shtetin brenda shtetit, Edi Rama i

Dyshim i madh është se agjenturat serbe mund të kenë korruptuar Kryeministrin e Shqipërisë për të punuar kundër interesave të kombit të vet.

Shqipëria nuk mund të ketë një shtet të ri brenda shtetit ashtu siç pretendon Edi Rama. Referuar historisë së kombit tonë është hartuar e dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e cila në pjesën hyrëse të saj ka të parashikuar se qëllimi i krijimit të kushtetutës ka në thelb aspiratën shekullore   të   popullit  shqiptar për   identitetin   dhe   bashkimin  kombëtar. Pra qëllimi kushtetutës është që Shqipëria të jetë shtet unitar dhe shtet federal ose rajone të pavarura.

Po në nenin 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në parimet themelore të saj në nenin 1 pika 2 e citon qartë se Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. Pra kushtetuta flet qartë se nuk lejohet ndarja e Shqipërisë dhe këto deklarata të kryeministrit tonë janë antikushtetuese. Edhe në nenin 2 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë është e përcaktuar qartë se Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit dhe jo Edi Ramës.

Në Shqipëri me të vërtetë janë mbi 115000 shqiptar me bindje fetare Bektashi, por të mos harrojë se në Shqipëri ka edhe minoritete, përshembull minoriteti Grek i cili mund të pretendojnë një gjë të tillë. 

Edhe komuniteti mysliman që zë pjesën më të madhe të popullsisë së vendit mund të jetë një pretendent tjetër që mund të kërkojnë republikë brenda republikës. Në mendimin tim nëse do të vijohet më tej me këtë skemë tradhtie kombëtare, Edi Rama do të ketë një fund të hidhur dhe do të mbahet mënd në histori si “Esat Pash Toptani i dytë”. Ai po përdhos historinë dhe kombin tonë duke copëtuar Shqipërinë.

Të mos harrojmë se dhe qëllimi i Bashkimit Europian është bashkimi i kombeve dhe ndarja e tyre. Të mos harrojmë qëndrimin ndërkombëtar në lidhje me fantazinë e Edi Ramës me “Ballkanin e Hapur”.  Pra Edi Rama po vepron jo në bazë të ligjeve dhe interesave të kombit apo edhe interesave të bashkimit Europian, por në bazë të interesave të personale të tij.

Unë vlerësoj se prapaskena e kësaj loje me kombin tonë ka dy versione.

E para është njohja që ai ka me agjenturat serbe. Lidhjet e tij me kryeministrin e Serbisë e bëjnë Edi Ramën një person të dyshuar se po zbaton planet serbe. Të mos harrojmë se Serbia është i vetmi vend dhe ka plan që Shqipëria të jetë një komb i cili copëtuar dhe i varfër. Të mos harrojmë se Serbia ka pasur të pushtuar gjysmën e kombit tonë Kosovën dhe në luftën për liri kanë humbur jetën rreth 10.000 viktima të pafajshme gra dhe fëmijë.  Duhet të kemi parasysh edhe marrëdhënien jo të mirë  të Edi Ramës më Albin Kurtin.

Në deklaratat publike të Ramës i është kërkuar Albin Kurtit se duhet të harrohet gjaku 10.000 viktimat e luftës së Kosovës, po nga Rama është kërkuar nga Albin Kurti që Kosova ti japë veriun e saj Serbisë me ndikimin e Eskobarit. 

Versioni i dytë që unë mendoj se mund të ketë ndodhur. Nëse i referohemi qeverisë Rama ndër vite do të vihet re se kjo qeveri e komanduar nga Rama, ka pasur si qëllim dhe mision të saj vetëm vjedhjen e fondeve publike, korrupsionin dhe kanabizimin e vendit. Dyshim i madh është se agjenturat serbe mund të ketë korruptuar Kryeministrin e Shqipërisë për të punuar kundër interesave të kombit të vet.

Lini një Përgjigje