TAGS-AT E JAVËS

Forum2026-02-08 18:35:00

Rama-Vučić, a scary analogy or a warning about the "fate" of SPAK?

Shkruar nga Zef Preçi
Rama-Vučić, a scary analogy or a warning about the "fate" of SPAK?
Rama-Vucic

It is unclear what scheme the ruling majority in Albania and Prime Minister Rama will follow in the steps to limit SPAK's activity, but what is known for sure is that the "government" of the prosecution (High Prosecutorial Council) and the "government" of the judiciary (High Judicial Council) are completely under their political control and, together with the Constitutional Court, are preparing for a real crusade against SPAK.

Just a week ago, the Serbian National Assembly (Parliament) approved amendments to key judicial laws, proposed by a member of parliament from the ruling Serbian Progressive Party (SNS) (U. Mrdić). Critics in Serbia claim that these amendments, adopted quickly and without public consultation, will limit the independence of courts and prosecutors; weaken the powers of the High Prosecutorial Council, and return 11 of the 20 prosecutors currently working in the Public Prosecutor’s Office for Organized Crime (TOK), the counterpart of our SPAK, to the prosecutor’s offices from which they were temporarily transferred.

After these changes were publicly announced, the TOK issued a statement, which assessed that their adoption would paralyze its work and "completely block proceedings in the most complex and sensitive criminal cases."

In my opinion, the analogy of the storm warned by the socialist majority against SPAK in this case cannot be ignored.

In Serbia, the Serbian Progressive Party (SNS) has been in power since 2012, while in Albania the SP has been in power since 2013. That is, in both countries, the majorities have been in power for a long and close period of time.

Both countries are in the process of EU integration, which implies close monitoring of the progress of this process by the European Commission structures.

The Public Prosecutor's Office for Organized Crime (TOK) in Serbia was established in 2002, but underwent legal changes in the period after 2016; namely, it is an EU-supported unit and has a similar function to SPAK in the investigative process, focusing on organized crime and corruption of high-ranking state officials.

Mbështetja me burime njerëzore e TOK në Serbi, sipas këtij akti të Parlamentit serb, është kufizuar, gjë që nuk mund të mos çojë në vështirësimin e përmbushjes së detyrave kushtetuese të këtij institucioni. Në Shqipëri pak është debatuar publikisht mbi kufizimet që Parlamenti vendosi për burimet financiare dhe njerëzore në dispozicion të SPAK-ut. Kështu, edhe pse parashikimet kushtetuese kërkojnë që “Prokuroria e Posaçme përbëhet nga të paktën 10 prokurorë” (Neni 148/dh), ndërsa volumet e punës duket se janë shumë më të mëdha edhe për 17 prokurorët që janë aktualisht, sulmet e përsëritura publike mediatike të kryeministrit Rama për pagat e tyre të larta nuk bëjnë gjë tjetër veçse ngjallin zemërim publik ndaj tyre, edhe pse SPAK nuk është aspak përgjegjës për stokun e dosjeve në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe vonesat e pafundme, pasi SPAK merret me një numër tejet të vogël çështjesh penale – ato që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar në vend – por që ky dallim pak ose aspak bëhet nga “qytetari mesatar”.

Nëse në Shqipëri SPAK ka në dorë disa dosje hetimore të zyrtarëve të lartë të vendit dhe vitin e kaluar u mor në hetim penal edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në Serbi po vitin e kaluar TOK ngriti akuza ndaj ish-ministrave të qeverisë së SNS-së, G. Vesić dhe T. Momirović, të cilët dyshohen për korrupsion në rastin e rindërtimit të hekurudhës Beograd-Budapest. Gjithashtu, edhe ministri aktual i Kulturës dhe anëtari i lartë i SNS-së, N. Selaković, u akuzua për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në rastin e Shtabit të Përgjithshëm.

Akuzat e TOK për korrupsion ose shpërdorim detyre ndaj ish-ministrave ose ministrave aktualë të qeverisë serbe janë përballur me një fushatë të gjerë kundër kësaj prokurorie nga ana e mediave pro-qeveritare, si dhe puna e gjyqësorit është kritikuar ashpër nga figurat kryesore të qeverisë, përfshirë Presidentin A. Vuçiç. Një situatë e ngjashme po ndodh edhe në Shqipëri me sulmet e koordinuara të mazhorancës, një pjese të opozitës ndaj SPAK-ut, si dhe të vetë KM Rama ndaj gjyqësorit në tërësi, duke përfshirë edhe deklarimin më të fundit, sipas të cilit Gjykata Kushtetuese “nuk gjeti forcën” për të mos lejuar, sipas tij, “rimarrjen peng të qeverisë” përmes një mekanizmi të pazakontë…

Burimet e medias bëjnë me dije se në Serbi, amendamentet ligjore të sipërcituara kanë ngjallur shqetësim të madh në Bruksel, aq sa Komisioni Evropian i deklaroi një medie serbe se “këto ndryshime mund të përfaqësojnë një hap të rëndësishëm prapa në angazhimin e Serbisë në rrugën e anëtarësimit në BE”.

Në mënyrë eksplicite, propozuesi formalisht i këtyre amendimeve ligjore në Serbi shkoi më larg duke deklaruar se miratimi i një sërë ligjesh gjyqësore është “hapi i parë drejt kthimit të gjyqësorit të rrëmbyer te shteti dhe populli i Serbisë”, në mënyrë që ai të mos drejtohet më nga “qendra të alienuara nën kontrollin e qendrave të huaja të pushtetit”… Një pjesë e këtyre deklarimeve publike ngjasojnë dukshëm me qëndrimet institucionale dhe publike të mazhorancës socialiste të drejtuar nga z. Rama. Kështu, duke shpjeguar propozimin për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, propozuesi i amendimeve në Serbi theksoi “nevojën për të ndryshuar disa vendime që lidhen me kompetencën për vendimmarrje, për referimin e prokurorëve publikë në prokurori të tjera publike…”.

Është e paqartë skema që do të ndjekë mazhoranca në pushtet në Shqipëri dhe kryeministri Rama në hapat për kufizimin e veprimtarisë së SPAK-ut, por ajo që dihet me siguri është që “qeveria” e prokurorisë (Këshilli i Lartë i Prokurorisë) dhe “qeveria” e gjyqësorit (Këshilli i Lartë Gjyqësor) janë plotësisht nën kontrollin politik të tyre dhe, së bashku me Gjykatën Kushtetuese, po përgatiten për një kryqëzatë të vërtetë ndaj SPAK-ut.

Gjithashtu, mazhoranca socialiste në Shqipëri në heshtje ka refuzuar kërkesën e përsëritur gjatë dy viteve të fundit të drejtuesit të SPAK-ut që Kuvendi të shihte mundësinë e ndryshimeve kushtetuese në lidhje me kufizimin e mandatit të prokurorëve të SPAK-ut, duke u dhënë atyre mundësinë që të rikandidonin për një mandat tjetër. Kjo kërkesë ka qenë artikuluar publikisht edhe nga zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Me sa duket, pezullimi i zbatimit dhe tërheqja nga amendamentet kontraverse në ligjet kryesore për gjyqësorin që deputetët serbë miratuan një javë më parë, i kërkuar fuqimisht nga Michael McGrath, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë, dhe vendimmarrjet e Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit mbi çështjen Balluku në Shqipëri do të jetë edhe “guri i provës” për dinamikën jo vetëm të vendosjes së shtetit të së drejtës në të dyja vendet, por posaçërisht për procesin e integrimit të tyre në BE./Reporter.al

Lini një Përgjigje