TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-06-04 12:09:00

Dalin pamjet, të afërmit e viktimës shpërthejnë kundër vrasësit të policit Violand Braçellari (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Dalin pamjet, të afërmit e viktimës shpërthejnë
Violand Braçellari

I plagosuri Violand Braçellari, autor i vrasjes së policit në Maliq, i vendosur në një barelë, u transportua me ambulancë nga spitali i Korçës drejt Tiranës për mjekim të specializuar, pasi ka plagë në dorë dhe bark të marra gjatë aksionit policor.

Braçellari vrau efektivin Enea Mekolli në krye të detyrës dhe plagosi një tjetër, Edison Adri.

Efektivë të shumtë dhe mjekë kanë lëvizur barelën ku ndodhej i shumëkërkuari i dënuar me gati 10 vite burg nga drejtësia për kultivim droge dhe në momentin që kanë dalë nga dera për ta vendosur në ambulancë, aty ka pasur qytetarë të shumtë, të afërm dhe kolegë të efektivit të vrarë, që e kanë akuzuar për krimin e rëndë.

Dalin pamjet, të afërmit e viktimës shpërthejnëDalin pamjet, të afërmit e viktimës shpërthejnë

Braçellari dukshëm i vetëdijshëm nuk ka bërë asnjë lëvizje apo reagim.

Gjatë momentit që ai po futej në ambulancë, qytetarët e shajnë:

“O të q… m…! O pis…! Çfarë i bëre”.

Dalin pamjet, të afërmit e viktimës shpërthejnë

Ai po transportohet drejt kryeqytetit, ashtu sikurse më parë ishte dërguar edhe efektivi Adri me helikopter te Trauma, për mjekim.

violand braçellari spitali i traumës

Lini një Përgjigje