TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-07-21 14:30:00

Atentati në Elbasan, zbardhet dëshmia e tre të plagosurve: Nuk e njohim autorin

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Elbasan, zbardhet dëshmia e tre të plagosurve: Nuk e

Hetimet për atentatin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen "Vullnetari", e njohur ndryshe si zona e "Banesave" në Elbasan, janë përqendruar edhe në pistën e një shënjestre të ngatërruar.

Burime bëjnë me dije se, krahas konfliktit të mundshëm të çastit, grupi hetimor po verifikon dyshimet se objektivi i atentatit mund të ketë qenë nipi i Kastriot Kilës, i njohur si "Ot Kila", një emër i njohur për autoritetet. Ai ndodhej në të njëjtin lokal në momentin kur një person i maskuar me paruke hapi zjarr me armë.

Nga të shtënat mbetën të plagosur Armand Tomorrica dhe Renaldo Mance. Plumba kapën aksidentalisht edhe kamerierin 19-vjeçar, Biorgi Hoxha, ndërsa burime për mediat bëjnë me dije se i plagosur lehtë ka mbetur edhe një klient tjetër që ndodhej në lokal.

Të plagosurit, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, janë marrë në pyetje nga hetuesit dhe kanë deklaruar se nuk e njohin autorin, si edhe se nuk kanë konflikte që mund të lidhen me ngjarjen. Në pyetje është marrë edhe nipi i "Ot Kilës", i cili ka dhënë të njëjtin version, duke mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë.

Ndërkohë, autori i dyshuar vijon të jetë i paidentifikuar. Sipas hetimeve paraprake, ai u largua me vrap përmes rrugicave të lagjes "Vullnetari" dhe më pas dyshohet se u ndihmua nga një automjet me të cilin u largua në drejtim të paditur.

Policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar automjetin dhe targën e tij. Mbrëmjen e atentatit, autori u ndoq edhe nga një efektiv policie, i cili ndodhej rastësisht në lokal, por pa mundur ta ndalojë.

atentati në elbasan

Lini një Përgjigje