
Mediat greke zbardhin detaje nga atentati i ndodhur në Greqi, ku humbi jetën 47-vjeçari shqiptar Irakli Davella dhe u plagos rëndë 46-vjeçari Edi Lulo.
Nga raportimet, ka pasur dëshmi se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë: "Më kanë vrarë babanë!".
Ngjarja mund të kishte rezultuar fatale edhe për persona të tjerë, pasi në vendin ku ndodhi krimi në kryqëzimin e rrugëve Komotini dhe Aristotelous të Athinës, është këndi i lojërave të dyqanit.
Dy shqiptarët kanë zbritur nga makina e tyre dhe janë nisur drejt kafenesë, kur në një moment kanë vënë re një makinë që po vinte drejt tyre me shpejtësi. Ata kuptuan se diçka e çuditshme po ndodhte dhe filluan të vrapojnë, por nuk ia dolën pasi autorët filluan të qëllonin drejt tyre.
Sipas dëshmitarëve, autorët ishin në një automjet të bardhë, i cili ishte vjedhur mëngjesin e sotëm.
Lini një Përgjigje