TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-08-25 12:02:55

“Më ngacmoi të fejuarën”/ Vrasja në Astir, zbardhet dëshmia e autorit: Amarildo më ofendoi dhe më goditi!

Shkruar nga Pamfleti
“Më ngacmoi të fejuarën”/ Vrasja në Astir,
Pamja nga vendi i ngjarjes

Ditën e sotme është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së djeshme në zonën e Astirit, ku Darmend Keli qëlloi me thikë Amarildo Hoxhallarin, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Keli ka rrëfyer para grupit hetimor se ka qenë ngacmimi që Hoxhallari i ka bërë të fejuarës, ai që ka çuar deri në ngjarjen e rëndë.

Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë. I fola nga ballkoni më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi. Pas përplasjes në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia”, ka dëshmuar ai.

Hoxhallari më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një shokun e tij që drejtonte motorin. Por pak metra më pas ka rënë nga motori për shkak të plagëve. Policia ka arrestuar dhe shokun e tij drejtuesin e motorit për ‘Drejtim mjeti në gjendje të dehur’ pasi nga testi alkoolit ka rezultuar i pirë.

Lini një Përgjigje