TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-07-27 11:52:00

Sherr me thika në Durrës, plagosen tre të rinj

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me thika në Durrës, plagosen tre të rinj
Sherr me thika pranë pedonales në Durrës

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes të së dielës në zonën e pedonales, në plazhin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë.

Të plagosurit janë identifikuar si F.B., 19 vjeç, L.C., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç.

Dy prej tyre, 18 dhe 20 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa i treti ka marrë lëndime të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për asistencë mjekësore.

Sipas policisë, të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti ka ndodhur mes tre të rinjve dhe shtetasit L.Ç., 19 vjeç, si edhe një 15-vjeçari, të dy të dyshuar si autorë të plagosjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit tjetër të përfshirë.

sherr me thika pranë në durrës plagosen tre të rinj

Lini një Përgjigje